Koreja e Veriut dhe Rusia pajtohen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë arritur marrëveshje të re p...

Çmimet e qumështit, patateve, gjalpit po rriten në Rusi. Shitësit me pakicë po rrisin sigurinë për të parandaluar vjedhjet. Normat e hipotekave janë rritur, teksa shitjet e banesave të reja po bien.
Më shumë se 1.000 ditë që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës fqinje, Rusia ka transformuar ekonominë e saj, duke e riorganizuar atë për të fuqizuar përpjekjet e luftës dhe për t’u përballur me sanksionet perëndimore.
Shpenzimet qeveritare në gjëra sikurse prodhimi i tankeve, raketave dhe uniformave ushtarake kanë nxitur rritjen në mbarë vendin. Pagat jashtëzakonisht të larta për ushtarët vullnetarë – dhe shpërblime dhe përfitime në vlera monetare për të vejat – kanë dërguar fluks të madh parash në rajonet më të varfra.
Në anën tjetër, inflacioni po rritet. Banka Qendrore ruse ka luftuar që ta zbusë inflacionin, duke rritur normën bazë të interesit në 21 për qind në tetor – niveli më i lartë për më shumë se 20 vjet.
Sipas ekspertëve, zilja e alarmit është ndezur. Ekziston frika për një valë në rritje të falimentimeve të korporatave pasi kompanitë rrisin pagat, duke luftuar për të tërhequr punëtorët nga fuqia punëtore në tkurrje. Ndërkohë, normat e hipotekave, të nxitura nga Banka Qendrore, po i trembin qytetarët të blejnë prona në shumë rajone ruse.
“Tregu ka vdekur”, tha për "Current Time" një agjent i patundshmërisë, i cili kërkoi të mbetej anonim nga frika e hakmarrjes nga autoritetet. “Tregu aktualisht është i ngrirë, asgjë nuk po ndodh”.
Rritja ekonomike “padyshim është duke u ngadalësuar,” tha Laura Solanko, këshilltare e lartë në Institutin për Ekonomitë në Tranzicion të Bankës së Finlandës.
“Ekonomia është e tejnxehur, dhe norma e rritjes duhet të ngadalësohet”, tha ajo. “Por, rritja shumë e ngadaltë – ose aspak rritje – nuk tregon që ekonomia është buzë kolapsit. Ajo nënkupton investime më të ngadalshme dhe ulje të disa shpenzimeve publike në muajt e ardhshëm”.
Shpenzimet e qeverisë për shkak të luftës bënë që të ketë rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto gjatë viti të kaluar me 3.6 për qind, pavarësisht sanksioneve perëndimore dhe përpjekjeve për të ndërprerë tregtinë me Rusinë. Këtë vit, parashikimet janë që ekonomia të rritet me 3.9 për qind.
Ndërkohë, papunësia ra në 2.4 për qind në shtator, me mungesën e fuqisë punëtore që ndihmoi në rritjen e pagave.
Normat e larta të interesit nuk kanë ndikuar vetëm tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e borxhit të korporatave e ka bërë ndjeshëm më të shtrenjtë për kompanitë të marrin kredi me qëllim që të zgjerojnë operacionet e tyre – ose për të rritur pagat për të konkurruar me punëtorët që zgjedhin të regjistrohen për të luftuar në Ukrainë. Në disa rajone, burrat mund të marrin ekuivalentin e një viti pagë vetëm duke u regjistruar për të luftuar.
Pakënaqësia e udhëheqësve të bizneseve dhe drejtuesve të korporatave ndaj Bankës Qendrore tashmë ka dalë në pah.
Sergei Chemezov, kreu i konglomeratit industrial shtetëror Rostec dhe aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, u ankua para ngritjes më të fundit, se normat e larta të interesit ishin “një pengesë serioze për rritjen e mëtejshme industriale”.
“Politika financiare konservatore mund të çojë në stagflacion”, tha Chemezov.
“Me ritmin e tanishëm, është më fitimprurëse për kompanitë të ndalojnë zhvillimin dhe madje të zvogëlojnë shkallën e biznesit dhe të vendosin fondet e tyre në depozita sesa të ushtrojnë biznes dhe të përballen me rreziqe të ndërlidhura”, tha në muajin tetor Aleksei Mordashov, një oligark i lidhur me Kremlinin që drejton kompaninë më të madhe të çelikut në Rusi.
Chemezov dhe udhëheqës të tjerë biznesi kanë paralajmëruar gjithashtu për një rritje të falimentimeve të korporatave.
Banka Qendrore ruse parashikon një ngadalësim ekonomik për shkak të rritjes së normave të interesit. Në vitin 2025, pritet që rritja të zvogëlohet ndërmjet 0.5-1.5 për qind.
Ekspertët thanë se ka rrezik që politika e Bankës Qendrore ruse ta çojë ekonominë në stagflacion – një kombinim i ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe inflacionit të lartë. Një institut i lidhur me Qeverinë paralajmëroi për këtë në një raport të botuar më 13 nëntor.
“Niveli i lartë aktual i normës kyç të interesit dhe treguesit për rritje të mëtejshme kanë krijuar një rrezik për një rënie të ekonomisë dhe një kolapsim të investimeve në një të ardhme të afërt”, u tha në raport.
Kryetarja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiullina, duket se mbrojti disa nga politikat fiskale të institucionit që udhëheq dhe u përpoq të qetësonte zërat kritikë. Ajo po ashtu e hodhi poshtë rrezikun e një stagflacioni.
"Ekonomia ruse është në një pikë kthese dhe mund të pritet një ngadalësim i inflacionit në muajt e ardhshëm”, tha ajo.
Moskës nuk do t’i bëjnë “përshtypje disa falimentime”, tha Janis Kluge, ekspert për ekonominë ruse në Institutin gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe Sigurinë, sepse ato janë “të nevojshme për të vënë inflacionin nën kontroll”.
Falimentimet “duhet të ndihmojnë gjithashtu në rekrutimin” e burrave për të luftuar në Ukrainë, tha ai, pasi rusët “që nuk mund të shlyejnë borxhet e tyre janë më të prirë të bien dakord për” t’iu bashkuar ushtrisë.
“Në përgjithësi, situata ekonomike do të bëhet shumë më e ndërlikuar për Rusinë”, tha Kluge. “Për gati tre vjet, dukej se të gjithë po pasuroheshin nga kjo luftë. Por, tani po bëhet e qartë se kjo nuk do të ndodhë dhe duhet ta paguajë një çmim”./REL
Koreja e Veriut dhe Rusia kanë arritur marrëveshje të re p...
Dokumentet sekrete zbuluan dje se Berlini ka filluar t...
"Gjendja e fëmijëve në 2024 dhe e ardhmja e fëmijërisë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka pohuar s...
Një vullkan në gadishullin e Rekjanes në jugperëndim të Is...
Australia ka propozuar ndalimin e rrjeteve sociale për fëm...
Shtetet ku dominojnë demokratët mendohet se do të humb...
Në pak ditë, administrata e presidentit amerikan Joe Biden...
Ish-zëvendëskryeministri laburist, John Prescott, ka ndërr...
Komisioni i Etikës i Dhomës së Përfaqësuesve është mblidhu...
Policia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe p...
Shtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një re...
Mijëra ushtarë të NATO-s po marrin pjesë në stërvitjet me ...
Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, G20, mbyll...
Ambasada e SHBA-së në Kiev është mbyllur përkohësisht pasi...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha të mërkurën...
Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kthyer për ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kiev ka pranuar in...
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, iu bash...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...