Vera turistike në Golem po humbet shkëlqimin
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e serbes A.M., që së bashku me të dashurin e saj, J.I, pjesëtar i forcave ajrore kroate, u arrestuan në Kroaci nën akuza për spiunazh për Serbinë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha Radios Evropa e Lirë se bastisjet u kryen më 27 gusht rreth orës 20:00, pas publikimit të informacioneve se A.M., ishte arrestuar në Kroaci.
Elshani tha se menjëherë autoritetet kosovare kanë verifikuar adresën e të dyshuarës A.M., në Mitrovicë të Veriut.
“Kemi gjetur lokacionin e shtëpisë, kemi pranuar informacione se në atë shtëpi mund të ketë armë, kemi hyrë kemi bastisur këtë shtëpi, kemi gjetur një sprej, disa gëzhoja, fishekë dhe jemi larguar nga ai vend”, u shpreh Elshani.
Sipas Elshanit, autoritetet e Kosovës janë në koordinim të ngushtë me autoritetet kroate për këtë rast.
Më 28 gusht, Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi se ndaj të dyshuarve ka caktuar masën e paraburgimit.
Sipas medias kroate, Index, J.I., që në Kosovë ka shërbyer në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe.
Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Ndërkaq, NATO-ja ka thënë për Radion Evropa e Lirë se trajton me “seriozitet” pretendimet se piloti kroat ka zbuluar tek e dashura e tij informacione për lëvizjet e serbëve në veri, si dhe të pjesëtarëve të këtij misioni.
“Ne i marrim shumë seriozisht këto pretendime. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore”, ka deklaruar më herët një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.
Lidhur me këtë rast, Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes të Kroacisë. Por, ky institucion iu referua komunikatës së Prokurorisë së Qarkut në Split lidhur me paraburgosjen e të dyshuarve.
Ndërkaq, mediat në Kroaci aluduan se në hetimet për këtë rast është përshirë edhe EUROPOL-i.
Por, një zëdhënës i këtij institucioni ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se kjo agjenci e Bashkimit Evropian për Zbatim të Ligjit nuk është përfshirë në hetimet për këtë rast.
Pas publikimit të lajmeve për arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, nga Qeveria në detyrë e Kosovës kanë shprehur gatishmëri që të bashkëpunojnë me autoritetet kroate për këtë rast, pasi "veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë".
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha më 28 gusht se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të./REL
Administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të shkurtuar 5 mi...
Përmes një dekreti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, k...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë pr...
Të paktën 69 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë rezult...
Udhëheqja iraniane po shqyrton një sërë kundërmasash pas v...
Militantët e ISIS kishin planifikuar të vristin Papa Franç...
Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Bashkimit Europian...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje par...
Gjykata tajlandeze ka shkarkuar nga detyra kryeministr...
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë filluar pr...
Një mbledhje e Senatit meksikan u shndërrua në një arenë b...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me të ngar...
Organizatorët e Shfaqjes Ajrore të Radomit, e cila ish...
Gazetarëve të huaj në SHBA këtej e tutje do t'u duhet ta z...
Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Joseph Thompson ka d...
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri th...
Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë takimet zyrtare...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha s...
Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshu...
Gjatë vizitës së tij të parë në marinën gjermane, kanc...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...