"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Udhëheqja iraniane po shqyrton një sërë kundërmasash pas vendimit të Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar – grup i njohur si E3 – për të aktivizuar zyrtarisht mekanizmin për rivendosjen automatike të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, për shkak të “mosrespektimit” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Anëtarët e linjës së ashpër të udhëheqjes janë në favor të konfrontimit: kufizimit të mëtejmë të inspektorëve, përshpejtimin e pasurimit të uraniumit, madje edhe kërcënimin e rrugëve detare në Ngushticën e Hormuzit. Disa kanë sugjeruar pezullimin e bisedimeve me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA) për shqyrtimin e bashkëpunimit.
Një opsion shumë i diskutuar është edhe tërheqja nga Traktati për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT). Por, të tjerë favorizojnë dialogun.
Vendimi i grupit E3, i marrë vetëm disa javë para se autoriteti i tyre për të vepruar të skadonte, e vë në lëvizje një afat 30-ditor: nëse nuk arrihet një kompromis, të gjitha sanksionet e OKB-së që ishin hequr sipas marrëveshjes bërthamore do të rivendosen.
Ministrat e grupit E3 thanë se nuk kishin zgjidhje tjetër. Rezervat në rritje – dhe të paregjistruara – të uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të Iranit, së bashku me kufizimet më të ashpra ndaj inspektorëve, kanë lënë pak hapësirë për rinisje të angazhimit. Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e fuqive evropiane.
Teherani e ka dënuar vendimin, duke e cilësuar si “të pajustifikuar dhe të paligjshëm” dhe duke akuzuar evropianët për shkelje të zotimeve të tyre. Irani po ashtu është zotuar se do të ndërmarrë “veprime”.
Tërheqja nga Traktati për Mospërhapje të Armëve Bërthamore do të ishte një nga hapat më dramatikë. I nënshkruar në vitin 1968 dhe në fuqi që nga viti 1970, Traktati u ndalon shteteve bërthamore ndarjen e arsenalit dhe u imponon shteteve jobërthamore të mos i ndërtojnë ato, teksa garanton qasje në teknologjinë bërthamore paqësore. Irani iu bashkua këtij traktati që kur u nënshkrua.
Tërheqja do të zgjaste me muaj dhe shihet kryesisht si mjet presioni më shumë sesa si politikë e menjëhershme, por do të kishte një simbolikë të madhe.
Ligjvënësit e linjës së ashpër në Parlamentin iranian, i cili dominohet nga konservatorët, tashmë kanë hartuar një projektligj me “urgjencë të trefishtë” për të përshpejtuar tërheqjen. Nëse prezantohet, ai do të diskutohej, votohej dhe shqyrtohej nga Këshilli i Gardës brenda një dite të vetme. Dhe kjo vë në pah se sa shpejt Teherani mund ta përshkallëzojë situatën.
E3-shja ka dhënë pak rrugëdalje, duke i ofruar Iranit një shtyrje gjashtëmujore të sanksioneve nëse rikthen qasjen e plotë për inspektorët dhe rifillon bisedimet. Por, me ekonominë e goditur rëndë nga sanksionet dhe keqmenaxhimi, si dhe me faktin që Rusia dhe Kina nuk mund ta bllokojnë këtë proces pasi për të nuk mund të përdoret vetoja, Teherani përballet me zgjedhje të vështira.
Edhe pse teorikisht është e mundur një përparim diplomatik në minutën e fundit, politika e brendshme dhe skepticizmi ndërkombëtar bëjnë që një rezultat i tillë të jetë pak i mundshëm, veçmas duke pasur parasysh hezitimin e Iranit për të krijuar përshtypjen se po tërhiqet për shkak të presionit./REL
Militantët e ISIS kishin planifikuar të vristin Papa Franç...
Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Bashkimit Europian...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje par...
Gjykata tajlandeze ka shkarkuar nga detyra kryeministr...
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë filluar pr...
Një mbledhje e Senatit meksikan u shndërrua në një arenë b...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me të ngar...
Organizatorët e Shfaqjes Ajrore të Radomit, e cila ish...
Gazetarëve të huaj në SHBA këtej e tutje do t'u duhet ta z...
Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Joseph Thompson ka d...
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri th...
Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë takimet zyrtare...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha s...
Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshu...
Gjatë vizitës së tij të parë në marinën gjermane, kanc...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ...
Pas sulmeve ruse që goditën Kievin mëngjesin e të enjt...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës k...
Mëngjesin e së enjtes Rusia ka goditur me sulme ajrore...
Kuvendi i Kosovës edhe ditën e sotme ka dështuar të konsti...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...