A do të marrin pjesë në seancë plenare? PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...
Partia Demokratike do të mbledhë nesër paradite Grupin Par...

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të bashkëpunojnë për këtë rast, pasi "veprimtaria e të arrestuarve është zhvilluar në Kosovë". Prokuroria e Qarkut në Split njoftoi më 28 gusht se pas pranimit të kallëzimit penal nga Sektori i Pavarur për çështje të policisë ushtarake një ditë me herët, ka ndërmarrë veprimet e para hetimore dhe ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve kundër një shtetasi të Republikës së Kroacisë (i lindur më 1971) për veprën penale të spiunazhit, dhe kundër një shtetaseje të Republikës së Serbisë (e lindur më 1979) për të njëjtën vepër penale. Po ashtu, “me vendim të Prokurorisë së Qarkut në Split është caktuar fshehtësia e tërë e hetimit, me arsyetimin se publikimi i të dhënave nga procedura mund të dëmtojë zhvillimin e hetimeve”. Sipas medias kroate, Index, piloti korat J.I. dhe e dashura e tij, A.M. serbe nga Mitrovica e Veriut dyshohen se kanë spiunuar për Serbinë. Është raportuar se ajo kishte punuar në Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit, EULEX. Sipas Index-it, që u thirr në burime, dyshohet se piloti kroat, i angazhuar në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij, të cilat ajo më pas ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe. Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Prokuroria e Qarkut në Split i ka propozuar gjyqtarit të hetimeve të Gjykatës së Qarkut në Split caktimin e paraburgimit për të pandehurin e parë, për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët dhe të përsëritjes së veprës penale, ndërsa për të pandehurën e dytë për shkak të rrezikut të arratisjes, ndikimit mbi dëshmitarët dhe përsëritjes së veprës penale. “Gjyqtari i hetimeve e ka pranuar pjesërisht kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar paraburgim për të pandehurin e parë për shkak të rrezikut të ndikimit mbi dëshmitarët, si dhe për të pandehurën e dytë për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit mbi dëshmitarët”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Qarkut në Split. “Megjithatë, për të dy të pandehurit është refuzuar propozimi për paraburgim lidhur me rrezikun e përsëritjes së veprës penale. Prokuroria e Qarkut në Split ka njoftuar se do të parashtrojë ankesë kundër pjesës së vendimit me të cilën është refuzuar kërkesa e saj”. Radio Evropa e Lirë u ka drejtuar pyetje KFOR-it për këtë rast, por ende nuk ka marrë përgjigje. Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “duke qenë se veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat, të dy të arrestuar në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë, institucionet tona janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit”. Ndërkaq, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pas seancës së Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 28 gusht, u pyet nga gazetarët lidhur me këtë rast. Ai u përgjigj shkurt se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të./REL
Gjatë vizitës së tij të parë në marinën gjermane, kanc...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ...
Pas sulmeve ruse që goditën Kievin mëngjesin e të enjt...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës k...
Mëngjesin e së enjtes Rusia ka goditur me sulme ajrore...
Kuvendi i Kosovës edhe ditën e sotme ka dështuar të konsti...
Pas dështimit të sistemeve të sigurisë të ofruesit amerika...
Kjo rënie arrin në gati 7% të fuqisë punëtore në sektorin ...
Qeveria gjermane ka miratuar rregulloret e brendshme të Kë...
Një rekord prej një milion hektarësh - ekuivalent me rreth...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka shkarkuar drejtoreshën e Qe...
Shefja e Komisionit të BE-së, von der Leyen, thotë se ajo ...
Një festë dasme në Turqinë veriore thuhet se përfundoi në ...
Policia turke ka sekuestruar bizhuteri dhe antike me vlerë...
Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, Sadri Ra...
Gjatë orëve të paradites së sotme, policia në Vushtrri ka ...
Disa fëmijë janë plagosur pas një të shtëne me armë në një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje sot që pr...
Priftërinjtë dhe motrat rregulltare të Kishës së Familjes ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të paktën katër p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...