Mbajtën peng punonjësit e Task Forcës së Tatimeve/ Në pranga 5 persona
Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda...
Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda...

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hmasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – refuzon të dorëzohet.
Ministri i ekstremit të djathtë, i cili ka qenë i zëshëm kundër një marrëveshjeje me Hamasin për t’i dhënë fund luftës gati dyvjeçare, e paraqiti planin e tij për “fitore në Gazë deri në fund të vitit” gjatë një konference për media të mbajtur në Jerusalem.
Sipas propozimit të Smotrich, Hamasit do t’i jepej një ultimatum për t’u dorëzuar, për t’u çarmatosur dhe për të liruar pengjet që ende mbahen në Gazë që nga sulmi i grupit radikal palestinez në Izrael më 7 tetor 2023, që nxiti luftën.
Nëse Hamasi refuzon, Smotrich tha se Izraeli duhet të aneksojë nga një pjesë të territorit për çdo javë dhe ta përmbyllë aneksimin për katër javë, duke e sjellë Rripin e Gazës nën kontrollin e plotë izraelit.
Sipas Smorichit, palestinezëve fillimisht do t’iu thuhej që të zhvendoseshin në jug të Gazës, pasi Izraeli të rrethonte pjesën veriore dhe qendrore të territorit për të mposhtur çdo militant të mbetur të Hamasit, dhe më pas shteti do të aneksonte territorin.
“Kjo mund të arrihet për tre deri në katër muaj”, tha ai.
Deklaratat e tij vijnë teksa forcat izraelite po zhvillojnë një ofensivë të madhe me synim marrjen e kontrollit mbi Qytetin e Gazës – qytetin më të madh të këtij territori – pavarësisht shqetësimeve në rritje për fatin e civilëve palestinezë atje.
Shumica dërrmuese e mbi 2 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur të paktën një herë gjatë luftës.
Smotrich i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, “të miratojë këtë plan në tërësi menjëherë”.
Ai është një nga disa anëtarë të krahut të djathtë të koalicionit qeverisës të Izraelit që kanë shprehur mbështetje për rivendosjen e vendbanimeve në Rripin e Gazës, nga i cili Izraeli kishte tërhequr trupat dhe kolonët në vitin 2005.
Smotrich, mbështetës i lëvizjes së kolonëve dhe vetë banues në një vendbanim në Bregun e pushtuar Perëndimor, autorizoi javën e kaluar një projekt të madh në atë territor, i cili sipas kritikëve kërcënon integritetin territorial të çdo shteti të ardhshëm palestinez.
Ai ka deklaruar se projekti i vendbanimeve në zonën e njohur si E1, në lindje të Jerusalemit, ka për qëllim “varrosjen e idesë për një shtet palestinez”./REL
Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë takimet zyrtare...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha s...
Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshu...
Gjatë vizitës së tij të parë në marinën gjermane, kanc...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ...
Pas sulmeve ruse që goditën Kievin mëngjesin e të enjt...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës k...
Mëngjesin e së enjtes Rusia ka goditur me sulme ajrore...
Kuvendi i Kosovës edhe ditën e sotme ka dështuar të konsti...
Pas dështimit të sistemeve të sigurisë të ofruesit amerika...
Kjo rënie arrin në gati 7% të fuqisë punëtore në sektorin ...
Qeveria gjermane ka miratuar rregulloret e brendshme të Kë...
Një rekord prej një milion hektarësh - ekuivalent me rreth...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka shkarkuar drejtoreshën e Qe...
Shefja e Komisionit të BE-së, von der Leyen, thotë se ajo ...
Një festë dasme në Turqinë veriore thuhet se përfundoi në ...
Policia turke ka sekuestruar bizhuteri dhe antike me vlerë...
Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, Sadri Ra...
Gjatë orëve të paradites së sotme, policia në Vushtrri ka ...
Disa fëmijë janë plagosur pas një të shtëne me armë në një...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...