Rama: Bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Trump
Kryeministri Edi Rama u shpreh në episodin e sotëm të podc...
Kryeministri Edi Rama u shpreh në episodin e sotëm të podc...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka sugjeruar se qeveria e Polonisë dhe kryeministri, Donald Tusk, janë instaluar nga Bashkimi Europian si pjesë e një komploti për të larguar udhëheqjen paraprake populiste të krahut të djathtë në Poloni.
Orbani nuk ofroi asnjë dëshmi për këtë pretendim lidhur me qeverinë polake, e cila u zgjodh më 2023 pas zgjedhjeve ku morën pjesë 74 për qind e votuesve.
Komentet vijnë dy ditë pasi Orban, nacionalist i cili ka qasje kundërshtuese ndaj BE-së, gjatë një fjalimi u tha mbështetësve të tij se blloku europian po synon që ta rrëzojë qeverinë e tij dhe të instalojë një regjim kukull në Hungari.
Duke folur për radion shtetërore hungareze më 25 tetor, Orban kritikoi presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe udhëheqësin e grupit më të madh politik në BE, Partinë Popullore Europiane, Manfred Weber, duke pretenduar se këta dy zyrtarë po synojnë ta zëvendësojnë qeverinë e tij, ashtu siç, sipas tij, kishin vepruar në Poloni më 2023, kur koalicioni i udhëhequr nga Tusku mposhti partinë Ligj dhe Drejtësi – që paraprakisht kishte qenë në pushtet – në zgjedhjet parlamentare.
“Ky nuk është as konspiracion sekret kundër Hungarisë, por është një plan i paraqitur hapur”, tha Orban, duke pretenduar se ka një komplot kundër tij, pa ofruar asnjë dëshmi për këtë pretendim. “E njëjta gjë ndodhi në Poloni. Polakët po ashtu ndërmorën një politikë të pavarur sa i përket migracionit, gjinisë dhe ekonomisë”.
Von der Leyen dhe Weber, tha ai, “bënë më të mirën e tyre dhe hapur njoftuan se qeveria konservatore polake duhet të shkojë dhe të zëvendësohet me një të re. Kështu, miku ynë Tusk u bë kryeministër në Poloni. I njëjti skenar tani po ndodh në rastin e Hungarisë”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Pawel Wronski, në një përgjigje për "Associated Press" tha:
“Zgjedhjet e lira parlamentare u mbajtën në Poloni më 15 tetor 2023. Qeveria aktuale në Poloni, sikurse edhe qeveritë paraprake, nuk është instaluar, por është zgjedhur dhe është shprehje e vullnetit të votuesve polakë”.
Orbani shpesh është përplasur me BE-në, teksa Brukseli ka bllokuar ndihmë financiare në vlerë prej miliarda eurosh për shkak të akuzave se ka shkelur standardet demokratike dhe të sundimit të ligjit. Qeveria paraprake polake nacionaliste-konservatore po ashtu për vite të tëra kishte pasur mosmarrëveshje me BE-në sa i përket nivelit të demokracisë.
Orban gjithnjë e më shumë ka një qasje më agresive ndaj bllokut evropian, ku Hungaria u bë anëtare më 2004. Udhëheqësi hungarez ka mbledhur partitë euroskeptike në mbarë bllokun dhe ka krijuar një forcë politike të krahut të djathtë në Parlamentin Evropian. Ai po ashtu e ka afruar Hungarinë më afër shteteve autokratike, sikurse janë Rusia dhe Kina.
Qeveria e Tuskut po kërkon që të rivendosë institucionet demokratike, që thotë se ishin shpërbërë gjatë ekzekutivit paraprak. Por, ekzekutivi i tij mban ende disa politika konservatore, sikurse është qëndrimi i ashpër ndaj imigrimit të paligjshëm./ Rel
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmërua...
Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republ...
Tim Walz shërbeu për dy mandate si guvernator i Mineso...
Ndërsa Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC)...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se ekz...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnik...
Një grup militant kurd e ka marrë përgjegjësinë të premten...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Rruga evropiane dhe avokimi për një Serbi evropiane janë s...
Hetuesit kanë përcaktuar se një kafkë e zbuluar në vitin 1...
Një ditë pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se d...
Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 38 persona në H...
Një grup monitorues i luftës në Siri tha më 25 tetor se su...
Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e ma...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten një direktivë që ...
Ushtria e Izraelit njoftoi të enjten vonë se pesë ushtarë ...
Grupi militant libanez Hezbollah po bën përpjekje të rrisë...
Në të gjithë vendin, rreth 14 milionë votues janë anëtarë ...
Shtetet e Bashkuara thonë se ka prova se ushtarë të Koresë...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak para mesnatës në aksin...
Një 60-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Rrogozhi...
Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së bazuar në i...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtun...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Një sondazh i ri i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdh...
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për t...
Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kong...
Bisedimet e drejtpërdrejta mes Shtetet e Bashkuara të Amer...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...