Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ndërsa Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) kërkonte ngritje akuzash këtë vit për krime lufte ndaj Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për operacionet në Gazë, ai ishte i përfshirë në një krizë personale shumë të ndryshme që po zhvillohej pas kuintave.
Prokurori Karim Khan u përball me akuza se ai u përpoq për mbi një vit ta detyronte një ndihmëse femër të kishte marrëdhënie seksuale me të dhe se e ka prekur atë në mënyrë të papërshtatshme, kundër vullnetit të saj. Ai i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke thënë se "nuk kishte asgjë të vërtetë në sugjerimet për sjellje të pahijshme". Zyrtarët e gjykatës kanë thënë se ato mund të jenë bërë në kuadrin e një fushate denigrimi nga shërbimi izraelit i zbulimit.
Dy kolegë, me të cilët akuzuesja kishte marrëdhënie të afërta në selinë e gjykatës në Hagë, raportuan për sjelljen e pahijshme në fillim të majit tek enti i pavarur që mbikëqyr gjykatën, që tha se e intervistoi gruan dhe se i dha fund hetimit pesë ditë pasi ajo vendosi të mos paraqiste një ankesë zyrtare. Vetë prokurori Khan nuk u mor ndonjëherë në pyetje.
Por çështja mund të mos ketë përfunduar me kaq.
Megjithëse gruaja nuk pranoi të komentonte për agjencinë e lajmeve Associated Press, persona të afërt me të thonë se ngurrimi i saj fillestar ishte nxitur nga mosbesimi ndaj entit të mbikëqyrjes së brendshme dhe ajo u ka kërkuar shteteve anëtare që mbikëqyrin Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) të fillojnë një hetim të jashtëm. Një zyrtar i ICC-së në dijeni të çështjes, i cili foli me agjencinë e lajmeve AP në kushte anonimiteti, konfirmoi se kërkesa mbetet në shqyrtim.
Këto përpjekje u përshëndetën nga persona të afërt me gruan, e cila ende punon në gjykatë.
"Ai nuk është se u përpoq vetëm një herë, apo se i hodhi një krah në shpatulla që mund të jetë subjekt keqinterpretimi", tha një nga personat për agjencinë e lajmeve AP, duke folur në kushte anonimiteti për të mbrojtur identitetin e gruas. "Ishte një model sjelljeje i përsëritur, që u shfaq për një periudhë të gjatë kohore".
Megjithëse mbikëqyrësi i gjykatës nuk mundi të përcaktojë se pati shkelje, i kërkoi sidoqoftë prokurorit Khan nëpërmjet një shkrese që të minimizonte kontaktet me gruan për të mbrojtur të drejtat e të gjithë personave të përfshirë dhe për të mbrojtur integritetin e gjykatës.
Brenda disa ditësh nga mbyllja e çështjes së brendshme hetimore, puna e gjykatës vazhdoi. Prokurori Khan më 20 maj kërkoi lëshimin e urdhrave të arrestit për Kryeministrin Netanyahu, ministrin e tij të mbrojtjes dhe tre udhëheqësve të Hamasit me akuza për krime lufte. Kërkesa e prokurorit po shqyrtohet tashmë nga një panel prej tre gjyqtarësh.
Administrata e Presidentit Joe Biden tha se nuk ishte informuar paraprakisht, dhe presidenti e quajti “revoltues” veprimin e prokurorisë për të nënkuptuar një ekuivalencë midis Izraelit dhe Hamasit.
Gjatë shpalljes së akuzave, prokurori Khan la të kuptohet se forca të jashtme po bënin një fushatë për të prishur hetimin.
"Këmbëngul që të gjitha përpjekjet për të penguar, frikësuar ose influencuar në mënyrë të pahijshme zyrtarët e kësaj gjykate duhet të ndalen menjëherë", tha prokurori Khan, duke shtuar se ai nuk do të hezitonte të përdorte autoritetin e tij për të hetuar këdo që dyshohet se pengon drejtësinë./ VOA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se ekz...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnik...
Një grup militant kurd e ka marrë përgjegjësinë të premten...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Rruga evropiane dhe avokimi për një Serbi evropiane janë s...
Hetuesit kanë përcaktuar se një kafkë e zbuluar në vitin 1...
Një ditë pasi Uashingtoni tha se 3,000 trupa të Koresë së ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u zotua se d...
Një sulm ajror izraelit ka vrarë të paktën 38 persona në H...
Një grup monitorues i luftës në Siri tha më 25 tetor se su...
Dy kompanitë që kanë në pronësi dhe menaxhojnë anijen e ma...
Presidenti Joe Biden nënshkroi të enjten një direktivë që ...
Ushtria e Izraelit njoftoi të enjten vonë se pesë ushtarë ...
Grupi militant libanez Hezbollah po bën përpjekje të rrisë...
Në të gjithë vendin, rreth 14 milionë votues janë anëtarë ...
Shtetet e Bashkuara thonë se ka prova se ushtarë të Koresë...
Në Tiranë, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregulla...
Presidenti rus Vladimir Putin kryesoi të enjten sesionin p...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë...
Duma ruse, Dhoma e Ulët e Parlamentit, e ka miratuar një t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...