"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit që goditi Turqinë mund ta kishte bashkuar vendin. Por në vend të kësaj, katastrofa që u ka marrë jetën të paktën 46.000 njerëzve brenda vendit, po e thellon ndarjen politike midis presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe kundërshtarëve të tij.
Teksa zgjedhjet parlamentare janë vetëm 9 javë larg, Erdogan po përballet me një valë të madhe të zemërimit publik për qeverisjen e dobët dhe centralizimin e gabuar të gjithçkaje. Pas 20 vitesh në pushtet, pozita e tij është dobësuar shumë për shkak të tërmetit. Opozita ka më në fund një shans për ta mposhtur atë.
Por ajo nuk duhet të supozojë se do të jetë e lehtë. Më 6 mars, partitë opozitare shpallën kandidatin e tyre konsensual për president: Kemal Kiliçdaroglu, 74 vjeç, kreu i Partisë Republikane Popullore laike. Koalicioni i opozitës, që përfshin ish-aleatët e Erdogan, Ali Babaçan dhe Ahmet Davutoglu, ka hartuar një axhendë reformash gjithëpërfshirëse, duke premtuar se do të rivendosë demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Në bisedat me Kiliçdaroglu përgjatë viteve, kam parë se ai ishte një udhëheqës i zhytur në mendime dhe një demokrat i vërtetë. Nuk është shumë karizmatik në publik, por konsiderohet gjerësisht si i pakorruptueshëm, diçka që vlen shumë në një vend ku korrupsioni është një problem madhor.
Koalicioni i drejtuar nga Kiliçdaroglu, kryeson aktualisht në sondazhe. Tërmeti i muajit të kaluar i ka përmirësuar shanset për kundërshtarët e Erdoganit. Sepse turqit po e shohin se si politikat e presidentit i përshkallëzuan pasojat e katastrofës. Ka rënë pakti autoritar i presidentit me shoqërinë turke, i bazuar te premtimi për më shumë pasuri, qeverisje të mirë dhe prestigj global.
Por me çfarë mund të zëvendësohet ai? Sfida për opozitën do të jetë bindja e qytetarëve turq, se ajo mund të ofrojë një qeverisje të mirë, teksa do të shpërbëjë regjimin e një lideri autoritar. Dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Në vitin 2017, Erdogan e konsolidoi pushtetin përmes një referendumi për ndryshimet kushtetuese, duke premtuar një qeveri më efikase.
Tani duket se qasja e tij e hipercentralizimit krijoi më shumë mosfunksionim sesa mund ta kishte imagjinuar kushdo. Institucionet shtetërore janë mbushur me besnikë të tij të paaftë, që nuk marrin asnjë vendim pa marrë urdhër prej tij.
Rritja ekonomike e nxitur nga ndërtimi ka krijuar një sistem patronazhi të kalbur. Institucionet janë dobësuar, përfshirë AFAD, agjencinë e ndihmës ndaj fatkeqësive natyrore. Gjysmëhëna e Kuqe Turke gëzonte dikur një reputacion shumë të mirë si një ndihmëse e besueshme në kohë krizash. Tani, është zhytur në skandale dhe keqmenaxhim.
Por mposhtja e presidentit aktual nuk do të jetë e lehtë. Sepse Erdogan zotëron ende shumë nga levat më të rëndësishme të pushtetit. Figura kyçe të opozitës, si udhëheqësi kurd Selahattin Demirtas apo kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, janë ose në burg ose objekt i proceseve gjyqësore të nisura ndaj tyre.
Qeveria po jep subvencione dhe ndihma të shumta që synojnë konsolidimin e bazës elektorale të Erdoganit. Ai kontrollon median dhe sistemin e drejtësisë. Qytetarët turq shqetësohen edhe për vendin e tyre në botë. “Si dukemi nga jashtë? A dukemi si Pakistani?”- më pyeti një burrë.
Turqit ishin mësuar ta shihnin veten si një fuqi në rritje. Edhe përpara katastrofës së fundit, keqmenaxhimi i ekonomisë nga Erdogan i minoi financat e shtetit dhe e dëmtoi rëndë monedhën kombëtare. Tani tronditja e shkaktuar nga tërmeti po e shton më tej barrën. Një figurë e lartë e opozitës më tha se udhëheqësit e koalicionit janë të shqetësuar për mundësinë që qeveria mund të nxisë enkas destabilitet, për t’i bindur votuesit të qëndrojnë me statuskuonë.
Ai aludoi mbi një ngjashmëri me zgjedhjet parlamentare të vitit 2015, të cilat u paraprinë nga një seri sulmesh terroriste misterioze dhe intrigash që i bindën votuesit të ktheheshin tek Erdogan për hir të stabilitetit. Zgjedhjet e përgjithshme të 14 majit, po i ofrojnë Turqisë shansin për të sjellë një ndryshim të vërtetë.
Njerëzit me të cilët kam biseduar ditët e fundit ishin të zemëruar dhe të shqetësuar, për fëmijët e tyre, për të ardhmen, për një tërmet të mundshëm që shumë shkencëtarë thonë se ka të ngjarë të godasë Stambollin. Zgjedhjet i shohin me shpresë, por edhe me frikë.
Tërmeti ka treguar qartë se Erdogan dhe sistemi i tij presidencial e kanë gërryer Turqinë nga brenda. Opozita meriton të fitojë. Por edhe nëse fiton, është larg nga fundi i historisë.
Zgjidhja e problemeve endemike të Turqisë do të jetë e vështirë edhe nëse Erdogan largohet nga skena. Mund të mos mjaftojë shfrytëzimi i zemërimit të publikut dhe premtimi për demokraci. Me zgjedhjet në prag, opozita duhet t’i bindë qytetarët se mund të sigurojë një Turqi më të sigurt dhe më të mirë pas regjimit autokratik të Erdogan.
Shënim: Asli Aydintasbas ish-gazetare nga Turqi, aktualisht bashkëpunëtore në Institutin Brukings, Uashington./ Përshtatur nga CNA.al
Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi ...
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qyt...
Gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit të Butanit, k...
Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rif...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharo...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandi...
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgue...
Kryeministri suedez tha të martën se gjasat e anëtarësimit...
Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e ...
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykate n...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndë...
Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e ...
Cikloni shkatërrues “Freddy”, ka goditur Afrikën Jugore, i...
Forcat ukrainase dhe ato ruse janë bllokuar në betejën...
Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...