Qeveria amerikane miraton një projekt të madh shpimi nafte në Alaskë
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...

Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi Detin e Zi që u rrëzua pasi u përplas me një avion luftarak rus. Ambasadori rus i thirrur në SHBA flet për "provokim" pas incidentit me dronin.
Moska e vlerëson si "provokim" incidentin në hapësirën ajrore ndërkombëtare në Detin e Zi. Këtë e tha ambasadori rus në Uashington. Anatoli Antonov, pasi u thirr në Ministrinë e Jashtme amerikane. Rusia nuk e pranon se e ka prekur dronin amerikan mbi Detin e Zi. Në të njëjtën kohë Antonov, tha se bisedimet e zhvilluara ishin "konstruktive" dhe nuk është folur për "pasoja" të mundshme për Moskën. Pentagoni fajëson Rusinë se ka çuar në rrëzim një dron mbikqyrës amerikan të tipit MQ-9 "Reaper".
Dy avionë luftarakë rusë të tipit Su-27 e sulmuan dronin e tipit MQ-9 Reaper që po fluturonte mbi ujëra ndërkombëtare në një mënyrë "të rrezikshme dhe joprofesionale", tha Shtabi Rajonal i Evropës i Forcave Amerikane në Shtutgart (EUCOM). Sipas EUCOM-it njëri prej avionëve luftarakë kishte prekur helikën e dronit zbulues, i cili më pas u rrëzua.
Mungesë kompetence dhe profesionalizimi
Moska tha se droni amerikan kishte bërë një manovër dhe u rrëzua pasi qe përplasur me avionët rusë pranë Krimesë, por këmbënguli që avionët luftarakë rusë nuk kishin qëlluar me armë ose kishin goditur dronin. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë si pjesë e forcave të mbrojtjes ajrore kishin marrë si detyrë që të identifikonin "ndërhyrësin" mbi Detin e Zi.
EUCOM-i deklaroi se "ky incident tregon mungesë kompetence dhe është përveç kësaj i rrezikshëm dhe joprofesional”. Sipas Pentagonit incidenti ka të ngjarë të ketë shkaktuar dëme edhe tek aeroplanët rusë, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avionët luftarakë të saj ishin "kthyer të sigurt në aeroportin e tyre".
SHBA reagon
Pas kësaj ngjarjeje SHBA thirri në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadorin rus, tha Ned Price, zëdhënësi i kësaj ministrie. SHBA e quajtën ngjarjen si "shkelje të pacipë të ligjit ndërkombëtar".
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, u tha gazetarëve se "ne nuk kemi nevojë t'i njoftojmë dhe të akordohemi me rusët përpara se të fluturojmë në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Nuk ka asnjë kërkesë për ta bërë këtë dhe as nuk e bëjmë". Incidenti i së martës shënon herën e parë që prej kulmit të Luftës së Ftohtë që një avion-dron amerikan u rrëzua pasi u godit nga një avion luftarak rus./ DW
Qeveria amerikane ka miratuar një projekt për shpimin ...
Pas përplasjes vdekjeprurëse të trenave në Greqinë qendror...
Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar, shumica e qyt...
Gjatë vizitës në Berlin të kryeministrit të Butanit, k...
Kina do të rihapë kufijtë e saj për turistët dhe do të rif...
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharo...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili po kandi...
Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgue...
Kryeministri suedez tha të martën se gjasat e anëtarësimit...
Parlamenti britanik diskutoi mes debatesh projektligjin e ...
Gjendja në shumicën e vijave të frontit në Ukrainë ësh...
I dërguari i posaçëm i Departamentit amerikan të Shtet...
Inxhinierë strukturorë dhe civilë të Mbretërisë së Bashkua...
Moska ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e një gjykate n...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndë...
Kina do të rifillojë lëshimin e vizave për turistët e ...
Cikloni shkatërrues “Freddy”, ka goditur Afrikën Jugore, i...
Forcat ukrainase dhe ato ruse janë bllokuar në betejën...
Seuli ka thënë të martën se Koreja Veriore ka lëshuar ...
Ministri gjerman i Ekonomisë, Habeck, e Ministri i Buj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...