Blinken takohet me kryeministrin izraelit/ Thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në I...

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën dhe se Shtetet e Bashkuara ia kanë bërë të ditur Serbisë që përdorimi i forcës do të ishte i papranueshëm.
“Në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e di mirë se çdo përdorim i forcës kundër Kosovës do të ishte i papranueshëm, do të konsiderohej rrezikim i forcave të NATO-s, që janë aty për të mbrojtur popullsinë, shqiptarët dhe serbët. Ai ka thënë se nuk do të ketë përdorim të forcës”.
Ai u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të marrin veprime për uljen e tensioneve në rajon. O'Brien i ka bërë këto deklarata në një bashkëbisedim me gazetarët "online".
Zyrtari amerikan ka thënë, po ashtu, se Serbisë i është bërë e qartë që personat e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më 21 mars se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, dhe i ka cilësuar këto lëvizje si provokime të qëllimshme.
Të premten, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë i ka quajtur deklaratat e Kurtit si pjesë e fushatës dezinformuese për ushtrinë e Serbisë.
Sipas saj, forcat e ushtrisë serbe janë duke i kryer detyrat e tyre në zonën e sigurt administrative, në përputhje me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.
“Vendimet e Qeverisë nuk duhet t’i varfërojnë njerëzit”
Kur ka folur për Kosovën, O'Brien ka thënë se asnjë Qeveri nuk duhet të marrë vendime që varfërojnë popullsinë.
“Por, ne e shohim që në veri të Kosovës është shumë e vështirë për një numër individësh që t’i blejnë gjërat që u duhen për përditshmërinë e tyre”.
Deklarata e tij ka qenë referencë për rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave në para të gatshme.
Kështu, është pamundësuar përdorimi i dinarit serb.
Serbia deklaron se ndan ndihmë për serbët e Kosovës në vlerë të miliona eurove, duke u dhënë pagat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
O'Brien ka thënë se vetë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka vizituar qytetarët e veriut të Kosovës ditë më parë, për të parë nga afër situatën atje.
Ai ka thënë se SHBA-ja beson që rregullorja e BQK-së është duke u zbatuar në një mënyrë që ua vështirëson përditshmërinë qytetarëve të Kosovës./ Rel
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në I...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një video në...
Kombëtarja gjermane po i jep fund partneritetit të saj të ...
Një tërmet prej 4.7 ballë i shkallës Rihter është ndier më...
Shtetet e Bashkuara, që vazhdimisht kanë bllokuar thirrjet...
Të premten në Samitin e BE në Bruksel qëndron një projekt ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë të enjten ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enj...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi kundër Apple...
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat...
Sllovenia është e gatshme ta shtojë numrin e trupave të ve...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë të enjt...
Ndihmëssekretariamerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombët...
Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me inte...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë ...
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publik...
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuqua...
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...