Rusia, sulm me raketa në Kiev
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...

Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuquajturin Bürgergeld, shpesh shtrohet edhe pyetja nëse ia vlen të punosh apo jo? Deri tani kjo temë është trajtuar kryesisht nga populistët, të cilët akuzojnë qeverinë aktuale se e ka ngritur në një nivel tepër të lartë mbështetjen për të papunët.
Por tani edhe ekonomistët kanë arritur në një studim në përfundimin se ka vërtet situata në të cilat përfitimet e larta sociale e bëjnë punën shtesë jobtërheqëse.
Unioni Kristiandemokrat (CDU) ka deklaruar, se nëse fiton zgjedhjet, do të modifikojë sistemin e ndihmave, veçanërisht duke ashpërsuar sanksionet kundër atyre që refuzojnë të pranojnë punët e ofruara. Por këtu ka një diskutim që është më i thellë se ndihmat sociale. Bëhet fjalë për pyetjen se cilat janë pasojat e kombinimit të përfitimeve të ndryshme sociale që reduktohen në rast se dikush që merr këto përfitime punon dhe rrit të ardhurat e veta.
Rregulla të paqarta
Përgjigjen për këtë pyetje e jep një studim i kryer nën udhëheqjen e Institutit Ifo nga Mynihu, në të cilin mori pjesë edhe ekonomisti nga Berlini Ronnie Schöb. Rezultati i studimit nuk ndryshon nga shumë studime të tjera më parë: ai që punon, ka më shumë se ai që nuk punon. Por ka edhe situata, në të cilat nëse dikush që punon më shumë nuk ka patjetër edhe të ardhura më të mira. "Më shumë punë nuk vlen gjithmonë dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë para”.
Kjo mund të shihet, për shembull, në rastin e një kategorie të veçantë, kur dikush punon, por për shkak të sasisë së parave të fituara i duhen edhe ndihma shtesë ose mbështetje për strehim si dhe ndihmat shtesë për fëmijë. Këta janë zakonisht njerëz që bëjnë punë me pagë të ulët dhe nuk punojnë me kohë të plotë. Këtu ekzistojnë probleme edhe në koordinimin mes zyrave të ndryshme për ndihma, shpjegon Schöb.
Problemi më i madh - tatimet mbi rrogën tepër të larta
Problemi i madh janë pagesat për qira, por një problem tjetër i madh janë edhe kontributet tepër të larta që duhet paguar nga rroga, e që ka pasoja të rënda, shpjegon Schöb: "Pse dikush do të punonte më shumë nëse përfundon pa asnjë përfitim më shumë ose me vetëm pak para më shumë?" Ekziston edhe absurditeti që në rast të rritjes së pagave, njerëzit në disa grupe të të ardhurave, këshillohen madje që të punojnë më pak, sepse kontributet janë tepër të larta. Ndërsa me më pak punë, fitimi është i njëjtë, ndërsa ke më shumë kohë të lirë.
Edhe punëdhënësit janë dëshmitarë të këtij fenomeni. "Punonjësit reagojnë me uljen e orarit të punës për shkak të kontributeve të larta. Ndonëse e kundërta do të ishte më e rëndësishme nga pikëpamja shoqërore, thekson Pascal Kober, nga partia liberale (FDP).
Kober përmend si shembull një nënë të pamartuar e cila aktualisht fiton 1000 euro dhe po mendon të punojë 50 për qind më shumë. Por për shkak të kontributeve asaj do ti mbteshin vetëm 84 euro më shumë. Kjo është katastrofike duke pasur parasysh mungesën e fuqisë punëtore dhe mungesën e specialistëve në Gjermani.
Ai dhe të tjerët kanë mirëkuptim ndaj atyre që thonë: "Unë punoj më shumë orë, pse të mos kem më shumë para në llogarinë time në fund të muajit?"
Reforma e domosdoshme
Ekonomistët sugjerojnë që përfitimet sociale të paguhen për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që të paktën 30 cent të mbeten nga çdo euro shtesë e fituar, për personat që kanë të drejtë të punojnë edhe pse marrin ndihma. "Në shikim të parë, kjo do të çonte vetëm në shpenzime më të larta sociale," thotë Schöb nga Universiteti i Lirë i Berlinit. Por në fund, një reformë e tillë do t'i shkonte në favor edhe shtetit. "Nëse ne krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë përsëri më shumë, kjo do të thotë se ata paguajnë kontribute më të larta për sigurimet shoqërore, paguajnë tatimin mbi të ardhurat dhe ulin shpenzimet për ata që duhet të garantojnë të ardhura minimale”.
Por Ministria e Punës heziton të zbatojë përfundimet e studimit. Ministria njoftoi se këto rezultate "janë duke u analizuar në ministri të ndryshme”. Politikani i FDP-së Kober këmbëngul që ato të zbatohen: "Parimi që ia vlen të punosh duhet të ketë mbështetje edhe në SPD." Edhe kolegu i Koberit, Klose, mendon: "Duhet krijuar një situatë kur puna ia vlen, ndaj unë sigurisht që do ta mbështes këtë rrugë”./DW
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet ...
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të ...
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një ...
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar ka dhënë dorëheqje...
Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të më...
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore...
Në pesë shtete amerikane të martën u mbajtën zgjedhjet par...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytet...
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Ser...
BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për punëtorët e hua...
Një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me ekuipazh pre...
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u...
Planet e Teksasit që të arrestojë emigrantët që dyshohet s...
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën social...
Turqia është zgjuar këtë të mërkurë nga tërmete të fuqishm...
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, tha se 100% ...
E kaluara e vështirë po i ngarkon edhe sot raportet mes po...
Shifrat janë disiluzionuese: në 137 vende, që mund të kons...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...