Sulmohet me dronë baza e bombarduesve strategjikë të Rusisë
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të mërkurën një mision në Lindjen e Mesme, në një kohë tensionesh në marrëdhëniet mes administratës së Presidentit Joe Biden dhe qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
Ndërkohë banorët e qytetit të Gazës në veri thanë se luftimet rreth spitalit Al Shifa ishin më intensivet prej disa muajsh. Izraeli tha se kishte vrarë 90 persona të armatosur. Hamasi mohoi të kishte pasur luftëtarë të pranishëm në spital dhe tha se të vrarët ishin civilë.
Zoti Blinken shkon në Arabinë Saudite të mërkurën dhe në Kajro të enjten për të biseduar me udhëheqësit rajonalë mbi përpjekjet për të siguruar një armëpushim.
Në Arabinë Saudite, ai pritet të takohet me princin e kurorës, Mohammed bin Salman. Në njoftimin për udhëtimin e tij nuk përmendej ndonjë ndalesë në Izrael, diçka e pazakontë. Ministria e jashtme e Izraelit tha të martën se nuk kishte marrë ndonjë njoftim për një vizitë të zotit Blinken. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë pyetjes nëse ekziston mundësia që t’i shtohet itinerarit një ndalesë në Izrael.
Sekretari i Shtetit Blinken e ka vizituar Izraelin në secilën nga pesë vizitat e tij në rajon që nga fillimi i luftës. Ditët e fundit luftimet në pjesët veriore të Gazës janë intensifikuar.
Ato përfshinë luftimet rreth Al Shifës, dikur spitali më i madh i Gazës dhe aktualisht një nga të paktët që funksionon në veri.
Kryeministri izraelit Netanjahu hodhi poshtë të martën thirrjen e presidentit Biden për të anuluar planet për një sulm tokësor në Rafah, qyteti në skajin jugor të Gazës, ku strehohet më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të enklavës.
Zoti Netanjahu u tha ligjvënësve se ia kishte bërë "shumë të qartë" zotit Bidenit në një telefonatë "se ne jemi të vendosur të çojmë deri në fund eliminimin e batalioneve në Rafah dhe kjo nuk mund të realizohet përveçse duke hyrë në terren".
Izraeli thotë se Rafah është baza e fundit madhore e luftëtarëve të armatosur nga Hamasi. Uashingtoni thotë se një sulm tokësor atje do të ishte "i gabuar" dhe do të shkaktonte pasoja të rënda mes civilëve.
Në Rafah strehohen më shumë se një milion banorë të Gazës që u urdhëruan nga forcat izraelite të shkojnë atje në fillim të luftës. Izraeli thotë se ka një plan për t'i evakuuar ata por nuk është e qartë se ku./ Voa
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore...
Në pesë shtete amerikane të martën u mbajtën zgjedhjet par...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytet...
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Ser...
BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për punëtorët e hua...
Një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me ekuipazh pre...
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u...
Planet e Teksasit që të arrestojë emigrantët që dyshohet s...
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën social...
Turqia është zgjuar këtë të mërkurë nga tërmete të fuqishm...
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, tha se 100% ...
E kaluara e vështirë po i ngarkon edhe sot raportet mes po...
Shifrat janë disiluzionuese: në 137 vende, që mund të kons...
SHBA dhe Gjermania kanë premtuar më shumë ndihmë për Ukrai...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka uruar homologun e t...
Pesë shtete po mbajnë të martën zgjedhje paraprake preside...
Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus, Al...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...