Gjermania po bën shumë pak për të luftuar varfërinë në vend
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën social...

Planet e Teksasit që të arrestojë emigrantët që dyshohet se hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara u pezulluan sërish të mërkurën, përderisa u krijua paqartësi përgjatë kufirit dhe zemërim në Meksikë pasi për disa orë ky ligj hyri në fuqi.
Urdhri i lëshuar mbrëmjen e së martës nga një panel i Gjykatës së Apelit në Qarkun e Pestë të Shteteve të Bashkuara sërish pezulloi ligjin. Më herët gjatë ditës, Gjykata Supreme lejoi zbatimin e ligjit të ashpër të emigrimit, duke inkurajuar shtetet e tjera që të ndërmarrin masa të ngjashme.
Por, më vonë paneli i Apelit sërish vendosi një pauzë para se të paraqiten argumentet gjatë një seance të caktuar për të mërkurën. Ende është e paqartë se kur mund të merret vendimi i ri për zbatimin e këtij ligji.
Gjatë periudhës së shkurtër sa ligji ishte në fuqi të martën, autoritetet në Teksas nuk njoftuan se kishin kryer ndonjë arrestim dhe nuk treguan nëse ligji po zbatohej në mënyrë aktive. Megjithatë, kjo u pa si një fitore e republikanëve që kanë shtyrë përpara këtë ligj.
Në vendimin e Gjykatës Supreme u hodhën poshtë disa vendime të gjykatave më të ulëta të apelit që ishin sfiduar nga Departamenti i Drejtësisë, i cili ka argumentuar se Teksasi po tejkalon kompetencat e Qeverisë federale sa i përket emigracionit.
Në vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit nuk u tregua arsyeja e panelit për pezullimin e ligjit.
Sipas ligjit në Teksas, kur të pandehurit dërgohen në mbajtje për shkak të hyrjes së paligjshme në shtet, ata mund të pajtohen që të largohen nga shteti ose të përballen me ndjekje penale në SHBA. Të martën, Sekretaria për Punë të Jashtme e Meksikës tha se do të refuzojë që të pranojë këdo që urdhërohet të kalojë kufirin.
“Meksika ka të drejtë legjitime që të mbrojë të drejtat e shtetasve të saj në SHBA dhe të vendosë vetë politikat e saj sa i përket hyrjes në territorin e saj”, tha Qeveria meksikane.
Ndikimi i ligjit shkon përtej kufirit në Meksikë. Ligjvënësit republikanë e hartuan ligjin në mënyrë që ai të aplikohej në 254 qarqet e Teksasit, edhe pse drejtori i Departamentit për Siguri Publike në Teksas, Steve McCraw, tha se ai pret që ligji të zbatohet kryesisht afër kufirit.
Edhe shtetet e tjera që udhëhiqen nga republikanët po synojnë të ndjekin shembullin e Teksasit. Në Ajova, Dhoma miratoi një projektligj që do t’i mundësojë organeve ligjzbatuese të këtij shteti të arrestojnë njerëzit që janë ilegalisht në SHBA dhe që paraprakisht u është mohuar hyrja në shtet.
Nëse ky projektligj nënshkruhet nga guvernatorja republikane, Kim Reynolds, ai do të hynte në fuqi në korrik.
Arrestimet për kalim të paligjshëm të kufirit ranë përgjysmë në janar nga numri rekord i shënuar në dhjetorin e vitit të kaluar, përkatësisht 250.000, përderisa në Teksas u shënua rënie e madhe e arrestimeve./ REL
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën social...
Turqia është zgjuar këtë të mërkurë nga tërmete të fuqishm...
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, tha se 100% ...
E kaluara e vështirë po i ngarkon edhe sot raportet mes po...
Shifrat janë disiluzionuese: në 137 vende, që mund të kons...
SHBA dhe Gjermania kanë premtuar më shumë ndihmë për Ukrai...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka uruar homologun e t...
Pesë shtete po mbajnë të martën zgjedhje paraprake preside...
Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus, Al...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar shtatë raketa dhe ...
Autoriteti Shtetëror i Konkurrencës i Turqisë njoftoi ...
Autoritetet në Bullgari planifikojnë të lëshojnë viza ...
Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës ndërmj...
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegocia...
Prej ditës së hënë (18.03.) fermerët polakë kanë bllokuar ...
Për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në Kosovë*, Banka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...