Pezullohet zbatimi i ligjit për emigrantët në Teksas
Planet e Teksasit që të arrestojë emigrantët që dyshohet s...

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u paraqit në burg të martën për të kryer një dënim prej katër muajsh. Ai u gjet fajtor për shpërfillje të Kongresit, duke u bërë zyrtari i parë i lartë që shërbeu gjatë administratës së Presidentit Trump që burgoset për një krim që ka lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan.
Zoti Navarro u dënua me katër muaj burg për kundërshtimin e një fletëthirrje për të dëshmuar dhe dorëzuar dokumente para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat e vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump.
Përpara se të dorëzohej në një burg federal në Majami, zoti Navarro tha për gazetarët se dënimi i tij "tregonte shfrytëzimin e sistemit gjyqësor për qëllime politike".
Ai ka mbajtur qëndrimin se nuk mund të bashkëpunonte me komisionin pasi ish-Presidenti Trump kishte imunitetin e degës ekzekutive. Por gjykatat e kanë hedhur poshtë këtë argument, duke thënë se zoti Navarro nuk mund ta provonte pretendimin e tij.
“Kur të paraqitem sot në atë burg, sistemi i sotëm i drejtësisë do t’i ketë bërë një goditje gjymtuese ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe privilegjit të ekzekutivit”, tha zoti Navarro për gazetarët. Pas votimit në Florida të martën, zoti Trump u pyet për rastin e zotit Navarro.
“Ai është një njeri i mirë. Ai u trajtua shumë padrejtësisht”, tha zoti Trump, duke e quajtur atë një “patriot të madh” dhe vlerësuar punën e tij në negociatat tregtare me Kinën. “Administrata e Presidentit Biden e trajtoi atë shumë keq. Është e turpshme, por kështu është.”
Navarro, i cili shërbeu si këshilltar tregtar i Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin Trump, u thirr për të dëshmuar nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me nxitjen e pretendimeve të rreme për manipulime në votimet e vitit 2020 në prag të trazirave në ndërtesën e Kongresit.
Zoti Navarro kishte kërkuar të qëndronte jashtë burgut, ndërsa ai apelon dënimin për t'u dhënë gjykatave kohë për të shqyrtuar sfidën e tij. Por gjykata federale e apelit në Washington e mohoi kërkesën e tij, duke thënë se apeli nuk kishte gjasa ta ndryshonte vendimin për dënimin e tij.
Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, John Roberts, refuzoi të hënën që të përfshihej në çështje, duke thënë në një deklaratë me shkrim se ai nuk kishte “baza për të mos u pajtuar” me gjykatën e apelit. Zoti Roberts tha se kjo nuk ndikon në rezultatin përfundimtar të apelit të zotit Navarro.
Zoti Navarro është ndihmësi i dytë i zotit Trump i dënuar për shpërfillje ndaj Kongresit. Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon, u dënua më parë me katër muaj burg, por një gjykatës tjetër e lejoi atë të qëndronte i lirë në pritje të vendimit të apelit.
Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve zhvilloi hetime 18-mujore lidhur me trazirat në ndërtesën e Kongresit, duke intervistuar mbi 1 mijë dëshmitarë, zhvilluar 10 seanca dëgjimore dhe siguruar dokumente që tejkalojnë mbi 1 milion faqe.
Në raportin e tij përfundimtar, komisioni arriti në përfundimin se zoti Trump u përfshi në mënyrë kriminale në një "komplot shumëpjesësh" për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve dhe dështoi të vepronte për të ndaluar mbështetësit e tij që të sulmonin Kapitolin.
Prokurori i posaçëm Jack Smith ka ngritur akuza ndaj zotit Trump për komplot për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden. Kjo çështje është në pritje ndërsa Gjykata e Lartë peshon pretendimin e zotit Trump se gëzon imunitet nga ndjekja penale. Gjykata e Lartë ka në plan të dëgjojë argumentet për këtë çështje muajin e ardhshëm./VOA
Planet e Teksasit që të arrestojë emigrantët që dyshohet s...
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën social...
Turqia është zgjuar këtë të mërkurë nga tërmete të fuqishm...
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, tha se 100% ...
E kaluara e vështirë po i ngarkon edhe sot raportet mes po...
Shifrat janë disiluzionuese: në 137 vende, që mund të kons...
SHBA dhe Gjermania kanë premtuar më shumë ndihmë për Ukrai...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç e ka uruar homologun e t...
Pesë shtete po mbajnë të martën zgjedhje paraprake preside...
Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus, Al...
Të gjitha problemet, të cilat mund t’i kenë qytetarët ...
Rregulla të reja për emigrantët që jetojnë në Greqi? ...
Vendet e BE-së do të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtar...
Pakistani mbeti një nga tri vendet me ajrin më të ndodhur ...
Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar shtatë raketa dhe ...
Autoriteti Shtetëror i Konkurrencës i Turqisë njoftoi ...
Autoritetet në Bullgari planifikojnë të lëshojnë viza ...
Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i radhës ndërmj...
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe kryenegocia...
Prej ditës së hënë (18.03.) fermerët polakë kanë bllokuar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...