Zyrtari i lartë i DASH-it në Kosovë, takim me Osmanin
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...

Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publikoi të mërkurën raportin vjetor të 2023 lidhur me zhvillimet e emigracionit të parregullt në Evropë dhe pritshmëritë për vitin 2024.
“Rruga e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria raportoi një rënie prej rreth 31%, me rreth 99.000 raste të evidentuara të emigrimit të parregullt, krahasuar me vitin 2022 thotë raporti.
Sipas raportit “një pjesë e presionit emigrator nga kufijtë serbë u zhvendos në kufijtë e Bosnjë-Hercegovinës, e cila shënoi një rritje me 80% të kalimeve të parregullta të kufirit në 11 muajt e parë të 2023-shit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas FRONTEX-it emigrantët e raportuar, si më të shumtit në numër, në Rrugën e Ballkanit Perëndimor, ishin kryesisht sirianë, turq dhe afganë.
Në përmbledhjen e FRONTEX-it thuhet se në vitin 2024 menaxhimi i kufijve evropianë do të vazhdojë të përballet me një sfidë të madhe karakterizuar nga mundësia për rritje të prurjeve emigratore dhe krimit ndërkufitar.
Rreziqet për vitin 2024, thotë FRONTEX mund të pritet të prekin kryesisht rrugët e Mesdheut Qendror dhe Lindor.
Presioni i përforcuar i prurjeve emigratore në Mesdheun lindor do të kishte efekt edhe në Ballkanin Perëndimor thotë Frontex në raportin vjetor të 2023.
Shqipëria si pjesë e rrugës ballkanike dhe prurjet emigratore gjatë vitit 2023
Edhe Shqipëria si pjesë e rrugës Ballkanike të kalimit të emigrantëve pësoi një ulje të prurjeve emigratore që vijnë kryesisht nga Greqia në vitin 2023.
Me pak se 9 mijë emigrantë të huaj të parregullt sipas të dhënave pararake u evidentuan në brendësi të territorit shqiptar, ku pjesa më e madhe e të cilëve kanë hyrë nga Greqia në pikën e Qafë Botës në Sarandë.
Shqipëria është pjesë e Rrugës së Ballkanit Perëndimor ku migrantët e parregullt që hyjnë nga kufiri jugor dhe juglindor shqiptar me Greqinë kalojnë tranzit për të udhëtuar nga zonat veriore në drejtim të Malit të Zi apo Kosovës me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.
Prurjet emigratore në Shqipëri u lidhën ngushtësisht gjatë vitit 2023 me situatën në kampet greke të emigrantëve, me ritmin e hyrjes së emigrantëve të parregullt në Greqi, kryesisht nga kufiri turk, por edhe me aktivitetin e rrjeteve rajonale apo kombëtare të kontrabandimit të emigrantëve.
Autoritetet shqiptare firmosën mesin vitit të shkuar një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX që synon të sigurojë shkëmbimin e informacionit në lidhje me pretendimet për shkelje të të drejtave themelore në aktivitetet operacionale të Frontex në territorin e Shqipërisë.
Frontex nisi operacionin e përbashkët në Shqipëri, operacionin e parë të agjencisë në Ballkanin Perëndimor, në maj 2019. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë kufitare Shqiptare.
Sipas të dhënave nga Agjencia Evropiane për Ruajtjen e Kufijve, Frontex, numri i kalimeve të parregullta në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian arriti në vitin 2023 në rreth 380 000, i nxitur nga një rritje e mbërritjeve përmes rajonit të Mesdheut.
Kjo shënon nivelin më të lartë që nga viti 2016 dhe përbën një rritje prej 17% krahasuar me kalimet e parregullta të vitit 2022, duke treguar një tendencë të vazhdueshme rritëse gjatë tri viteve të fundit.
Sirianët përbënin mbi 100 000 kalime të parregullta përgjatë vitit 2023, duke shënuar edhe numërin më të lartë midis të gjitha kombësive.
Ata u pasuan nga guineasit dhe afganët.
Këto tri kombësi kryesore përbënin mbi një të tretën e të gjitha kalimeve, sipas FRONTEX./ VOA
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuqua...
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet ...
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të ...
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një ...
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar ka dhënë dorëheqje...
Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të më...
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore...
Në pesë shtete amerikane të martën u mbajtën zgjedhjet par...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytet...
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Ser...
BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për punëtorët e hua...
Një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me ekuipazh pre...
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u...
Planet e Teksasit që të arrestojë emigrantët që dyshohet s...
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën social...
Turqia është zgjuar këtë të mërkurë nga tërmete të fuqishm...
Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken, tha se 100% ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...