Sllovenia shprehet e gatshme ta shtojë numrin e trupave në Kosovë
Sllovenia është e gatshme ta shtojë numrin e trupave të ve...

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e ka nisur të enjten misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit dhe zgjedhjeve parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut.
Shefja e ODIHR-it, ambasadorja kanadeze Jillian Stirk, tha se puna e misionit është të mbikëqyrë nëse zgjedhjet janë në përputhje me angazhimet ndaj OSBE-së dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare, si dhe me legjislacionin vendor.
“Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut do të monitorojmë zgjedhje të dyfishta, presidenciale dhe parlamentare. Dy proceset do t’i analizojmë veçmas, ndërsa më pas do të dalim me një raport preliminar mbi rrjedhën e procesin, kurse raporti final do të prezantohet dy muaj pas zgjedhjeve”, tha Stirk.
Misioni do të përbëhet prej 12 ekspertëve ndërkombëtarë nga 12 vende anëtare të OSBE-së. Përveç një ekipi kryesor, do të jetë edhe një grup vëzhguesish afatgjatë prej gjithsej 20 vetave, të cilët do të shpërndahen në disa qytete.
Stirk tha se, për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje të dyfishta, misioni i ka kërkuar edhe 300 vëzhgues afatshkurtër të cilët duhet të vijnë menjëherë para zgjedhjeve.
E pyetur rreth kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë, për numër më të madh të vëzhguesve ndërkombëtarë për shkak të siç thuhet “rrezikut për tensione”, shefja e misionit tha se kjo varet nga vlerësimet në terren.
“Numri i monitoruesve varet nga rekomandimet e misionit mbi vlerësimin e nevojave për ndjekjen e procesit zgjedhor”, theksoi ajo.
Ndërkohë, lidhur me procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me vlerësime ka dalë edhe organizata joqeveritare “Civil”, duke akuzuar institucionet për mos respektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it sa i përket të drejtës së votës. Kjo organizatë pretendon se disa mijëra qytetarë, kryesisht me aftësi të kufizuara, nuk janë në listat e votuesve, si dhe ka ngritur shqetësimin edhe për përhapjen e gjuhës së urrejtjes.
“Prej fillimit të vitit 2024 kemi regjistruar mbi 3.000 raste të gjuhës së urrejtjes, sikur edhe 200 raste të dezinformateve të ndryshme në rrjetet sociale... Kemi të bëjmë me dy grupe që përdorin forma të ndryshme për etiketimin e kundërshtarëve politikë. Një pjesë e subjekteve politike, edhe pse jo gjithmonë në mënyrë të drejtpërdrejtë, orientimin e tyre të qartë antiperëndimorë e manifestojnë përmes narrativeve të vazhdueshëm diskredituese dhe proceseve me rëndësi strategjike që mbështesin orientimin euroatlantik të vendit”, tha Xhabir Deralla, nga organizata joqeveritare “Civil”.
Në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të marrin pjesë shtatë kandidatë.
Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, ndërsa VMRO DPMNE-ja opozitare me deputeten aktuale Gordana Siljanovska Davkova, e cila ishte kandidate për presidente edhe në zgjedhjet e vitit 2019.
Në garën zgjedhore do të marrin pjesë edhe dy shqiptarë. Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa opozita e bashkuar shqiptare me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit. Pjesë e garës do të jenë edhe Biljana Vankovska, kandidate e partisë “E Majta”, Maksim Dimitrievski, kryetari i komunës së Kumanovës, Stevçe Jakimovski, kryetari i komunës së Karposhit në Shkup.
Ky i fundit më 18 mars u fut në listën e zezë amerikane për veprime korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit./ Rel
Sllovenia është e gatshme ta shtojë numrin e trupave të ve...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë të enjt...
Ndihmëssekretariamerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombët...
Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me inte...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë ...
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publik...
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuqua...
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet ...
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të ...
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një ...
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar ka dhënë dorëheqje...
Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të më...
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore...
Në pesë shtete amerikane të martën u mbajtën zgjedhjet par...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytet...
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Ser...
BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për punëtorët e hua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...