Rusia: Do të hakmerremi nëse BE-ja armatos Ukrainën me përfitimet nga asetet tona
Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me inte...

Ndihmëssekretariamerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për të ndërtuar institucione thelbësore të sigurisë.
Ai i bëri këto komente pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, në kuadër të një vizite dyditëshe në Kosovë.
““Fakti që jam këtu është për të treguar mbështetjen për atë që po bëni ju, për atë që po bën policia juaj, atë që po bëjnë shërbimet tuaja të sigurisë për qytetarët e thjeshtë të Kosovës. Mesazhi im për ta dhe për të gjithë ju do të ishte që Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’iu mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar siguri thelbësore dhe struktura të drejtësisë dhe po punojmë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen”, tha zoti Robinson.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sukseset e institucioneve të vendit janë dëshmi e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.
“Disa nga arritjet më të rëndësishme të institucioneve tona e kanë pikërisht vulën e Byrosë që e udhëheq Ndihmëssekretari Robinson, duke përfshirë edhe themelimin e policisë së Kosovës, e cila sot gëzon besimin e mbi 95 për qind e qytetarëve të Kosovës. Po ashtu edhe të Agjencisë së Forenzikës, Akademisë të Sigurisë Publike të Kosovës, e cila ka edukuar breza të tërë të policëve tanë si dhe Inspektoratit të Policisë, i cili si institucion po sigurohet të ruhet profesionalizmi dhe respektohet ligji në çdo hap të institucioneve tona ligjzbatuese”, tha presidentja Osmani.
Presidentja Osmani tha se për Kosovën synim strategjik mbetet anëtarësimi në Interpol, i cili tha ajo, do të ishte i pamundur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
“Ky anëtarësim do të kontribuonte thellësisht në rritjen e kapaciteteve tona, duke përmirësuar përgjigjen tonë institucionale ndaj krimit dhe duke fuqizuar angazhimin tonë në drejtim të garantimit të sigurisë publike për secilin qytetar të Kosovës pa dallim. Të vetmit që përfitojnë nga mosanëtarësimi i Kosovës në Interpol janë kriminelët, në veçanti grupet kriminale transnacionale, është dëshirë dhe vullnet i përbashkët i Kosovës dhe Shteteve të bashkuara që ata t’i luftojmë deri në fund dhe pa kompromis”, tha presidentja Osmani.
Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson, gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me drejtues të institucioneve të sigurisë dhe gjyqësorit, sektorë këta që vazhdojnë të mbështeten nga Shtetet e Bashkuara në forcimin e mundësive për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar./ VOA
Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me inte...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë ...
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publik...
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuqua...
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet ...
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të ...
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një ...
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar ka dhënë dorëheqje...
Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, t...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të më...
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore...
Në pesë shtete amerikane të martën u mbajtën zgjedhjet par...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytet...
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Ser...
BE-ja dëshiron ta bëjë më të lehtë për punëtorët e hua...
Një cisternë me flamur të Koresë së Jugut, me ekuipazh pre...
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u...
Planet e Teksasit që të arrestojë emigrantët që dyshohet s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...