
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një video në rrjetet sociale, ku njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë shfaqur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, në afërsi të fshatit Banje të Zubin Potokut.
Kurti nënvizon se lëvizje të ngjashme janë regjistruar edhe në fshatin Oslare të Bujanovcit, në afërsi të kufirit me Kosovën. Ai thekson se synimi i ushtrisë serbe është të shkaktojë provokime në kufi.
Për këtë deklaratë të Kurtit ka ardhur edhe një reagim nga Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë, Nemanja Staroviq, i cili ka thënë se kryeministri i Kosovës “po imagjinon një invazion”.
Ai ka sqaruar se forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do ta bëjnë kurrë këtë gjë.
“Alarmizimi i pabazë i shërben shumë mirë qëllimit të Kurtit, pasi shpërqendron vëmendjen nga vuajtjet e popullit serb nën grushtin e tij të hekurt dhe e përshkruan Kosovën si viktimë të ndonjë ‘pushtimi’ të imagjinuar që nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë. Për të përsëritur edhe një herë, me zë të lartë dhe qartë, forcat e armatosura serbe nuk kanë hyrë kurrë në territorin e Kosovës pas vitit 1999 dhe nuk do të hyjnë kurrë, derisa të lejohen nga KFOR-i, siç parashikohet në rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Pyetja e duhur për të bërë do të ishte se çfarë po bëjnë njësitet e militarizuara monoetnike shqiptare të policisë së Kosovës në veri të Kosovës, pasi vendosja e tyre e përhershme në zonë shkel Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, Marrëveshjen e Brukselit dhe shumë marrëveshje të tjera”, shprehet zyrtari i lartë serb.
Ai ndër të tjera akuzoi kryeministrin Kurti për “okupim në stil ushtarak” të veriut të Kosovës, dhe për ndalim të serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri vitin e kaluar, ndonëse ky ishte vendim i vetë serbëve lokalë./CNA
Kombëtarja gjermane po i jep fund partneritetit të saj të ...
Një tërmet prej 4.7 ballë i shkallës Rihter është ndier më...
Shtetet e Bashkuara, që vazhdimisht kanë bllokuar thirrjet...
Të premten në Samitin e BE në Bruksel qëndron një projekt ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë të enjten ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enj...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi kundër Apple...
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat...
Sllovenia është e gatshme ta shtojë numrin e trupave të ve...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë të enjt...
Ndihmëssekretariamerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombët...
Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me inte...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë ...
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publik...
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuqua...
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet ...
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...