BE: Me asetet ruse do të blihen armë për Ukrainën
Të premten në Samitin e BE në Bruksel qëndron një projekt ...

Shtetet e Bashkuara, që vazhdimisht kanë bllokuar thirrjet për armëpushim në Gazë, do të dorëzojnë të premten një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”, përderisa Rusia po shtyn përpara kërkesa edhe më eksplicite për paqe.
Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, SHBA-ja vazhdimisht ka përdorur veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar rezolutat e propozuara që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.
Pas vetos së fundit të vendosur nga Washington-i në fund të shkurtit, zyrtarët amerikanë kanë negociuar për një tekst alternativ të një drafti, duke u përqendruar në mbështetjen e përpjekjeve diplomatike që po zhvillohen për arritjen e një armëpushimi gjashtëjavor në këmbim të lirimit të pengjeve.
Në versionin e fundit, të cilin e ka parë AFP-ja, theksohet “nevoja për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mbrojtur civilët në të gjitha palët, lejimi i dërgimit të ndihmës thelbësore humanitare dhe lehtësimi i vuajtjes”.
Në tekst po ashtu bëhet thirrje për mbështetjen “e përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim në lidhje me lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura”.
Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se rezoluta e fundit dërgon “një sinjal të fuqishëm”.
Rezoluta “bën thirrje për një armëpushim të lidhur me lirimin e të gjitha pengjeve dhe ne shpresojmë shumë që shtetet do ta mbështesin atë”, tha Blinken gjatë vizitës në Arabinë Saudite.
Megjithatë, në tekstin e rezolutës në mënyrë eksplicite nuk përdoret termi “bëjmë thirrje”, por aty thuhet se një armëpushim është imperativ, dhe sipas Rusisë, ky është një formulim i dobët.
“Ne nuk jemi të kënaqur me asgjë që nuk bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy.
Sipas burimeve diplomatike të AFP-së, SHBA-ja ka vota të mjaftueshme për të kaluar draft-rezolutën (të paktën nëntë vota nga 15 anëtarë të Këshillit), por ekziston mundësia që Rusia të vendosë veto.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se është “optimiste” se rezoluta do të miratohet.
Përveç armëpushimit, në tekst po ashtu “hidhet poshtë çdo përpjekje për ndryshime demografike apo territoriale në Gazë” dhe po ashtu dënohen “të gjitha aktet e terrorizmit, përfshirë sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit”.
Nëse miratohet, kjo do të ishte hera e parë që Këshilli i Sigurimit në mënyrë specifike do të dënonte sulmet e Hamasit, gjatë të cilave u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit, Izraeli po kryen një ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazë, ku janë vrarë pothuajse 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor të udhëhequr nga Hamasi.
Dy rezoltua humanitare që janë miratuar në Këshillin e Sigurimit, por edhe ato në Asamblenë e Përgjithshme, nuk kanë përmendur Hamasin, gjë që është kritikuar nga Izraeli./REL
Të premten në Samitin e BE në Bruksel qëndron një projekt ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një ...
Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka thënë të enjten ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enj...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi kundër Apple...
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat...
Sllovenia është e gatshme ta shtojë numrin e trupave të ve...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë të enjt...
Ndihmëssekretariamerikan i Shtetit për Çështjet Ndërkombët...
Rusia do të ndërmarrë masa hakmarrëse në përputhje me inte...
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se 6 miliardë ...
Agjencia Evropiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX, publik...
Të enjten, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të pres...
Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuqua...
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona...
Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se mbetjet ...
Shtetet e Bashkuara kanë qarkulluar një draft-rezolutë të ...
Komisioni Evropian (KE) e ka miratuar të mërkurën një ...
Kryeministri irlandez, Leo Varadkar ka dhënë dorëheqje...
Udhëheqësit e fesë myslimane në Shtetet e Bashkuara, t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...