EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë protestuar të shtunën pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, për herë të dytë brenda rreth një muaji, duke bërë thirrje për përmirësim të përgjithshëm të kushteve të punës dhe duke shpalosur një varg kërkesash tjera.
Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, tha se kërkesat e policisë janë përmirësimi i kushteve të punës së përgjithshme, si veshmbathja, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore, duke shtuar se “disa objekte policore dhe automjete si dhe pajisje të tjera për kryerjen e detyrave nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë”.
Protesta e tyre vjen rreth tri javë pasi Qeveria e Kosovës miratoi pako të re shtesat për këto njësi speciale dhe të gjitha njësitë e tjera policore.
Pjesë e protestës ishin pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, të cilët kishin protestuar edhe më 1 nëntor.
Por, Zeqiri tha se kanë dalë në protestë për t'i paraqitur kërkesat e të gjithë pjesëtarëve të policisë "të këtyre që janë këtu prezentë dhe të gjithë atyre që janë në kryerje të detyrave zyrtare.”
Ai tha se sindikata e ka dorëzuar një peticion në Kuvendin e Kosovës me rreth 5.700 nënshkrime për pakënaqësitë e pjesëtarëve të policisë, për të cilin nuk ka marrë përgjigje.
“Mendoj se protesta është gjithëpërfshirëse, kemi shumë njësi. Është një kombinim i të gjitha njësive”, tha ai.
Ai tha se sindikata e ka dorëzuar një peticion në Kuvendin e Kosovës me rreth 5.700 nënshkrime për pakënaqësitë e pjesëtarëve të policisë, për të cilin nuk ka marrë përgjigje.
Ne jemi të gatshëm për të biseduar dhe shpresojmë që Qeveria e Kosovës të këtë mirëkuptim dhe të na ftojë në takim për ta gjetur një zgjidhje.
Ai theksoi se 86 policë kanë dhënë dorëheqje “në mënyrë vullnetare” nga Policia e Kosovës vetëm në vitin 2023, kryesisht për shkak të pakënaqësive.
Rreth dy javë pas protestës së 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës mori vendim për miratimin e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt, shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë, tha ajo më 16 nëntor.
Ndërkaq, për Njësinë për Eksplozivët dhe Deminim, ajo tha se ndau shtesa në vlerë prej 120 eurosh. Shtesa u miratuan edhe për të gjitha njësitë e tjera policore.
Pas miratimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të veçantë, duke marrë në konsideratë të gjithë faktorët rreth punës dhe përgjegjësive të Policisë së Kosovës.
“Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar për përmirësimin e kushteve dhe pajisjve të punës për Policinë e Kosovë, në mënyrë që, krahas lehtësimit në punë, të ndikojmë në uljen e rrezikut gjatë kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive”, tha Kurti më 16 nëntor.
Shtesat për rrezikshmëri, sipas Kurti, filluan të aplikohen nga paga e muajit nëntor.
Pagat e policëve të Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë, dhe arrijnë në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.
E formuar 24 vjet më parë, Policia e Kosovës numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme.
Ata nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është akuzuar s...
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) mirato...
Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në spita...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka paralajmër...
Rasti i Liridona Murselit ka tronditur të gjithë opinionin...
Me orë të tëra pjesëmarrësit në takimin e Këshillit...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, nj...
Ndërsa dimri mbështjell Evropën me batanijen e bardhë, kon...
Shtetet e Bashkuara vendosën të premten veton ndaj një...
Ministrat e Financave të vendeve anëtare të Bashkimit ...
Tierra Caliente e shtetit të Meksikës ka parë një nga ...
Bashkimi Demokratik për Integrim ka vendosur në një takim ...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të ...
Shtëpia e Bardhë dhe republikanët nuk kanë arritur të gjej...
Një juri e ekspertëve gjermanë e ka shpallur fjalën “K...
Surprizat pozitive aktualisht janë të rralla në politikën ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koç...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka njoftuar se do të kandi...
Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ...
Një faturë e gabuar uji në shtëpinë e një të moshuare ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...