LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Liridonës/ Babai i Naim Murselit u kërcënua, patrullat e policisë rrethojnë shtëpinë

9 Dhjetor 2023, 09:29, Kosova & Bota CNA

Vrasja e Liridonës/ Babai i Naim Murselit u kërcënua, patrullat e

Rasti i Liridona Murselit ka tronditur të gjithë opinionin publik. Familjarët janë ata që e kanë përjetuar më shumë këtë tragjedi.

Babai i Naim Murselit tregoi se i kanë shkruar në shtëpi dhe i kanë thënë na kërkojmë gjak”.

Ai tregoi se patrullat e policisë po ruajnë shtëpinë.

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë” tha Shaban Murseli.

Ndërsa vëllai i Liridonës thotë se besojnë në trejtësi.

“[Më babanë edhe vëllaun] E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun.” ka thënë Leonardi./ CNA

Lajmet e fundit nga