
14-vjeçarja maqedonase, Vanja Gjorgjievska, 30-vjeçarja nga Kosova, Liridona Ademaj, 22-vjeçarja italiane, Giulia Cecchetti - të tria u varrosën në një ditë, të tria u bënë viktima dhune nga anëtarë të familjes ose partnerë intimë. Vrasja e tyre ka ngjallur protesta nëpër rrugë për një mbrojtje më të mirë të grave dhe vajzave nga dhuna mbi bazë gjinore. Aktivistet kërkojnë që këto raste të emërtohen si femicid.
Çfarë janë femicidet, përkatësisht feminicidet?
Femicid do të thotë të vrasësh një grua për shkak të gjinisë së saj. Një term tjetër që përdoret në këtë kontekst është feminicid, dhe nënkupton edhe përgjegjësinë që kanë institucionet shtetërore dhe shoqërore. Në shumë raste autorët e vrasjes ose urdhëruesit e tyre janë ish-partnerë intimë ose pjesëtarë të rrethit familjar. A mund të quhet rasti i Vanjës dhe Liridonës si femicide? Jeta Xharra, publiciste dhe aktiviste e zëshme për të drejtat e gruas në Kosovë, thotë për "Deutsche Welle"-n, se “derisa të vërtetohet e kundërta, ne mendojmë se çdo grua apo vajzë që vritet nga një mashkull quhet feminicid”. Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin UNODC ka përcaktuar dy kritere për një femicid: Vrasja duhet të jetë bërë me qëllim dhe njëri nga motivet të ketë bazë gjinore.

Sa i përhapur është femicidi si fenomen?
Sipas raportit më të fundit të UNODC, vetëm në vitin 2022 janë regjistruar 89 000 femicide në mbarë botën. Shumica e tyre janë Afrikë dhe Azi. Në Gjermani numri i femicideve vitin e kaluar ka qenë 133, shumica janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre. Në Kosovë, vlerësohet se që nga viti 2000 ka pasur 66 femicide, pra, mesatarisht nga dy në vit, për një vend me më pak se dy milionë banorë, kjo është një shifër shumë e lartë, thonë aktivistët. Në Serbi janë vrarë 27 gra në sulme mbi bazë gjinore. Në Bosnjë-Hercegovinë (3,3 milionë banorë) janë vrarë 65 gra vetëm në 10 vitet e fundit. Ndërsa ministri i Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, tha se në katër vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut janë vrarë 19 gra nga meshkuj.
A janë viktimat e femicideve vetëm gra me status të ulët shoqëror?
Femicidi është i përhapur në të gjitha shtresat e shoqërisë, thonë ekspertët. Në shtator 2022, Zvicra u trondit nga vrasja e 41-vjeçares Shqiponja Isufi, vrasësi i të cilit pas shumë gjasash është i shoqi. Shqiponja ishte një aktiviste e njohur në mërgatën shqiptare në Zvicër, ishte sipërmarrëse e suksesshme dhe docente në një Universitet në St. Gallen. I dyshuari, i shoqi, një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, që jetonte prej njëzet vitesh në Zvicër, e ka pranuar fajin dhe është në gjykim, siç bëhet e ditur nga Prokuroria në Baden të Zvicrës. Edhe Liridona Ademaj, sipas të dhënave të deritanishme, ka pasur një kompani të vetën të suksesshme në Suedi dhe gëzonte reputacion në qarqet e diasporës.
A mund të quhet vrasja në çift një tragjedi familjare?
Ka një sërë vendesh të Amerikës Latine që në gjyqe e trajtojnë femicidin si një vepër penale më vete. Në Evropë kjo nuk është arritur në asnjë vend deri tani. Madje në Gjermani: Në procese gjyqësore shumë gjyqtarë e kanë të vështirë të gjejnë termin e duhur kur trajtojnë vrasjet e grave nga partnerët ose ish-partnerët. Në shumë raste ato nuk e trajtojnë këtë vrasje si të qëllimshme, por si një goditje me pasojë vdekjen. Sepse mizogjinia apo sedra e lënduar e një mashkulli, siç pretendohet të ketë qenë motivi në rastin e Giulia-s nga Italia, nuk merren parasysh si tipare karakteristike për një vrasje. Ministrja gjermane e familjes, Lisa Paus, nga Partia e Gjelbër, po përpiqet ta fusë vrasjen mbi bazë gjinore si një tipar karakteristik të vrasjes. “Nuk ka vrasje as nga xhelozia e as nga dashuria”, thotë ajo. “Vrasjet në çift janë femicide”.

Si mund të parandalohen femicidet?
Femicidi nuk është fillimi, por është fundi i një kalvari vuajtjesh të mëparshme, thonë ekspertet dhe ekspertët. “Dhuna në familje nuk fillon me sulme fizike. Përkundrazi, është një proces i ngadaltë që shpesh fillon me kritika, xhelozi, kërcënime, fyerje dhe kontroll”, shpjegon Petra Söchting, drejtoreshë e Hilfetelefon në Gjermani që këshillon të prekurit nga dhuna ndaj grave. Prandaj ajo u këshillon grave të prekura nga dhuna, që të bëhen vigjilente dhe të mos i injorojnë shenjat e para. Këshillimet bëhen edhe në gjuhën shqipe. Sipas informacioneve të "Deutsche Welle"-s, vitin e kaluar ka pasur 82 telefonata të zhvilluara me përkthyes në shqip. Numri më i madh i telefonatave me përkthim në vitin 2022 ishte në arabisht, 758.
Çfarë është Konventa e Stambollit
Femicidet parandalohen duke parandaluar dhunën e duke reaguar si duhet në momentin e raportimit të dhunës ndaj gruas: Konventa e Stambollit, një marrëveshje e Këshillit të Evropës e arritur në vitin 2011, është ratifikuar tashmë nga shumë vende, ndër to edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ajo e klasifikon dhunën ndaj gruas si shkelje të të drejtave të njeriut dhe parasheh një sërë masash për të shpëtuar gratë nga dhuna e burrave. Të tilla janë, sigurimi i strehimit për gratë e kërcënuara, dënimi ose ndalimi i burrit t’i afrohet gruas së kërcënuar. Por shumë shpesh ajo çalon tek implementimi.
Çfarë janë Orange Days?
Vanja, Giulia, Liridona u vranë, përkatësisht u varrosën pikërisht në të ashtuquajtura Ditë të Portokallta, të shpallura nga OKB-ja si ditët për parandalimin e dhunës kundër grave. Këto janë 16 ditë aksionesh që fillojnë nga data 25 nëntor, Dita ndërkombëtare e dhunës kundër grave, e deri në 10 dhjetor, Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, dhe synojnë të sensibilizojnë për dhunën ndaj gruas.
A është patriarkati shkaku i feminicidit?
Vrasja e Giulia-s nga ish-shoku i saj, Filippo, solli një ndryshim në opinionin italian, pasi e motra e viktimës, Elena Ceccetti, i bëri thirrje shoqërisë të hidhte sytë te shtypja e grave dhe jo te Filippo si një vrasës individual. "Filippo nuk është përbindësh”, tha ajo në televizionin italian. Ai është një “fëmijë i patriarkatit që depërton gjithçka dhe e një kulture të dhunshme”. Edhe Jeta Xharra kujton se në platformën e drejtuar prej saj "kallxo.com" raportojnë mesataraisht katër-pesë gra në muaj për dhunë në familje. Por ato nuk gjejnë mbështetjen e familjeve të veta, sepse mbizotëron mentaliteti që thotë: "Bëj ashtu si thotë burri". "Një fjalë, që ia kishte thënë edhe babai Liridonës, kur e bija i kishte kërkuar një këshillë. Mua kjo fjalë më mbeti si thikë në kraharor. Ndyshimi i këtij mentaliteti kërkon kohë dhe një pjesëmarrje më të gjerë të grave në poste drejtuese", thotë Xharra./ DW
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se gjatë natës ...
Demokracia është shpikur në Evropë. Aty zhvillohen zgj...
Të mërkurën, klubi brazilian i futbollit, Santos FC, n...
Në një përpjekje për të ndërprerë lidhjet e tensionuar...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka fol...
Kryeministri rumun, Marcel Ciolacu, tha se hyrja e Rum...
Përplasja e ndihmës në Ukrainë është kaq kritike sepse...
Prokurorët federalë kanë ngritur akuza tatimore kundër...
Ish-kryeministri, Sali Berisha nxori dokumentin që vër...
Edhe këtë të enjte, Izraeli vijoi sulmet ndaj militant...
Gazetari Labinot Lepashtica ka treguar detaje nga dosja e ...
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të enjten në mbrëmje nj...
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosl...
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se ka përf...
Një ekuipazh tanku izraelit vrau një gazetar të Reuter...
Zorica Gjorçevska, nëna e Vanja Gjorçevksa, 14-vjeçare...
Bota ka hyrë në një epokë ndryshimesh dramatike dhe ve...
Parlamenti danez miratoi sot një projektligj që e bën të p...
Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Fede...
Një grup qytetarësh serbë të komunave Mitrovicë e Veriut, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...