Rrëzimi i avionit në Brazil/ Raportohet për 61 viktima
Detaje të reja janë zbardhur nga rrëzimi i avionit në ...

E gjitha nisi me një lajm të rremë. Në Southport një 17-vjeçar sulmoi disa veta në një shkollë baleti – tre fëmijë vdiqën. Shumë shpejt u përhap në rrjet informacioni, se dorasi ishte një i ri azilkërkues, mysliman dhe që kishte ardhur vitin e kaluar me anije përmes kanalit të Lamanshit. Por ky informacion ishte i rremë. Dorasi i pandehur ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar si fëmijë emigrantësh. Informacioni i rremë u shpërnda në rrjet duke nxitur shumë njerëz të protestojnë rrugëve në disa qytete për ditë të tëra. Si mund të ndodhte kjo? Në një investigim "BBC" ka gjurmuar burimin e informacionit, ku ai u publikua për herë të parë. Informacioni i rremë është publikuar në një portal lajmesh: "Channel3Now". Kjo faqe është e specializuar për tema të kriminalitetit. Në një deklarim për "BBC"-në një pjestar i menaxhmentit pranoi se publikimi i informacionit për dorasin e Southport ka qenë një gabim i paqëllimshëm. Një punonjës i portalit tha, se sipërmarrja është komerciale, synon të publikojë sa më shumë ngjarje që të jetë e mundur. Lidhje me Rusinë "BBC" nuk ka mundur të verifikojë.
Një informacion i rremë, që përshtatet me botëkuptimin e shumë njerëzve, të cilët e përhapin atë në rrjet. Në "Telegram", në "X" (dikur "Twitter") me pasoja konkrete: "Ajo që përjetuam këtu është, se një lajm i rremë në rrjet përhapet duke nxitur dhunë e trazira offline", thotë Sander van der Linden, profesor psikologjie në Universitetin Cambridge dhe ekspert për "fake-news". Informacionet e rreme përhapen shpejt, sepse kushdo mund t'i publikojë ato në rrjet. "Informacionet janë pa dëshmi, të paverifikuara. Këto publikime mund të bëhen virale", thotë Van der Linden. "Koncernet mediatike kanë verifikues faktesh, redaktorë, producentë, të gjithë verifikojnë. Ndërsa këto platforma nuk kanë mekanizma kontrolli."

Javën e kaluar pikërisht edhe gazeta britanike "The Sun" i kushtoi vëmendje kësaj teme. Në titull shkruhej: "Media antisociale" – një lojë fjalësh me konceptin media sociale. Krahas titullit ishte printuar edhe një gurhedhës. Nëntitulli ishte: "Si 'Facebook' e të tjerë nxisin dhunën në rrugët tona." Titulli tërheq vëmendjen edhe sepse kjo është një gazetë që i përket perandorisë mediatike të Rupert Murdoch, që po nxjerr në pah kthesën. Nuk janë më tabloidët, gazetat e përditshme të bujshme, që japin tonin në Mbretërinë e Bashkuar e bëjnë politikë, por janë koncernet e mëdha të internetit. Elon Musk, pronar i platformës X, javën e kaluar sulmonte vazhdimisht kryeministrin britanik Keir Starmer. Një luftë civile është e pashmangshme, shkruante ai.
Musk akuzoi Starmer p.sh., se po mban qëndrim krejt ndryshe ndaj "protestuesve të bardhë" në vend që t'u kundërvihet dorasve me prejardhje emigracioni. Por për këtë ai nuk jepte asnjë dëshmi. Politikanë britanikë të skajit të djathtë e përdorën këtë argument – edhe ata pa ofruar prova. Shefi i "X" Musk e lejoi sërish në platofrmën X aktivistin ekstremist të djathtë Tommy Robinson, i cili ka 900.000 ndjekës dhe poston Tweets me përmbajtje djathtiste dhe informacione të rreme duke i nxitur protestuesit e dhunshëm.
Përpjekjet për rregullimin nga shteti të këtyre platformave janë në fillimet e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Hannah Rose, eksperte për ekstremizmin në Institutin për Dialogun Strategjik, e quan këtë si një shembull për ligjin Online Safety Act: "Ky ligj duhet t'i detyrojë platformat që të shuajnë përmbajtjet ilegale. Kush nuk e bën këtë duhet të gjobitet. Por rregullorja ndodhet ende në fazë fillestare." Se sa efikas është ky ligj, kjo është ende e paqartë. Do të varet nga pozicioni i strukturës rregullatore shtetërore./ DW
Detaje të reja janë zbardhur nga rrëzimi i avionit në ...
Administrata e presidenti Joe Biden nuk do t’i lejojë “eks...
Irani po intensifikon aktivitetin në internet, që syno...
Një avion me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipaz...
Autoritetet austriake njoftuan të premten për arrestimin e...
Franca dënoi ashpër të premten ato që ajo i quajti veprime...
Izraelitët kanë edhe më pak shpresa për arritjen e një...
Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa ...
Tri sulme të dyshuara të rebelëve jemenas, Huthi, kanë shë...
Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën veril...
Një i ri austriak i cili u arrestua bazuar në dyshimet për...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut...
Transmetuesi amerikan ABC njoftoi të enjten se i nomin...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të en...
Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bën...
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...
Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besoj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...