Zgjedhja e udhëheqësit të ri të Hamasit zbeh shpresat për armëpushim në Gazë
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...

Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bënë ndalesa në të njëjtin vend të mërkurën në qytetin Eau Claire me 71,000 banorë në shtetin e papërcaktuar Uiskonsin. Fitorja në këtë shtet mund të ndihmojë të dy palët të fitojnë zgjedhjet e nëntorit.
Kandidati republikan për Nënpresident, JD Vance u ndal fillimisht në Miçigan, më pas u nis për në Uiskonsin fqinj për të biseduar me punonjësit e një fabrike.
Kandidatja demokrate për president Kamala Harris dhe kandidati i saj për nëndëspresident, Tim Walz, ishin në Uiskonsin përpara se të zhvillonin një tjetër tubim, në mbrëmje, në Miçigan.
Të dy palët ishin aq afër në qytetin Eau Claire, sa zoti Vance shkoi për të parë avionin e Nënpresidentes Harris “Air Force Two” në pistën e aeroportit lokal, duke u thënë gazetarëve:
“Ne zbarkuam pothuajse në të njëjtën kohë me të dhe unë shkova afër sepse doja të shihja aeroplanin që do të jetë i imi pas disa muajsh”.
Ai gjithashtu sulmoi zonjën Harris, duke shtuar, “doja të përshëndesja gazetarët që po udhëtojnë me nënpresidenten, pasi besoj se ata po ndihen të vetmuar, sepse Kamala Harris nuk po pranon t’u përgjigjet pyetjeve të tyre”.
Gjatë vizitës në fabrikë, zoti Vance akuzoi zonjën Harris se iu shmang pyetjeve të gazetarëve për 17 ditë, që kur Presidenti Joe Biden vendosi të largohet nga gara, duke mbështetur Nënpresidenten si kandidatja demokrate që do të përballet me rivalin republikan Donald Trump.
Më herët gjatë ditës, ish Presidenti Trump, në një intervistë me telefon për televizionin “Fox News”, e përshkroi përzgjedhjen e Guvernatorit liberal Tim Walz nga zonja Harris si kandidat për Nënpresident, si një ‘zgjedhje tronditëse’.
Si ai, ashtu edhe kandidati republikan për Nënpresident JD Vance, e kanë karakterizuar zotin Walz dhe politikat e tij si liberale dhe jashtë rrjedhës kryesore të politikave amerikane.
Zoti Walz dhe zonja Harris filluan të sulmonin ish Presidentin Trumpin në tubimin e tyre.
Nënpresidentja Harris tha se zoti Trump, nëse fiton një mandat të ri katërvjeçar, do të shkurtonte ndihmat për familjet e klasës së mesme, një grup ku ajo dhe kandidati i saj për nënpresident Walz janë përqëndruar shumë.
Sipas zonjës Harris, ish Presidenti Trump do të shkurtonte sigurimet shëndetësore dhe pensionet për amerikanët, ndërsa do të ulte “taksat për miliarderët dhe korporatat e mëdha”. Këto akuza zoti Trump i ka hedhur poshtë.
Ajo gjithashtu sulmoi zotin Trump për emërimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët në vitin 2022 ndihmuan në heqjen e abortit si të drejtë kushtetuese në Shtetet e Bashkuara. Nënpresidentja Harris tha se do ta miratonte ligjin për të rikthyer abortin si një të drejtë në të gjithë Shtetet e Bashkuara, nëse ai kalonte në Kongres.
“Donald Trump-i synon ta kthejë kombin tonë prapa”, tha ajo, ndërsa turma brohoriti: “Nuk do të kthehemi prapa”.
Gjashtë ose shtatë shtete të papërcaktuara si Uiskonsini, ka të ngjarë të mbizotërojnë udhëtimet e të katër kandidatëve për zgjedhjet e 5 nëntorit. Votimi i hershëm në disa shtete fillon në dy javët e fundit të shtatorit.
Shtetet e papërcaktuara luajnë një rol të madh në rezultatin e zgjedhjeve, sepse në Shtetet e Bashkuara presidenti nuk zgjidhet me votën e drejtpërdrejtë popullore.
Fituesi përcaktohet nga garat e veçanta në të 50 shtetet. Ndarja e votave të Kolegjit Zgjedhor për secilin shtet bëhet duke u mbështetur në numrin e banorëve, kështu që shtetet më të populluara kanë ndikimin më të madh.
Sondazhet kombëtare tani tregojnë se zonja Harris është pak përpara zotit Trump, duke përmbysur epërsinë që kandidati republikan kishte ndaj Presidentit Biden, para se ky i fundit të tërhiqej nga gara.
Por rezultati është shumë i ngushtë.
Një sondazh i ri në Uiskonsin, me Shkollën Juridike të Universitetit Marquette ve në dukje se, mes votuesve të mundshëm, zonja Harris mbështetet nga 50% e votuesve, ndërsa zoti Trump nga 49%.
Uiskonsin ka 10 nga 270 votat elektorale që nevojiten për fitore, ndërsa Miçigani, një shtet me popullsi më të madhe, ka 15./ VOA
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...
Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besoj...
Shërbimet ruse të monitorimit të internetit njoftuan të en...
Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur ka...
Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazh...
Kryeministrja Giorgia Meloni shpreson se masa do të adreso...
Hezbollahu duket gjithnjë e më shumë se mund të godasë Izr...
Shtetet e Shengenit lëshojnë miliona viza Shengen çdo ...
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi terrorist që ishte ...
Në javët e ardhshme, Ursula von der Leyen duhet të zgjidhë...
Tri koncertet e ardhshme të Taylor Swift në Vjenë janë...
Shtetet e Bashkuara thanë se me vendimet e vazhdueshme...
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi të mërkurën ...
Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Par...
Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënu...
Gjatë ditëve të fundit Britania është përfshirë nga trazir...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje të m...
Turqia paraqiti të mërkurën një kërkesë në Gjykatën Ndërko...
Ndalimi i hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olim...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi të mërkurën ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...