Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Shtetet e Bashkuara thanë se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, gjatë një konference për media përsëriti se SHBA-ja është e shqetësuar me vendimet e fundit të Kosovës, kur u pyet nëse duhet të ketë pasoja për autoritetet në Kosovë pas mbylljes së disa objekteve të Postës së Serbisë në veri të vendit disa ditë më parë.
“Ne besojmë se vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar që Kosova të krijojë. Nëse e shikoni që nga pavarësia e Kosovës, SHBA-ja fuqishëm ka mbështetur integrimin e tyre të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multientike, por për të realizuar këtë vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Kosovës në masat për të fuqizuar paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha Miller më 7 gusht.
Miller tha prandaj e inkurajojnë qeverinë e Kosovës që të kthehet “në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv” me ta, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Zëdhënësi i DASH-it tha se këto qëndrime ia kanë shprehur edhe privatisht qeverisë së Kosovës, teksa theksoi po ashtu se nuk dëshiron që spekulojë për veprimet në të ardhmen.
Më 5 gusht, autoritetet në Kosovë mbyllën nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – vendim që u kritikua nga SHBA-ja dhe BE-ja. Vendimi është kritikuar edhe nga autoritetet në Serbi.
Por, autoritetet në Kosovë kanë thënë se objektet e mbyllura nuk kishin licencë për punë.
Ambasada amerikane në Prishtinë reagoi po atë ditë, duke thënë se veprimet e pakoordinuara të Kosovës “përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”.
SHBA-ja i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që t’u japë fund veprimeve të njëanshme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja.
SHBA-ja, por edhe BE-ja dhe shtetet po ashtu po kundërshtojnë hapjen e urës mbi lumin Ibër, që qeveria e Kosovës po synon që ta hapë për trafik.
Disa serbë protestuan të mërkurën në Mitrovicë të Veriut për të kundërshtuar hapjen e urës mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut, të banuar me shqiptarë, dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe.
Qeveria e Kurtit, në mes të korrikut njoftoi se synon të hapë urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Megjithatë, vendet e QUINT-it – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia – më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, deklaroi se çdo vendim për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ky mision ka përsëritur se nuk do të ngurrojë të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme” për t’i luftuar zhvillimet të cilat mund ta cenojnë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.
Ushtarët italianë në kuadër të misionit të KFOR-it ndodhen në urën mbi lumin Ibër, ndërsa afër ndodhen edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Në periudhën pasluftës, ura mbi lumin Ibër, ishte simbol i trazirave dhe barrikadave të ngritura nga serbët e Kosovës për t'i kundërshtuar përpjekjet e Kosovës për të vendosur autoritetin në veri.
Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve./REL
Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi të mërkurën ...
Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Par...
Një rast pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor është shënu...
Gjatë ditëve të fundit Britania është përfshirë nga trazir...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje të m...
Turqia paraqiti të mërkurën një kërkesë në Gjykatën Ndërko...
Ndalimi i hixhabit për sportistet franceze në Lojërat Olim...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi të mërkurën ...
Përzgjedhja e Guvernatorit të Minesotës Tim Walz si kandid...
Izraeli lëshoi një udhër evakuimi për palestinenzët në...
Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht...
Protestat në Bangadesh kanë detyruar kryeministren She...
Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya...
Parada ushtarake janë zhvilluar në Kroaci për të shënuar 2...
Djali i Mette-Marit, Marius Borg Høiby thuhet se ka qe...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrj...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar në lidhje me...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas ...
Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit...
Makinat e KFOR-it amerikan janë parë të martën te ura krye...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...