Izraeli urdhëron evakuimin e banorëve në disa zona në veri të Gazës
Izraeli lëshoi një udhër evakuimi për palestinenzët në...

Përzgjedhja e Guvernatorit të Minesotës Tim Walz si kandidat për nënpresident nga demokratja Kamala Harris, do të thotë se të dyja partitë i kanë të plotësuara tashmë dyshet kandiduese për zgjedhjet e nëntorit. Zonja Harris dhe zoti Walz dolën për herë të parë të martën në mbrëmje në një tubim fushate së bashku në Fildelfia të Pensilvanisë, një nga shtetet që pritet të përcaktojë rezultatin e zgjedhjeve. Filadelfian e vizitoi të martën edhe kandidati për nënpresident, JD Vance.
Filadelfia është një qytet i mbushur me simbolizëm. Është qyteti ku themeluesit e Shteteve të Bashkuara shpallën pavarësinë. Të martën, të dyja partitë bënë fushatë pikërisht në këtë qytet
Kandidatja demokrate Kamala Harris, prezantoi kandidatin e saj për nënpresident, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz.
“Tim dhe unë kemi një mesazh për Trump-in dhe të tjerët që duan të kufizojnë liritë tona themelore: Ne nuk do të kthehemi pas”, tha ajo.
Zoti Walz, një veteran ushtrie, ish-mësues dhe ish-trajner i futbollit amerikan në një shkollë të mesme para se të hynte në politikë, sulmoi drejtpërdrejt kandidatët republikanë.
“Është diçka që e kam vënë re dhe më duhet ta them. Ata janë të neveritshëm, janë të çuditshëm. Kjo është e vërteta”, tha ai.
Disa demokratë thonë se zoti Walz do të bëjë për vete ish-demokratët nga shtetet e lëkundura që votuan për zotin Trump.
“Mendoj se ky është një grup demografik që demokratët duhet ta fitojnë. Dhe Tim Walz duket se flet gjuhën e atyre votuesve”, thotë votuesi demokrat Dan Ladise.
Vetëm disa orë më herët--- në anën tjetër të qytetit, kandidati republikan për nënpresident, JD Vance mbajti një aktivitet fushate, duke iu përgjigjur pyetjeve të medias. Ai sulmoi ashpër zotin Walz.
"Tim Walz ka qenë një nga radikalët më të majtë në të gjithë qeverisjen e Shteteve të Bashkuara të çdo niveli”, tha ai.
Zoti Vance goditi demokratët lidhur me çështjet e imigracionit, fentanilit dhe ekonomisë.
Votuesi i pavendosur Wayne Eastman priste në radhë për tubimin duke mbajtur në dorë librin e zotit Vance “Hillbilly Elegy”.
"Është e pazakontë që një politikan të jetë edhe shkrimtar, kështu që jam kurioz", thotë ai.
Pas 90 ditësh, votuesit amerikanë do të zgjedhin mes ish-Presidentit Trump dhe Nënpresidentes Harris. Zonja Harris po bën thirrje për të shmangur një rikthim të zotit Trump.
Në ditët e ardhshme dyshja demokrate Harris-Walz do të vizitojë pesë shtete të tjera përcaktuese për zgjedhjet: Viskonsin, Miçigan, Karolina e Veriut, Arizona dhe Nevada./ VOA
Izraeli lëshoi një udhër evakuimi për palestinenzët në...
Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht...
Protestat në Bangadesh kanë detyruar kryeministren She...
Hamasi emëroi udhëheqësin e grupit militant për Gazën, Yahya...
Parada ushtarake janë zhvilluar në Kroaci për të shënuar 2...
Djali i Mette-Marit, Marius Borg Høiby thuhet se ka qe...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shtuar thirrj...
Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar në lidhje me...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas ...
Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar udhëheqësit...
Makinat e KFOR-it amerikan janë parë të martën te ura krye...
Kanditati republikan për president i SHBA-së, Donald T...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveç...
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano ka reagua...
Kandidatja e demokratëve në garën për presidente të Sh...
Një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet ...
Të përballur me kërcënimin e sulmeve hakmarrëse nga Ir...
Presidenca e Kosovës tha se është “për keqardhje” mëny...
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se veprim...
Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...