Sulm ndaj një baze në Irak/ Plagosen pesë ushtarë amerikanë
Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan...

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara jo vetëm që janë në kundërshtim me marrëveshjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por “më keq, rrezikojnë të lënë të bllokuar në postë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”.
“BE-ja lulëzon duke mbledhur rreth vetes të gjitha shtetet anëtare dhe komunitetet e tyre dhe ne na duhet qasje e njëjtë në nivel kombëtar”, tha Rohde përmes një postimi në "X", teksa shpërndau reagimin e zëdhënësit të bllokut evropian, Peter Stano, lidhur me mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veriun e Kosovës.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar dhe rrjedhimisht Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.
Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel i reagoi ambasadorit amerikan për këtë deklaratë, duke thënë se ai po mashtron.
“Qytetarët e Kosovës dhe politikanët e Kosovës e dinë që nuk ka rrugë për anëtarësimin në BE të shtetit të tyre. Ata po ashtu e dinë se nuk ka asnjë ‘marrëveshje të dialogut’ që kur Serbia haptazi kundërshton parimet themelore të dialogut”.
Aksioni policor për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë u zhvillua më 5 gusht, kur u mbyllën nëntë objekte.
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq u mbyllën nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.
Nga Policia e Kosovës thanë se aksioni u zhvillua pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).
Bashkimi Evropian e kritikoi aksionin duke thënë se ishte një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës.
Sipas BE-së, një veprim i tillë shkel dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Blloku evropian rikujtoi që në kuadër të marrëveshjeve të arritura për telekomunikacionin, më 2013 dhe 2015, dy palët janë pajtuar që për shërbimet postale të diskutohet “në një fazë të mëvonshme”, dhe kështu, sipas BE-së, është kuptuar që kjo çështje mund të adresohet vetëm përmes dialogu.
Edhe Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të zhgënjyera” për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë.
“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, tha ambasada amerikane në Prishtinë në një reagim të publikuar më 5 gusht.
Mbyllja e objekteve u dënua edhe nga zyrtarët e Postës së Serbisë, Lista Serbe, dhe institucioneve shtetërore të Serbisë./REL
Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan...
Gjykata amerikane ka vendosur se Google ka vepruar në ...
Mbyllja e zyrave postare në veri të Kosovës për mungesë ce...
Më 2017, një kompani “offshore” me bazë në Qipro, e qu...
Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjye...
Agjencia e lajmeve 'Bloomberg News' kërkoi falje të hënën ...
Nëntë anëtarë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ref...
Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të...
Bashkimi Evropian ka shtuar të hënën 28 zyrtarë dhe “propa...
Tregu amerikan i aksioneve shënoi rënie të hënën nga f...
Kardinali amerikan Sean O'Malley, i njohur për përkrah...
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë arrestuar më ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi këtë të hënë p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të dis...
Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat...
Qytetet më të shtrenjta për të jetuar janë Gjeneva dhe...
Rrjeti social "TikTok" do të heqë përgjithmonë funksio...
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena ...
Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Forcave të Armatosura të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...