Gjykata amerikane, vendim kundër Google: Ka shkelur rregullat e konkurrencës
Gjykata amerikane ka vendosur se Google ka vepruar në ...

Të paktën pesë anëtarë të personelit ushtarak amerikan u plagosën në një sulm kundër një baze ushtarake në Irak të hënën, i thanë zyrtarët amerikanë agjencisë "Reuters", në një kohë tensionesh në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve për një valë të re sulmesh të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, pas vrasjes javën e kaluar të anëtarëve të lartë të grupeve militante të Hamasit dhe Hezbollahut.
Dy raketa Katjusha goditën bazën ajrore al Asad në Irakun perëndimor, thanë dy burime irakiane të sigurisë. Një burim i sigurisë irakiane tha se raketat ranë brenda bazës. Nuk ishte e qartë nëse sulmi ishte i lidhur me kërcënimet e Iranit për t'u hakmarrë mbi vrasjet.
Të mërkurën, Irani tha se SHBA mban përgjegjësinë për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Hanijeh, në Teheran për shkak të mbështetjes së tij për Izraelin.
Zyrtarët amerikanë, të cilët folën për agjencinë "Reuters" në kushte anonimiteti, thanë se një nga ushtarët ishte plagosur rëndë. Numri i viktimave bazohet në njoftimet fillestare dhe detajet mund të ndryshojnë, thanë ata. "Personeli i bazës po kryen një vlerësim të dëmeve pas sulmit," shtoi një nga zyrtarët.
Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm në Irak kundër individëve që zyrtarët amerikanë thanë se ishin militantë që po përgatiteshin të hidhnin dronë dhe përbënin një kërcënim për forcat amerikane dhe të koalicionit.
Pentagoni ka thënë se do të vendosë avionë luftarakë shtesë dhe anije luftarake të marinës në Lindjen e Mesme, ndërsa Uashingtoni përpiqet të forcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hamas dhe Hezbollah.
Iraku ka një pozicion të pazakontë, duke qenë njëkohësisht aleat i SHBA-së dhe Iranit. Në Irak ka 2500 trupa amerikane, por edhe grupe militantësh të mbështetur nga Irani që kanë lidhje me forcat e sigurisë së vendit./CNA
Gjykata amerikane ka vendosur se Google ka vepruar në ...
Mbyllja e zyrave postare në veri të Kosovës për mungesë ce...
Më 2017, një kompani “offshore” me bazë në Qipro, e qu...
Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjye...
Agjencia e lajmeve 'Bloomberg News' kërkoi falje të hënën ...
Nëntë anëtarë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ref...
Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të...
Bashkimi Evropian ka shtuar të hënën 28 zyrtarë dhe “propa...
Tregu amerikan i aksioneve shënoi rënie të hënën nga f...
Kardinali amerikan Sean O'Malley, i njohur për përkrah...
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë arrestuar më ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi këtë të hënë p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të dis...
Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat...
Qytetet më të shtrenjta për të jetuar janë Gjeneva dhe...
Rrjeti social "TikTok" do të heqë përgjithmonë funksio...
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena ...
Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Forcave të Armatosura të ...
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris tak...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...