Bizneset e Dmitry Patrushevit, pasardhësit të mundshëm të Putinit
Më 2017, një kompani “offshore” me bazë në Qipro, e qu...

Mbyllja e zyrave postare në veri të Kosovës për mungesë certifikatash biznesi dhe numri fiskal nxiti reagimin e ashpër të Beogradit zyrtar, i cili tha se “qeveria e Kosovës po tenton të nxisë konflikt”.
Pas një operacioni kontrolli në veri të vendit, që zgjati gjatë gjithë ditës së hënë (05.08) policia e Kosovës mbylli nëntë filiale të postës së Serbisë që veprojnë në Kosovë.
Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës (ARKEP) këto zyra nuk kishin licencë. Mbyllja e zyrave postare nxiti reagimin e ashpër të Beogradit zyrtar, i cili tha se "qeveria e Kosovës po tenton të nxisë konflikt”. Sipas policisë, operacioni në veri është kryer me kërkesë të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Gjatë operacionit janë "konfiskuar materiale dhe me vendim të autoritetit kompetent janë mbyllur nëntë zyra poste, nën dyshimin për veprim pa licencë dhe nuk kanë qenë të regjistruara në institucionet e Kosovës", thuhet në njoftim të policisë.
Në një njoftim për mediat Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tha se "në të kaluarën janë bërë përpjekje që çështja e operimit të postës të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, por si pasojë e kundërshtimit nga pala serbe, kjo çështje asnjëherë nuk është trajtuar edhe pse është përmendur në Marrëveshjen për Telekomunikacion”.
Sipas ARKEP: "Posta e Serbisë nuk figuron e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit te Bizneseve dhe nuk ka certifikatë biznesi dhe numër fiskal”. Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është institucion rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit.
Beogradi reagon
I menjëherëshëm ishte reagimi i autoriteteve të Beogradit, të cilat thanë se "me veprimet e fundit në veri të Kosovës, qeveria e Albin Kurtit po synon të provokojë një konflikt të hapur”. "Banditët e tij në mënyrë të njëanshme dhe në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet, pushtuan hapësirat e Postës në Leposaviç, Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok.
Bëhet fjalë për një krizë të re të drejtuar nga Albin Kurti, i cili në këtë mënyrë dëshiron t'i dëbojë të gjithë serbët nga Kosova, duke ua mohuar të gjitha të drejtat elementare të njeriut dhe duke i frikësuar ata. Veprimet e sotme janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Telekomunikacionit të vitit 2015, ku thuhet se çështjet e shërbimit postar do të zgjidhen ekskluzivisht me dialog”, thuhet në një reagim të zyrës serbe për Kosovën në qeverinë e serbisë.
Kurse Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, tha se "heqja e shërbimeve postare, pas heqjes së dinarit është goditja më e rëndë për funksionimin e institucioneve serbe dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët në këto zona”.
"Edhe një herë i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të veprojë urgjentisht dhe ta ndalojë Kurtin të përpiqet të dëbojë serbët nga vatrat e tyre, sepse është detyrë e tyre të mbrojnë të gjithë qytetarët, përfshirë serbët dhe të mos lejojnë paqëndrueshmëri rajonale”, thuhet në reagimin e Srpska.
Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, prej fondeve që ndan qeveria serbe për ta, që përfshin: pagat, shtesat për fëmijë dhe pensionet. Po ashtu përmes postës së Serbisë në Kosovë kryhen edhe pagesa të ndryshme për shërbimet që marrin qytetarët nga institucionet paralele të Serbisë, për nxjerrjen e dokumenteve serbe, pagesa për provime, dërgesa parash, etj./DW
Më 2017, një kompani “offshore” me bazë në Qipro, e qu...
Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjye...
Agjencia e lajmeve 'Bloomberg News' kërkoi falje të hënën ...
Nëntë anëtarë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ref...
Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të...
Bashkimi Evropian ka shtuar të hënën 28 zyrtarë dhe “propa...
Tregu amerikan i aksioneve shënoi rënie të hënën nga f...
Kardinali amerikan Sean O'Malley, i njohur për përkrah...
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë arrestuar më ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi këtë të hënë p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të dis...
Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat...
Qytetet më të shtrenjta për të jetuar janë Gjeneva dhe...
Rrjeti social "TikTok" do të heqë përgjithmonë funksio...
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena ...
Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Forcave të Armatosura të ...
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris tak...
Kancelari Olaf Sholc ishte mjaft i lehtësuar kur priti...
Nju Jorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...