Goditje serioze?/ Depërtimi i Ukrainës në territorin rus
Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën veril...

Tri sulme të dyshuara të rebelëve jemenas, Huthi, kanë shënjestruar një anije në Ngushticën Babe l-Mandeb, që lidh Gjirin e Adenit me Detin e Kuq. Autoritetet thanë se rojet e një kompanie private kanë qëlluar drejt një droni, që ishte nisur drejt anijes.
Rebelët Huthi nuk kanë marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse për muaj të tërë ata kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq, për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Rripin e Gazës.
Pas një pauze dyjavore, sulmet e rebelëve jemenas rinisën pas vrasjes së shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran, në mes të shqetësimeve se lufta mund të zgjerohet. Irani mbështet Huthit, të cilët janë pjesë e të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës”.
“Operacionet po vazhdojnë. Operacionet tona kundër Izraelit armik dhe operacionet në det”, paralajmëroi lideri i rebelëve jemenas, Abdul Malik al-Houthi, gjatë një fjalimi të enjten.
“Vendimi për një përgjigje është vendim kolektiv në nivel të ‘Boshtit të Rezistencës’”, shtoi ai.
Të enjten, rebelët jemenas kryen sulmin e parë me raketa pas pauzës dyjavore, tha ushtria britanike, që shtoi se disa raketa shpërthyen pranë një anijeje. Sulmi i dytë ndodhi të premten në mëngjes, kur raketat “shpërthyen afër anijes”, tha ushtria britanike.
“Anija dhe ekuipazhi raportohet se janë të sigurt”.
Kompania private e sigurisë, Ambrey, raportoi se anija u godit nga një dron, por sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme materiale”.
Më pas u krye sulmi i tretë, kur rojet e kompanisë private “hapën zjarr dhe me sukses shkatërruan” anijen prej nga ishin nisur sulmet me raketahedhës, tha Ambrey.
Rebelët Huthi kanë shënjestruar më shumë se 70 anije me raketa dhe dronë dhe kanë vrarë katër marinarë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor të vitit të kaluar. Ata po ashtu kanë arritur të marrin nën kontroll një anije dhe kanë fundosur dy të tjera. Sulmet e tjera të tyre janë penguar nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja në Detin e Kuq, ose nuk kanë arritur të godasin caqet./ REL
Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën veril...
Një i ri austriak i cili u arrestua bazuar në dyshimet për...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut...
Transmetuesi amerikan ABC njoftoi të enjten se i nomin...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të en...
Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bën...
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...
Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besoj...
Shërbimet ruse të monitorimit të internetit njoftuan të en...
Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur ka...
Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazh...
Kryeministrja Giorgia Meloni shpreson se masa do të adreso...
Hezbollahu duket gjithnjë e më shumë se mund të godasë Izr...
Shtetet e Shengenit lëshojnë miliona viza Shengen çdo ...
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi terrorist që ishte ...
Në javët e ardhshme, Ursula von der Leyen duhet të zgjidhë...
Tri koncertet e ardhshme të Taylor Swift në Vjenë janë...
Shtetet e Bashkuara thanë se me vendimet e vazhdueshme...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...