Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
Irani po intensifikon aktivitetin në internet, që syno...

Administrata e presidenti Joe Biden nuk do t’i lejojë “ekstremistët”, përfshirë Izraelin, që t’i çorientojnë bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës, tha të premten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby. Kirby e akuzoi ministrin e Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, për pretendime të rrejshme.
Ai tha se pretendimet e Smotrichit se marrëveshja për armëpushim në Gazë do të nënkuptonte dorëzim para Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – apo që pengjet nuk duhet të këmbehen për të burgosurit, janë “plotësisht të gabuara”. Smotrichi po e çorienton popullin izraelit, sipas Kirbyt.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre ka muaj që po përpiqen t’i bindin palët të rikthehen në tavolinën e bisedimeve për armëpushim në luftën tashmë 10-mujore në Gazë, por janë përballur vazhdimisht me pengesa nga Izraeli dhe Hamasi.
Zyrtarët amerikanë besojnë se propozimi i fundit i ka afruar palët më së shumti drejt pajtimit për lirimin e grave, të sëmurëve dhe të moshuarve që po mbahen peng nga Hamasi në Gazë prej sulmit të 7 tetorit, në këmbim të një armëpushimi së paku gjashtëjavor të gjatë.
“Ne duam të arrihet një marrëveshje. Ne besojmë se ende është e mundur të arrihet kjo... por do të nevojitet lidership në të dyja anët, si dhe kompromise”, tha Kirby.
Të enjten, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti – të cilat i ndërmjetësojnë bisedimet – u bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e bisedimeve për armëpushim.
Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe marrëveshja të nisë së zbatuari pa vonesa”.
Kirby tha se disa kritikë, si Smotrich, kanë pretenduar se marrëveshja për pengjet është “dorëzim para Hamasit apo se pengjet nuk duhet të këmbehen me të burgosur [palestinezë]”, dhe se lufta duhet të vazhdojë për kohë të papërcaktuar.
“Këto argumente janë plotësisht të gabuara”, tha Kirby. Izraeli thotë se synimi i tij është ta shkatërrojë Hamasin, pas sulmit të 7 tetorit, në të cilin militantët nga Gaza u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Pas një rundi këmbimesh në nëntor, Izraeli thotë se edhe 111 pengje po mbahen në Gazë, përfshirë trupat e pajetë të 39 pengjeve.
Lufta e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur rreth 40.000 palestinezë dhe më shumë se 91.700 të tjerë të plagosur.
Më shumë se 1.9 milion njerëz të popullsisë së përgjithshme prej 2.3 milionë banorësh të Gazës së paraluftës janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre, duke u zhvendosur vazhdimisht nëpër territorin e vogël për t’i ikur luftës./ Rel
Irani po intensifikon aktivitetin në internet, që syno...
Një avion me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipaz...
Autoritetet austriake njoftuan të premten për arrestimin e...
Franca dënoi ashpër të premten ato që ajo i quajti veprime...
Izraelitët kanë edhe më pak shpresa për arritjen e një...
Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa ...
Tri sulme të dyshuara të rebelëve jemenas, Huthi, kanë shë...
Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën veril...
Një i ri austriak i cili u arrestua bazuar në dyshimet për...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut...
Transmetuesi amerikan ABC njoftoi të enjten se i nomin...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të en...
Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bën...
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...
Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besoj...
Shërbimet ruse të monitorimit të internetit njoftuan të en...
Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...