Ukraina: Së paku 10 të vrarë nga një sulm rus në një supermarket
Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur...

Izraelitët kanë edhe më pak shpresa për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Rripin Gazës, pas emërimit të Yahya Sinwar-it si udhëheqës i grupit militant Hamas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, izraelitët e shohin atë si një figurë edhe më ekstremiste sesa paraardhësi i tij.
Pas sulmit të Hamasit kundër civilëve izraelitë më 7 tetor, Izraeli nisi operacionin për vrasjen e të gjithë udhëheqësve të grupit militant.
Ai që ka arritur të shmangë vrasjen është Yahya Sinwar, njeriu që tani drejton grupin islamik. Ai besohet se fshihet nën tokë në një tunel në Gazë, duke përdorur si mburojë pengjet izraelite.
“Sot,Yahya Sinwari drejton byronë politike dhe krahun ushtarak të Hamasit. Kjo është hera e parë që i gjithë pushteti bie në duart e një personi që ndoshta është më ekstremisti në grup”, thotë Gershon Baskin, ish negociator për lirimin e pengjeve.
Ai nuk pret ndonjë ndryshim të madh në pozicionin e Hamasit në negociatat për armëpushimin që do t’i jepte fund luftës dhe do të mundësonte lirimin e të gjitha pengjeve. Ai thotë se Sinwar-i njihet si esktremist.
“Nuk ka diskutim se ai është ekstremist, është shumë fetar, ka një pikëpamje të shtrembëruar mbi atë se çfarë është islami. Ai beson se detyra më e rëndësishme në islam është të jesh martir për Palestinën”, thotë zoti Baskin.
Izraeli e ka dënuar Sinwar-in me burgim të përjetshëm më 1989 për organizimin e një sulmi që vrau dy ushtarë izraelitë dhe për vrasjën e katër palestinezëve që bashkëpunonin me Izraelin.
Ai ka qëndruar për më shumë se 20 vite në burgjet izraelite, e flet rrjedhshëm gjuhën hebraike dhe e sheh veten si ekspert të Izraelit. Ai ishte mes më shumë se një mijë të burgosurve të Hamasit, që u liruan më 2011, në këmbim të ushtarit të rrëmbyer izraelit Gilad Shalit.
Zyrtarët izraelitë thonë se janë të vendosur ta vrasin atë, si edhe udhëheqësit e tjerë të Hamasit të përfshirë në sulmet e 7 tetorit, sulme këto që nxitën fillimin e luftës.
“Ndryshimi i pozitës së tij, jo vetëm që nuk na pengon ta ndjekim, por na motivon të bëjmë përpjekje për ta gjetur, për ta vënë në shënjestër dhe për ta zëvendësuar edhe një herë kreun e byrosë politike”, thotë Komandanti i Ushtrisë izraelite Herzl Halevi.
Në rrugët e Gazës, opinioni është i ndarë nëse emërimi i Sinwar-it do t’i afrojë të dyja palët drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës 10 mujore.
“Emërimi i tij do ta zgjasë luftën edhe më shumë, sepse izraelitët nuk e duan. Ata duan një figurë poltike që bën lëshime. Kemi dëgjuar se Sinwari është kokëfortë dhe mund të mos pranojë lëshime”, thotë Bashir Qarqaz, banor i Gazës.
Por të tjerë thonë se emërimi i Sinwar-it mund ta bëjë më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje me Izraelin.
“Shpresojmë se kjo do të përshpejtojë përfundimin e luftës, sepse ai jeton brenda Gazës dhe e njeh procesin negociues”, thotë Hani al-Qano, një banor tjetër.
Pas 10 muaj lufte, civilët në të dyja anët e konfliktit thonë se pavarësisht se kush është në krye të Hamasit, ata thjesht duan fundin e luftimeve./ Voa
Së paku 10 njerëz janë vrarë dhe 35 të tjerë janë plagosur...
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa ...
Tri sulme të dyshuara të rebelëve jemenas, Huthi, kanë shë...
Në rajonin Kursk të Rusisë, që kufizohet me Ukrainën veril...
Një i ri austriak i cili u arrestua bazuar në dyshimet për...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të di...
Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i ...
Forcat ruse dhe ukrainase po luftojnë në rajonin e Kurskut...
Transmetuesi amerikan ABC njoftoi të enjten se i nomin...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të en...
Dy fushatat presidenciale të Shteteve të Bashkuara bën...
Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që b...
Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besoj...
Shërbimet ruse të monitorimit të internetit njoftuan të en...
Tani që Kamala Harris dhe Donald Trump kanë përzgjedhur ka...
Bashkimi Evropian shpreson që Kosova të dëgjojë mesazh...
Kryeministrja Giorgia Meloni shpreson se masa do të adreso...
Hezbollahu duket gjithnjë e më shumë se mund të godasë Izr...
Shtetet e Shengenit lëshojnë miliona viza Shengen çdo ...
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi terrorist që ishte ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...