Shefi i NATO-s, Mark Rutte drejt një vizite në Washington për takim me presidentin Trump
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizit...

Një anëtar i ekuipazhit është shpërtuar nga forcat amerikane, pasi një aeroplan luftarak amerikan u rrëzua në Iran, tha një zyrtar amerikan për Radion Evropa e Lirë. Operacioni i kërkim-shpëtimit për anëtarin e dytë po vazhdon.
Kjo është hera e parë që një fluturake e ushtrisë amerikane është rrëzuar nga Irani që nga nisja e luftës më 28 shkurt.
Njoftimet nga zyrtarë amerikanë vijnë disa orë pasi Irani tha më 3 prill se ka rrëzuar një aeroplan të SHBA-së dhe ka ofruar shpërblim për shtetasit iranianë që kapin anëtarët e ekuipazhit.
Zyrtarë amerikanë thanë për REL-in se aeroplani i rrëzuar ishte i llojit F-15E, me dy ulëse.
CBS, Reuters, dhe media izraelite, duke cituar zyrtarë amerikanë, po ashtu raportuan se është shpëtuar një anëtar i ekuipazhit. Disa media raportuan se forcat për operacione speciale janë përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.
Ushtria amerikane nuk ka komentuar, ndërkaq Shtëpia e Bardhë tha vetëm se presidenti amerikan, Donald Trump, është informuar për këtë çështje.
Ndaras, një zyrtar tjetër amerikan tha më vonë se një tjetër aeroplan luftarak i SHBA-së u rrëzua në Gjirin Persik dhe piloti i vetëm u shpëtua.
Nëse do të kapej ndonjë pilot amerikan nga forcat iraniane, kjo do të rriste seriozisht tensionet, që veçse janë të larta, dhe me gjasë do të ndërlikonte përpjekjet e SHBA-së, që po synon të shkatërrojë plotësisht asetet ushtarake të Teheranit dhe të detyrojë regjimin që të pajtohet për kushtet për paqe që i ka paraqitur presidenti Trump.
Izraeli ka shtyrë sulmet e planifikuara në Iran në mënyrë që të mos ndërhyjë në përpjekjet për shpëtimin e pilotit amerikan, thanë zyrtarët perëndimorë për gazetarët.
Strategjia e kërkim-shpëtimit
I pyetur se çfarë do të mund të përfshijë një operacion i mundshëm i kërkim-shpëtimit, Richard Allen Williams, kolonel në pension i ushtrisë amerikane, dhe ish-zyrtar i NATO-s, i tha REL-it se misione të tilla janë zakonisht mirë të koordinuara dhe të mbrojtura.
Ai shpjegoi se komandantët me shumë gjasa do të dërgonin një aeroplan të veçantë për mbikëqyrjen ajrore të operacionit, i mbështetur nga mjete të sigurisë ajrore dhe forca tokësore të afta të sigurojnë zjarr nëse nevojitet.
Këto njësite do të punonin për të siguruar vendin e rrëzimit, ndërsa ekipet e shpëtimit do të ndiqnin sinjalin GPS të fluturakes së rrëzuar.
Ai shtoi se aeroplanë shtesë dhe burime rezervë do të mbeteshin në gatishmëri për të reaguar shpejt ndaj çdo përshkallëzimi ose ndërlikimi.
Reuters, The New York Times, The Wall Street Journal dhe media të tjera po ashtu kanë cituar burime të paidentifikuara që kanë raportuar për rrëzimin e aeroplanit dhe për kërkimin për ekuipazhin.
“Forcat ushtarake kanë nisur një operacion të kërkimit për të gjetur pilotin amerikan që e sulmuam më herët gjatë ditës së sotme”, raportoi agjencia e lajmeve iraniane, Fars, e cila është e afërt me Gardën Revolucionare Islamike.
Përderisa aeroplanë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar ose janë goditur nga raketa apo dronë iranianë ndërsa ndodheshin në tokë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, rrëzimi i aeroplanit luftarak, nëse konfirmohet zyrtarisht, do të ishte rasti i parë i raportuar i një avioni luftarak amerikan të rrëzuar nga zjarri armik.
Më 12 mars, gjashtë pjesëtarë të forcave amerikane humbën jetën kur një aeroplan për furnizim me karburant, i llojit KC-135, u rrëzua pas një përplasjeje në ajër me një tjetër aeroplan karburanti.
Ndërkaq më 27 mars, një sulm me raketa dhe dronë iranian goditi Bazën Ajrore Princi Sulltan në Arabinë Saudite, duke plagosur të paktën 12 ushtarë amerikanë dhe duke dëmtuar rëndë të paktën dy aeroplanë KC-135 të mbushjes ajrore.
Tre aeroplanë McDonnell Douglas F-15E Strike Eagle të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara u rrëzuan mbi Kuvajt më 2 mars, pasi u goditën gabimisht nga forcat e Kuvajtit. Gjashtë pjesëtarët e ekuipazhit shpëtuan, pasi dolën nga fluturakja me parashuta./REL
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vizit...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të voto...
Kabineti i kryeministrit Albin Kurti i ka kaluar të premte...
Qeveria e Kubës ka njoftuar lirimin e 2,010 të burgosurve,...
Kompania shtetërore e naftës Kuwait Petroleum Corporation ...
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha në llogari...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për nj...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një reagim në Truth...
Argjentina ka urdhëruar të ngarkuarin me punë të ambasadës...
Presidenti Donald Trump ka shkarkuar Pam Bondi-n nga detyr...
Britania e Madhe ka ndërmarrë një nismë diplomatike ndërko...
Bashkëkryesuesit e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senatin am...
Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm dhe aksionet ranë pasi D...
Dy persona janë vrarë pas një sulmi me armë zjarri në një ...
Ligjvënësit e Kosovës i kanë ratifikuar të enjten një sërë...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Detin Molucc...
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka bërë thi...
Çmimet e naftës u rritën dhe aksionet shënuan rënie ditën ...
Rritja e çmimeve të karburantit si pasojë e luftës në Iran...
Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë lidhur ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...