web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”/ Çmimet e naftës shënojnë rritje pas deklaratave të Trump

2 Prill 2026, 10:06, Kosova & Bota CNA

“Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”/

Çmimet e naftës u rritën dhe aksionet shënuan rënie ditën e sotme, pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se për dy deri në tri javët e ardhshme do të vijojnë sulmet në Iran.

Nafta e papërpunuar Brent, çmimi referues global i naftës, u rrit me 6.6% në gati 108 dollarë për fuçi. Nafta amerikane WTI u rrit me 6.3% në gati 106.4 dollarë për fuçi.

Nga ana tjetër tregjet e aksioneve ranë, pas fitimeve të shënuara në fillim të javës. Indeksi Kospi i Koresë së Jugut udhëhoqi rëniet në Azi, konkretisht me 4.5%.

Në Europë, indekset kryesore ishin kryesisht në rënie dhe kontratat e ardhshme amerikane gjithashtu treguan për një hapje më të ulët.

Presidenti Trump, në fjalimin e tij drejtuar kombit amerikan mbi luftën me Iranin, u shpreh se konflikti është pranë përfundimit, ndërsa paralajmëroi se SHBA-ja është të përgatitura të intensifikojnë reagimin e tyre ushtarak dhe kërcënoi ta kthejë Iranin "në epokën e gurit". /CNA





Lajmet e fundit nga