web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amnistia e të burgosurve/ 2000 mijë persona në Kubë përfitojnë lirinë

3 Prill 2026, 08:46, Kosova & Bota CNA

Amnistia e të burgosurve/ 2000 mijë persona në Kubë

Qeveria e Kubës ka njoftuar lirimin e 2,010 të burgosurve, në një nga amnistitë më të mëdha të viteve të fundit.

Vendimi u bë publik të enjten e 3 prillit përmes gazetës zyrtare Granma, në një kohë kur ishulli përballet me presion të shtuar ndërkombëtar, veçanërisht nga administrata e Donald Trump.

Sipas autoriteteve, amnistia është dhënë mbi bazën e sjelljes së mirë, gjendjes shëndetësore dhe natyrës së veprave penale. Në mesin e të liruarve përfshihen të rinj, gra, persona mbi 60 vjeç dhe shtetas të huaj. Megjithatë, lista përjashton të dënuarit për krime të rënda si vrasje, sulme seksuale apo vepra kundër autoritetit.

Organizata Human Rights Watch ka theksuar vazhdimisht se Kuba arreston dhe ndëshkon disidentët, përfshirë aktivistë, gazetarë dhe kundërshtarë politikë.

Në të kaluarën, Havana ka ndërmarrë lirime të ngjashme si pjesë e marrëveshjeve ndërkombëtare. Në fillim të vitit 2025, Kuba liroi 553 të burgosur pas negociatave me Shtetet e Bashkuara dhe Vatikanin, gjatë të cilave administrata e Joe Biden u zotua për lehtësimin e disa sanksioneve. Kjo marrëveshje u anulua më vonë nga Trump, duke çuar në pezullimin e përkohshëm të procesit të lirimeve.

Njoftimi zyrtar nuk përmendi drejtpërdrejt SHBA-në, duke e lidhur vendimin me festimet fetare të Javës së Shenjtë dhe Pashkëve. Megjithatë, marrëdhëniet e tensionuara me Uashingtonin dhe masat e fundit ekonomike kanë rënduar ndjeshëm situatën në ishull.

Administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të kufizuar furnizimin me naftë të Kubës, përfshirë veprime në Venezuelë dhe kërcënime për tarifa ndaj Meksikës, me synimin për të nxitur reforma politike dhe ekonomike në vendin e drejtuar nga komunistët.

Kriza energjitike në Kubë është përkeqësuar ndjeshëm, me mungesë të theksuar të karburantit dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Në mars, vendi përjetoi dy ndërprerje totale të energjisë brenda një jave, duke lënë mbi 10 milionë banorë pa energji.





Lajmet e fundit nga