Opozitarët serbë kërkojnë sqarim për rolin e Serbisë në Banjskë
Gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor, një pjesë e de...

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledur në Luksemburg diskutuan për luftën mes Izraelit dhe militantëve islamikë të Hamasit. Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell kërkoi nga diplomatët evropianë të punojnë për një zgjidhje afatgjate të krizës. Gjatë takimit u ritheksua përkrahja për zgjidhjen e krizës me krijimin e dy shteteve, por Ministrja e Jashtme e Gjermansië, Annalena Barbock fajësoi, siç tha ajo, terrorizmin e vazhdueshëm nga Gaza për vazhdimin e katastrofës humanitare.
Ministrat e jashtëm evropianë ritheksuan përkrahjen e tyre për zgjidhjen e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve përmes krijimit të dy shteteve.
Pak para takimit, shefi i BE-së për politikë të jashtme tha se duhet rikthyer vëmendja tek procesi politik.
“Procesi i paqes është harruar për një kohë të gjatë. Fuqitë e mëdha e kanë harruar çështjen palestineze, duke menduar se do të zgjidhej vetëvetiu, apo se ajo nuk kishte rëndësi. Ajo është e rëndësishme. Duhet të vazhdojmë të punojmë për këtë”, tha zoti Borrell.
Zoti Borrell tha se është lajm i mirë që dy ditëve të fundit kanë hyrë dhjetëra kamionë me ndihma për palestinezët përmes kalimit kufitar me Egjiptin.
Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock megjithatë paralajmëroi se, siç tha ajo, vazhdimi i terrorizmit të Hamasit nga Gaza e bën të pamundur dhënien fund të katastrofës humanitare
“Ne nuk mund t’i japim fund katastrofës humanitare nëse terrorizmi në Gazë vazhdon. Nuk do të ketë siguri dhe paqe as për Izraelin dhe as për palestinezët nëse ky terrorizëm vazhdon”, tha zonja Baerbock duke shtuar se janë dy pika më urgjente për krizën në Lindjen e Mesme.
“Së pari, ne duhet në çdo rrethanë të parandalojmë një përshkallëzim. I gjithë rajoni është në rrezik. Së dyti, gjithë pengjet që mbahen në Gazë duhen. Liruar pa kushte. Nuk ka asgjë për të diskutuar për këtë, pengjet duhet të lirohen. Është thjesht e papranueshme t'i mbash ata si mburoja njerëzore”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Ministrat e jashtëm të BE-së thanë se ata përkrahin të drejtën e Izraelit të mbrojë vendin, por disa prej tyre kërkuan armëpushim për të shmangur vazhdimin e katastrofës humanitare./ VOA
Gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor, një pjesë e de...
Qeni më i vjetër në botë, Bobby, ka ngordhur në moshën 31-...
Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj disa zonave ...
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar s...
Ish-kryeministri i Izraelit ka akuzuar "BBC"-në për njëans...
Një gjykatë në Pakistan ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se sulmi...
Tridhjetë trupa, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë nx...
Eurodeputeti Tonino Picula nga Aleanca Progresive e Social...
Që prej të shtunës së 7 tetorit, ka nisur lufta mes Hamasi...
Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës s...
Ka pasur më shumë se 70 kërcënime të rreme me bomba në Fra...
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbroj...
Jordani, Izrael, Liban, Egjipt: Stacionet e një diplom...
Izraeli është i vendosur të mos e ndalojë luftën me Hamasi...
Në fundjavë ushtria izraelite u zotua të intensifikojë sul...
Një nga gangsterët më famëkeq të East End të Britanisë, Da...
Laboratori i Qendrës Evropiane të Studimit Bërthamor në Gj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përsëritur gjatë...
Shqetësimet rreth rrezikut të zgjerimit të luftës mes Izra...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...