
Laboratori i Qendrës Evropiane të Studimit Bërthamor në Gjenevë, një nga qendrat më të mëdha të copëtimit të atomeve në botë, i njohur si CERN, ka hapur një qendër të re studimi. Qendra e re, e quajtura “Porta e Shkencës”, shpreson t'i bëjë konceptet e ndërlikuara shkencore të kuptueshme dhe frymëzuese për të gjithë të njerëzit e moshës 5 vjeç e lart, raporton Associated Press.
Për të pritur më mirë dhjetëra mijëra turistë në vit, drejtuesit e Organizatës Evropiane për Studime Bërthamore thonë se përmirësimi i infrastrukturës dhe hapja e një qendre të re në laboratorin, që ndodhet pranë kufrit franko-zviceran, ishin të nevojshme.
“Me qendrën “Porta e Shkencës”, ne duam të zgjerojmë mundësitë për arsimin shkencor, që i ofrojmë publikut”, shpjegon drejtorja Fabiola Gianotti, e cila për ndërtimin e qendrës së re angazhoi arkitektin italian Renzo Piano.
Hyrja në qendrën e re do të jetë falas dhe një nga qëllimet kryesore të saj është "frymëzimi i të rinve që të ndjekin një karrierë në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë", thotë zonja Gianotti.
Deri tani, Qendra Evropiane për Studime Bërthamore, CERN, ishte në gjendje të plotësonte vetëm 150 mijë nga 300 mijë kërkesat për vizita nga turistët në vit. Hapja e qendrës së re, “Porta e Shkencës” do ta bëjë të mundur pritjen e 500 mijë vizitorëve në vit, thotë zonja Gianotti.
Në ceremoninë e hapjes së qendrës së re, përveç zonjës Gianotti dhe zotit Piano, morën pjesë edhe personalitete të tjera, duke përfshirë fotografin e famshëm brazilian Sebastiao Salgado dhe John Elkann, kryetarin e prodhuesit të makinave, “Stellantis”, i cili financoi pothuajse gjysmën e projektit.
I tërhequr nga projekti, arkitekti Renzo Piano thotë se ai gjithmonë fillimisht i viziton vendet para se të projektojë një strukturë të re.
“Pra, erdha në CERN, vizitova laboratorët, bisedova me njerëz dhe shencëtarë dhe e kuptova se atyre u duhej një urë e vërtetë, por metaforike, që lidh botën e një shkencëtari me botën e jashtme.”, tha Piano.
Arktitekti Piano thotë se ai ishte "i prekur" nga puna "e pabesueshme" e shkencëtarëve të Qendrës Evropian për Studime Bërthamore, që eksplorojnë gjithçka, nga grimcat më të vogla atomike deri tek teoria
“Big Bang”, gjë që ndihmon për të kuptuar "se Toka është një anije kozmike e vogël, në të cilën ndodhen të gjithë njerëzit.”, u shpreh ai.
Qendra CERN, e cila ka një përshpejtues gjigant të grimcave, që ndodhet në një lak nëntokësor 27 kilometra të gjatë rreth qytetit të Gjenevës, tërhoqi vëmendjen e globit në vitin 2012 pasi shkencëtarët e saj konfirmuan ekzistencën e grimcës Higgs, të ashtuquajturën "grimca e Zotit".
Qendra “Porta e Shkencës” u projektua në vitin 2018 dhe ndërtimi i saj, që kushtoi 110 milionë dollarë, filloi pak më shumë se dy vjet më parë.
CERN po përgatit një projekt shumëvjeçar miliarda dollarësh për të ndërtuar një "Përshpejtues Rrethor të së Ardhmes" me një tunel rreth 100 kilometra të gjatë. Shkencëtarët shpresojnë që puna për ndërtimin e platformës së re do të përfundojë në vitin 2040.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka përsëritur gjatë...
Shqetësimet rreth rrezikut të zgjerimit të luftës mes Izra...
Për herë të parë në 21 vite, programi i "Politikanëve të R...
Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën...
Ushtria e Izraelit tha të dielën se e ka goditur një qeliz...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të dielën se do të dërgojë mj...
U zhvillua sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, ...
Dy javë kanë kaluar që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj...
Udhëheqësit arabë që morën pjesë në një takim të nivelit t...
Kur filloi lufta e Hamasit kundër Izraelit, më shumë se nj...
Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Evropë ...
Të paktën tre civilë u vranë dhe të tjerë u plagosën në Uk...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka rizgjuar debate mes stud...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tak...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi këtë të shtu...
Një autokolonë prej 20 kamionësh e Gjysmëhënës së Kuqe egj...
Rusia ka publikuar disa pamje që tregojnë avionët e saj lu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën p...
Tre në dhjetë grekë jetojnë me qira. (Për krahasim: në Gje...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...