
Ushtria e Izraelit tha të dielën se e ka goditur një qelizë të grupit militant, Hamas, që dyshohet se ishte strehuar në një xhami në Bregun e uzurpuar Perëndimor, si dhe paralajmëroi se do t’i ashpërsojë bombardimet në Rripit e Gazës së udhëhequr nga Hamasi.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se xhamia al-Ansar, e cila ndodhet në kampin e refugjatëve Jenin, po përdorej nga Hamasi dhe militantët e Xhihadit Islamik. IDF-ja e përshkroi këtë vend si “kompleks terrorist” që po përdorej për të planifikuar sulme.
Jenin cilësohet si bastion i militantëve palestinezë, ku Ushtria e Izraelit shpesh kryen sulme vdekjeprurëse.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se dy palestinezë u vranë gjatë sulmeve izraelite atje. Tre palestinezë të tjerë u vranë gjatë konfrontimeve në zonat Nablus dhe Jenin të dielën, sipas saj.
Gjendja e sigurisë në Bregun Perëndimor është e tensionuar tash e disa muaj dhe tensionet u rritën edhe më shumë pas 7 tetorit, kur militantët e Hamasit në Gazë e thyen mbrojtjen kufitare dhe u futën në jug të Izraelit duke i vrarë më shumë se 1.400 njerëz dhe duke i rrëmbyer së paku 210 të tjerë.
Kjo ka bërë që të rriten druajtjet për shpërthimin e dhunës së përditshme mes palestinezëve, ardhësve izraelit dhe ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.
Sipas Ministrisë palestineze, 90 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor në dy javët e fundit. Ndërsa, që nga fillimi i këtij viti janë vrarë 286 palestinezë.
Ndërkohë, bombardimet izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës kanë vazhduar pareshtur edhe mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.
Më shumë se 4.300 njerëz janë vrarë në Gazë si pasojë e bombardimeve izraelite që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së udhëhequr nga Hamasi.
Kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Zëdhënësi i Ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari, tha se Izraeli do t’i ashpërsojë sulmet kundër Hamasit në Rripin e Gazës para pushtimit të pritur tokësor.
“Ne jemi futur në fazën e radhës së luftës në kushtet më të mira”, tha Hagari të shtunën mbrëma./ REL
Shtetet e Bashkuara njoftuan të dielën se do të dërgojë mj...
U zhvillua sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, ...
Dy javë kanë kaluar që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj...
Udhëheqësit arabë që morën pjesë në një takim të nivelit t...
Kur filloi lufta e Hamasit kundër Izraelit, më shumë se nj...
Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Evropë ...
Të paktën tre civilë u vranë dhe të tjerë u plagosën në Uk...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka rizgjuar debate mes stud...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tak...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi këtë të shtu...
Një autokolonë prej 20 kamionësh e Gjysmëhënës së Kuqe egj...
Rusia ka publikuar disa pamje që tregojnë avionët e saj lu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën p...
Tre në dhjetë grekë jetojnë me qira. (Për krahasim: në Gje...
Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohe...
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi tho...
Ambasadori i kampionatit eurpian “Euro 2024”, Filip Lahm, ...
Përpara se të rezervoni udhëtimin tuaj të ardhshëm, siguro...
Një numër liderësh nga Lindja e Mesme dhe Evropa janë mble...
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...