
Udhëheqësit arabë që morën pjesë në një takim të nivelit të lartë në Kajro të shtunën dënuan bombardimet izraelite të Gazës, ndërsa vendet evropiane thanë se civilët duhet të mbrohen.
Por në takim nuk kishte zyrtarë të lartë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka ndonjë marrëveshje për frenimin e dhunës.
Egjipti që e organizoi takimin tha se kishte shpresuar që pjesëmarrësit të bënin thirrje për paqe dhe që të rifillonin përpjekjet për një shtet palestinez.
Por takimi përfundoi pa një deklaratë të përbashkët nga udhëheqësit dhe ministrat e jashtëm. Diplomatët që morën pjesë në bisedime nuk kishin qenë optimistë për ndonjë përparim, ndërsa Izraeli bëhet gati për një ofensivë nga toka në Gazë me synimin e asgjësimit të grupit militant palestinez Hamas që sulmoi qytetet e tij më 7 tetor, duke shkaktoi vdekjen e 1,400 vetëve.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha të shtunën se sulmet ajrore të Izraelit kishin shkaktuar vdekjen e të paktën 4,385 palestinezëve që nga sulmi i Hamasit.
Ndërsa shtetet arabe dhe myslimane kërkuan që t’i jepet menjëherë fund ofensivës së Izraelit, vendet perëndimore shprehën përgjithësisht objektiva më modeste, siç është ndihma humanitare për civilët.
Mbreti Abdullah i Jordanisë denoncoi atë që ai e quajti heshtje globale për sulmet e Izraelit.
"Mesazhi që bota arabe po dëgjon është se jetët e palestinezëve kanë më pak rëndësi se ato izraelite," tha ai, duke shtuar se ishte i indinjuar nga aktet e dhunës kundër civilëve të pafajshëm në Gaza, Bregun Perëndimor dhe në Izrael.
Presidenti i autoritetit palestinez Mahmoud Abbas tha se palestinezët nuk do të zhvendosen ose dëbohen nga toka e tyre.
"Ne nuk do të largohemi, ne nuk do të largohemi," tha ai gjatë takimit.
Franca bëri thirrje për një korridor humanitar në Gaza që sipas saj mund të çojë në një armëpushim. Britania dhe Gjermania i kërkuan ushtrisë izraelite të tregojë përmbajtje dhe Italia tha se është e rëndësishme të shmanget përshkallëzimi.
SHBA, aleati më i afërt i Izraelit dhe një faktor jetik në të gjitha përpjekjet e kaluara për paqe në rajon, dërgoi vetëm të ngarkuarin me punë të Kajros në takim, i cili nuk foli publikisht në takim.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se qëllimi kryesor i takimit ishte "të dëgjojmë njëri-tjetrin". Megjithatë, "ne e kuptojmë se duhet të punojmë më shumë së bashku" për çështjet si situata humanitare, shmangia e një përshkallëzimi rajonal dhe një proces paqësor palestinezo-izraelit, shtoi ai.
Izraeli është zotuar ta asgjësojë grupin militant Hamas të mbështetur nga Irani "nga faqja e dheut" pas sulmit tronditës të 7 tetorit, më vdekjeprurësi i militantëve palestinezë ndaj Izraelit në historinë e tij 75-vjeçare.
Takimi kishte synonte diskutimin e rrugëve për parandalimin e një lufte më të gjerë rajonale. Por diplomatët e kishin të qartë se një marrëveshje publike ishte e vështirë për shkak të ndjeshmërisë rreth thirrjeve për një armëpushim, nëse duhej të përmendej ose jo sulmi i Hamasit apo e drejta e Izraelit për t'u mbrojtur.
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi tha se vendi i tij është kundër zhvendosjes së palestinezëve në rajonin e Sinait në Egjipt, duke shtuar se zgjidhja e vetme ishte një shtet i pavarur palestinez.
Egjipti i druhet pasigurive pranë kufirit me Gazën në verilindje të Sinait, ku është përballur në të kaluarën me një kryengritje islamike që arriti kulmin pas vitit 2013 dhe tani është shtypur përgjithësisht.
Jordania, ku jetojnë shumë refugjatë palestinezë ka frikë se një konflikt r më i gjerë do t'i jepte Izraelit mundësinë të dëbonte në masë palestinezët nga Bregu Perëndimor.
Mbreti Abdullah tha se zhvendosja e detyruar "është një krim lufte sipas ligjit ndërkombëtar dhe një vijë e kuqe për të gjithë ne"./ VOA
Kur filloi lufta e Hamasit kundër Izraelit, më shumë se nj...
Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Evropë ...
Të paktën tre civilë u vranë dhe të tjerë u plagosën në Uk...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka rizgjuar debate mes stud...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tak...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi këtë të shtu...
Një autokolonë prej 20 kamionësh e Gjysmëhënës së Kuqe egj...
Rusia ka publikuar disa pamje që tregojnë avionët e saj lu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën p...
Tre në dhjetë grekë jetojnë me qira. (Për krahasim: në Gje...
Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohe...
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi tho...
Ambasadori i kampionatit eurpian “Euro 2024”, Filip Lahm, ...
Përpara se të rezervoni udhëtimin tuaj të ardhshëm, siguro...
Një numër liderësh nga Lindja e Mesme dhe Evropa janë mble...
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Rreth orës 01:37 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim...
Pesë emisarët e Bashkimit Europian ndodhen sot në Kosovë, ...
Komisioni Europian nuk pranon të bëjë komente mbi deklarat...
"Macallan Adami 1926" besohet të jetë shishja skoceze 'më ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...