Irani i dënon me burg dy gazetaret që raportuan për vdekjen e Aminit në paraburgim
Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy ...

Për herë të parë në 21 vite, programi i "Politikanëve të Rinj” i Komitetit të Rajoneve (Committee of Regions) në Bruksel, zgjeroi listën e tij të pjesëmarrësve edhe me Ballkanin Perëndimor. "Ky program për politikanët e rinj është një mundësi fantastike për të theksuar që kushdo, por veçanërisht të rinjtë, kanë shumë rëndësi. Njerëzit kanë rëndësi, rajonet kanë rëndësi, fshatrat gjithashtu” – thotë deputetja e Parlamentit Maqedonas, Marija Petrushevska, anëtare e VMRO-DPMNE.
Të rinjtë e gjashtë shteteve të rajonit renditen lart në listën e "ikjes së trurit” në botë. Parashikimet janë pesimiste, pasi mendohet se në dekadën e ardhshme Ballkani Perëndimor do të humbasë gati gjysmën e popullsisë së re të kualifikuar dhe të mirarsimuar. Për aktivisten politike shqiptare Maura Linadi, e cila mban mandatin e dytë si anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ky është një fenomen që lidhet me globalizmin. "Ky fenomen është i përhapur prej disa vitesh dhe po sjell avantazhe dhe disavantazhe. Popullsia relativisht e re e Shqipërisë, konsideruar si më të rejat në Bashkimin Evropian, është hapur ndaj mundësive të reja”.

"Situata është alarmante” – thekson përfaqësuesja maqedonase Petrushevska. Ajo thotë se Maqedonia e Veriut është 10 vendet e para në botë për largimin e kësaj kategorie. "Çdo i dyti i ri e sheh të ardhmen jashtë Maqedonisë. Arsyet që ata listojnë si më kryesoret janë: mungesa e besimit tek institucionet, korrupsioni dhe procedurat e gjata administrative për të fituar të drejtën tënde, pabarazia, polarizimi i shoqërisë dhe varfëria, arsye këto që ndikojnë në cilësinë e jetës. Me një fjalë: janë të pashpresë” – argumenton për DW Petrushevska.

Përfaqësuesja serbe Galiç, nga Partia për Liri dhe Drejtësi, thotë për DW se njerëzit nuk po largohen me dëshirë nga Serbia dhe Ballkani Perëndimor. "Autoritetet autokratike në Serbi po bëjnë përpjekje domethënëse për të mbajtur një numër shumë të madh njerëzish në gjende varësie dhe nënshtrimi, pasigurie dhe frike, e cila ka kapluar të gjithë shoqërinë serbe. Këtu ka frikë për sigurinë, frikë nga varfëria, si dhe frikë nga konflikte të brendshme dhe të jashtme”.
A është Ballkani Perëndimor tepër vonë për të gjetur një zgjidhje apo ka ende shpresë për t'i mbajtur të rinjtë në vendet e tyre? "Aktualisht janë duke u parë mundësitë e gjenerimit të politikave të reja për punësimin dhe mundësitë për të rinjtë, ku të konsiderueshme janë avantazhet e krijuara për sektorin e IT, rritja e nivelit të pagave në administratën publike, lehtësirat e mjedisit mundësues të startup-ve etj” – sqaron Linadi për DW.

Për Petrushevskën dhe Galiç, përfaqësuese partish opozitare në shtetet e tyre, situata do të ndryshonte vetëm nëse ato qeverisen nga politikanë të rinj. "Të rinjtë dhe e gjithë popullsia kanë nevojë të shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Ata kanë nevojë për udhëheqës që janë të gatshëm për politika transformuese sistematike në shoqërinë tonë, udhëheqës të cilët do të përçojnë mesazhin se çdokush meriton një vend në diell” – nënvizon Petrushevska.
"Ndërkohë që autoritetet na mbajnë larg medias, ne takohemi përditë me njerëz, për t'u përcjellë atyre mesazhin se rrugëtimi drejt Europës nuk do të thotë se duhet të lëvizim fizikisht në Europë. Duke marrë në konsideratë zgjedhjet e ardhshme, ne besojmë se ka një rëndësi të veçantë që njerëzit të përfshihen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit” – përfundon Galiç./ DW
Një gjykatë iraniane i ka dënuar me burg të dielën dy ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të dielën...
Ushtria e Izraelit tha të dielën se e ka goditur një qeliz...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të dielën se do të dërgojë mj...
U zhvillua sot Edicioni i 7-të i “Maratonës së Tiranës”, ...
Dy javë kanë kaluar që kur Hamasi filloi sulmin e tij ndaj...
Udhëheqësit arabë që morën pjesë në një takim të nivelit t...
Kur filloi lufta e Hamasit kundër Izraelit, më shumë se nj...
Shqipëria është një nga vendet më të ekspozuara në Evropë ...
Të paktën tre civilë u vranë dhe të tjerë u plagosën në Uk...
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka rizgjuar debate mes stud...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas tak...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, takoi këtë të shtu...
Një autokolonë prej 20 kamionësh e Gjysmëhënës së Kuqe egj...
Rusia ka publikuar disa pamje që tregojnë avionët e saj lu...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën p...
Tre në dhjetë grekë jetojnë me qira. (Për krahasim: në Gje...
Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të vet të largohe...
Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi tho...
Ambasadori i kampionatit eurpian “Euro 2024”, Filip Lahm, ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...