Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kompania amerikane ‘Microsoft’ tha të enjten se ka identifikuar një rrjet profilesh të rreme në rrjete sociale të kontrolluara nga Kina, në përpjekje për të ndikuar tek votuesit amerikanë duke përdorur inteligjencën artificiale.
Një zëdhënës i ambasadës kineze në Uashington tha se akuzat se Kina, duke përdorur IA, ka krijuar llogari të rreme në rrjete sociale janë ‘të mbushura me paragjykime dhe spekulime dashakeqe’ dhe se Kina punon që Inteligjenca Artificiale të përdoret në mënyrë të sigurt.
Në një raport të ri studimor, ‘Microsoft’ tha se llogaritë e rrjeteve sociale ishin pjesë e një operacioni për mbledhje informacioni që dyshohet se kryhet nga Kina. Fushata ka ngjashmëri me aktivitetin që Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka atribuar ‘një grupi elitar brenda Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës’, tha ‘Microsoft’.
Ekspertët e kompanisë amerikane nuk thanë se cilat platforma të rrjeteve sociale u përdorën, por fotografitë që shoqëronin raportin dukej të tregonin publikime nga ‘Facebook’ dhe ‘Twitter’ që tani njihet si X.
Raporti e vë theksin tek një mjedis mediash sociale që paraqet rrezikshmëri për t’u keqpërdorur, ndërsa amerikanët përgatiten për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Qeveria amerikane ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 me një fushatë të fshehtë në rrjete sociale dhe ka paralajmëruar për përpjekjet e mëvonshme të Kinës, Rusisë dhe Iranit për të ndikuar tek votuesit.
Raporti jep shembuj të kufizuar të aktivitetit më të fundit dhe nuk shpjegon në detaje se si ekspertët e ‘Microsoft-it’ ia atribuan publikimet Kinës.
Një zëdhënës i ‘Microsoft-it’ i tha agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ se ekspertët e kompanisë përdorën një ‘model të shumëplanësh për të verifikuar lidhjen’ me Kinën, i cili mbështetet në ‘prova teknike dhe prova kontekstuale’.
Sipas raportit fushata filloi të përdorte Inteligjencën Artificiale rreth marsit të vitit 2023 për të krijuar përmbajtje politike në anglisht dhe për të ‘imituar votuesit amerikanë’, tha Microsoft.
IA mund të krijojë imazhe, tekst dhe media të tjera nga e para.
Përmbajtja e publikimeve të reja është shumë më tërheqëse sesa pamjet vizuale të pakëndshme të përdorura në fushatat e mëparshme nga grupet shtetërore kineze, të cilat mbështeteshin në vizatime dixhitale, grupe fotografish që mund të blihen nga interneti dhe dizajne të tjera grafike manuale, shkruan ekspertët e ‘Microsoft-it’.
Raporti përmend një shembull të një imazhi të krijuar nga IA, për të cilin ‘Microsoft’ tha se vinte nga një profil kinez, ku shihet Statuja e Lirisë duke mbajtur një pushkë me mbishkrimin: ‘Gjithçka po hidhet tutje. PERËNDESHA E DHUNËS’.
Zëdhënësi i ‘Microsoft-it’ tha se profilet e identifikuara ishin përpjekur të shfaqeshin si amerikanë duke publikuar vendndodhjen e tyre si brenda Shteteve të Bashkuara dhe duke publikuar slogane politike amerikane./ VOA
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Bilanci i fataliteteve në Greqi po shtohet me kalimin e ko...
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon të marrë...
Sekretari Antony Blinken vazhdoi të enjten vizitën në Ukra...
Ligjvënësit amerikanë, të cilët të martën u kthyen nga pus...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe P...
Numri i viktimave nga stuhitë e fuqishme të shiut që kanë ...
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se ai ...
Shkencëtarët kanë arritur struktura të ngjashme me embrion...
Situata në Greqi e shkaktuar nga përmbytjet duket e rëndua...
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 6.2 ballësh ka god...
Kur milingonat e zjarrit për herë të parë emigruan nga Ar...
Në gusht, Moldavia i përzuri 35 diplomatë rusë dhe anëtarë...
Një ish-ushtar i dyshuar për vepra terroriste është arrati...
Bashkimi Europian ka vënë në shënjestër Apple, Amazon dhe ...
Punëtorët e Kinës janë njohur prej kohësh për punë të gjat...
SHBA do t'i japë Ukrainës predha antitank të uraniumit të ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Bruksel. ...
NATO ka thënë se qëndron në “solidaritet të fortë” me Ruma...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...