
Escobar: Zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Krerët e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – ia kanë rikonfirmuar të hënën ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës.
Këto zgjedhje do të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre më 18 dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare.
Përmes një komunikate për media, Lista Serbe - e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar - ka thënë se do ta mbajë këtë qëndrim derisa të plotësohen dy kushte: formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe tërheqja e të gjitha njësiteve speciale nga veriu i Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka caktuar 22 marsin si afatin e fundit të aplikimit për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Sipas KQZ-së, deri më tani janë të certifikuar 11 kandidatë për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.
Të 11-it janë të certifikuar nga afati paraprak, i dhjetorit të vitit të kaluar, kur ishte planifikuar të mbaheshin zgjedhjet, pasi në afatin e ri, të hapur në mars, nuk është dorëzuar asnjë aplikim shtesë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale do të organizohen në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – pas dorëheqjeve të kryetarëve të tyre, në nëntor të vitit të kaluar.
Dorëheqjet e tyre, si dhe dorëheqjet kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, kanë qenë shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Prej vitit 2013, kur është formuar kjo parti, ajo ka marrë mbi 90 për qind të votave nga komuniteti serb në pothuajse të gjitha zgjedhjet e Kosovës.
Mirëpo, misioni vëzhgues i BE-së rregullisht përmend nëpër raporte se, Lista Serbe e ka “monopolizuar jetën politike në mesin e serbëve të Kosovës".
Ambasadori Hovenier ka thënë ditë më parë, në një takim me gazetarë, që nëse do të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në takimin që është mbajtur në Ohër, më 18 mars, diçka e tillë mund të çonte në pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet në veri.
Edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Radion "Evropa e Lirë", më 18 mars – para nisjes së takimeve në Ohër – që do të dëshironte të diskutohej për këtë temë.
"Ne do të donim t’i shihnim qytetarët serbë të marrin pjesë në zgjedhje. Unë mendoj se i kanë disa shqetësime se si do të dukej përfaqësimi i tyre. Por, jam me shpresë që pas ditës së sotme [18 mars], ne do të kemi një diskutim të ri me ta sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme", ka thënë Escobar në intervistë.
Në takimin e Ohrit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbështetur nga Bashkimi Europian.
Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.
Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.
Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë - pas arritjes së marrëveshjes - se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.
Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./ REL
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Qeveria franceze do të përballet me dy mocione mosbesimi m...
Rusia ka hapur një çështje penale kundër prokurorit dhe gj...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka nisur vizitën në Mo...
Pas marrëveshjes në Ohër ka dyshime në Kosovë dhe Serb...
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme d...
Kina ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale Nd...
Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në Bahm...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mirëpritu...
Qeveria gjermane do të dyfishojë numrin e punëtorëve n...
Pas zgjedhjeve në Malin e Zi, presidenti properëndimor...
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) ...
Në Danimarkë një bunker i ndërtuar në kulmin e Luftës ...
Franca nuk po gjen qetësi nga protestat. Në të gjitha ...
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të sh...
Greqia është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur në...
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë s...
Qyteti i Mariupolit u vizitua nga Presidenti rus, Vladimir...
Partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ...
Autoritetet ukrainase të Mariupolit, denoncuan vizitën e p...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pasdit...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:10...
Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotm rreth orës...
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë diplomimit të dis...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje...
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në ...
Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, R...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...