Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një vit më parë, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë rreth 113 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, duke e bërë atë një ndër ndihmat më të mëdha të miratuara nga qeveria amerikane. Zyrtarët siguruan ligjvënësit të mërkurën, se paratë po monitorohen rreptësisht për t’u siguruar që ato po përdoren ashtu siç ka parashikuar Kongresi. Zëri i Amerikës bisedoi me disa ligjvënës mbi shqetësimet e tyre për këtë çështje.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i përsërit shpesh thirrjet për ndihmë.
"Ne jemi në luftë dhe kemi nevojë për para", thotë ai.
Ndihma amerikane prej 113 miliardë dollarësh ka ndihmuar në financimin e luftës kundër forcave ruse, një kosto që shumë ligjvënës amerikanë thonë se është e justifikuar.
“Përpjekja jonë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën dhe qytetarët e saj. Kjo është një luftë për mbrojtjen e demokracisë anembanë botës dhe për njerëzit e lirë që i rezistojnë autokratëve brutalë si Putini”, thotë ligjvënësi demokrat Gregory Meeks.
Megjithatë, ka shqetësime nëse fondet po shpenzohen siç duhet në mes të kaosit të një lufte.
“Unë mbështes një kontroll 100% të fondeve. Unë dua transparencë absolute për çdo dollar të shpenzuar”, thotë ligjvënësi republikan Cory Mills.
Vitin e kaluar, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i shkruajnë një çek të bardhë Ukrainës. Tre ekspertë të qeverisë amerikane, që mbikëqyrin ndihmën, u thanë ligjvënësve të mërkurën, se nuk ka raste të vërtetuara mashtrimi deri më sot.
“Taksapaguesit amerikanë duhet të ndihen të sigurtë, se çdo hap i këtij procesi është i bazuar në parimin e besimit dhe verifikimit. Është në interes të popullit të Ukrainës që të mos ketë ndonjë shpërdorim të pajisjeve, sepse kjo do të zemëronte publikun amerikan”, thotë ligjvënësi republikan Joe Wilson.
Por disa republikanë shprehën shqetësimin rreth ndihmës së Shteteve të Bashkuara për pagat dhe pensionet e qeverisë ukrainase, veçanërisht pasi shumë amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike.
“Si nuk mund të shihet kjo si një ndihmë për pagat e zyrtarëve të qeverisë ukrainase që bëjnë pazar në Paris, apo një vend tjetër?”, pyet ligjvënësi republikan Warren David.
Zyrtarët thonë se paratë jepen vetëm pasi të miratohet arsyeja e përdorimit të tyre. Në fillim të kësaj jave, një propozim i Senatit që gjithë ndihma të kalojë përmes një zyre mbikqyrjeje, nuk u miratua.
"Le të krijojmë një mbikëqyrës qeveritar, jo dy, tre, apo 20. Të kemi një zyrë qeveritare për të mbikëqyrur çdo cent që shpenzohet në Ukrainë, e cila do t’i raportonte Kongresit dhe popullit amerikan se si po shpenzohen paratë e tyre të fituara me vështirësi”, thotë ligjvënësi republikan Josh Hawley.
Ky propozim mund të rikthehet për diskutim gjatë debatit mbi një raund të ri ndihmash për Ukrainën më vonë këtë vit.
“Kongresi është një qendër e ideve. Dhe këtu është një vend i mirë për debate. Por unë mendoj se populli i Ukrainës ka nevojë për mbështetjen tonë, ata e meritojnë mbështetjen tonë”, thotë ligjvënësi republikan Chris Smith.
Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan një pako të re ndihmash ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën./ VOA
Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet...
Gjendja e Papa Françeskut po përmirësohet pas shtrimit të ...
Energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15.4 pë...
Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika ...
Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Europë e...
Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Jou...
Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Blackhawk janë rr...
Shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, Pap...
Lajmi i mirë është se bota ka arritur ta mbajë korrups...
Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen, mbërriti në Nju ...
Presidenti Joe Biden çeli punimet e Takimit të dytë pë...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Banka “Credit Suisse” ka shkelur një marrëveshje të vitit ...
Në Shtetet e Bashkuara, Senati po ndërmerr hapa drejt shfu...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...