Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Presidenti Joe Biden çeli punimet e Takimit të dytë për Demokracinë, duke premtuar se Shtetet e Bashkuara do të investojnë 690 milionë dollarë gjatë vitit që vjen për të fuqizuar programet e demokracisë në mbarë botën.
“Po ndryshojmë rrjedhën këtu. Siç e themi shpesh, gjendemi këtu në një pikë kthese të historisë, kur vendimet që marrim sot do të ndikojnë te kursi i botës sonë për të paktën disa dekada në vazhdim”, tha Presidenti Biden.
Shtëpia e Bardhë vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë në veçanti që ta bëjnë “teknologjinë të punojë në favor të demokracisë dhe jo kundër saj”.
Në këtë forum, kryeministrat e tetë vendeve europiane nënshkruan një letër të hapur drejtuar drejtuesve të kompanive kryesore të mediave sociale duke u bërë atyre thirrje që të tregohen më agresivë në bllokimin e përhapjes së informacionit fals në platformat e tyre. Letra u nënshkrua nga udhëheqësit e Ukrainës, Moldavisë, Polonisë, Republikës Çeke, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Sllovakisë.
“Platformat e teknologjisë si juaja janë shndërruar në fushëbeteja virtuale, dhe fuqi të huaja armiqësore po i përdorin për të përhapur variante false që bien në kontradiktë me raportimin që bëjnë mediat me lajme të bazuara në fakte”, thotë letra.
“Reklamat e paguara dhe rritja artificialisht e mesazhit në platformat e kompanisë 'Meta', përfshirë 'Facebook'-un, përdoren shpesh për të bërë thirrje për trazira sociale, shkaktim të dhunës në rrugë dhe destabilizimin e qeverive”.
Rreth 120 udhëheqës nga mbarë bota janë duke marrë pjesë në takimit përgjithësisht virtual, një përpjekje e Presidentit Biden për të forcuar pozitat e demokracive në një kohë kur qeveritë autokratike po përparojnë me agjendat e tyre, si sulmi prej 13 muajsh i Rusisë në Ukrainë dhe aleanca e Kinës me Moskën.
“Presidenti Biden e ka quajtur betejën për të fuqizuar qeverisjen demokratike në vend dhe jashtë tij si sfidën përcaktuese të kohërave tona”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
“Kjo është për shkak se demokracia, qeverisja transparente dhe e përgjegjshme përpara popullit, mbeten mënyra më e mirë për të arritur paqe afatgjatë, begati dhe dinjitet njerëzor”.
Përpara se të mbanin fjalimet e tyre udhëheqësit në lidhje me demokracinë në vendet e tyre, Presidenti Biden dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, thanë nëpërmjet një deklarate të përbashkët se “forcimi i qeverisjes transparente dhe të përgjegjshme, të bazuar te miratimi i të qeverisurve është një parim themelor i kohërave tona”.
Shtëpia e Bardhë tha se financimi i ri amerikan, për të cilin do të duhet miratimi i Kongresit, do të përqëndrohet te programet që mbështesin median e lirë dhe të pavarur, luftimin e korrupsionit, fuqizimin e të drejtave të njeriut, mbështetjen e teknologjive që përmirësojnë demokracinë, si dhe mbështetjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Por, Shtëpia e Bardhë pranoi edhe mangësitë e vetë Shteteve të Bashkuara për sa i përket demokracisë, përfshirë faktin që deri më tani Presidenti Biden nuk ka arritur të fitojë miratimin në Kongres të legjislacionit që synon të zgjerojë të drejtën e votës. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë vuri në dukje se është shtuar personeli i Departamentit të Drejtësisë për zbatimin e të drejtës së votës dhe se është miratuar legjislacion për të qartësuar procedurat e votimit në Kongres gjatë procesit të numërimit të votave elektorale për zgjedhjen e presidentit./ Voa
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Banka “Credit Suisse” ka shkelur një marrëveshje të vitit ...
Në Shtetet e Bashkuara, Senati po ndërmerr hapa drejt shfu...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje kryemini...
Sipas një raporti vjetor të publikuar nga "Amnesty Interna...
Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Gr...
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, gjatë nj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërku...
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ësh...
Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha s...
Sulmuesja që ka lënë të vdekur gjashtë persona në një ...
Në një intervistë televizive të publikuar më 26 mars, ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje kryemin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...