E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Sipas një raporti vjetor të publikuar nga "Amnesty International" të martën, përgjigjja globale ndaj agresionit të Ukrainës nga Rusia duhet të shërbejë si një shembull për trajtimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut. Siç njofton korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, nga Londra, grupi akuzon gjithashtu Perëndimin se ka injoruar krizat e tjera.
"Amnesty International" thotë se agresioni rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022 solli "shkatërrim ushtarak mbi një popull dhe vend në paqe".
“Pamë votimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të dënuar sulmin e Rusisë, që ishte diçka e mirë. Gjykata Ndërkombëtare Penale hapi një hetim për krimet e luftës ndërsa vendet perëndimore hapën kufijtë e tyre për refugjatët ukrainas. Për ne, këto masa ishin me të vërtetë një shembull për t’u ndjekur në trajtimin e shkeljeve masive të të drejtave të njeriut”, thotë Philip Luther i organizatës "Amnesty International".
Rusia mohon kryerjen e mizorive apo vënien në shënjestër të civilëve në Ukrainë, pavarësisht provave të shumta.
Në raportin e saj vjetor të publikuar të martën, "Amnesty International" thotë se përgjigjja ndërkombëtare ndaj pushtimit ekspozoi standardet e dyfishta të shumë vendeve që dënuan Rusinë – por që nuk kanë vepruar ndaj krizave të tjera të të drejtave të njeriut.
“Duhet solidaritet me popullin ukrainas, por edhe me popullin palestinez, popullin e Eritresë, popullin e Mianmarit. Dhe kjo nuk ndodhi në vitin 2022”, thotë Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e "Amnesty International".
Raporti përmend luftën e Tigrait Perëndimor në Etiopi, që sipas disa vlerësimeve ka vrarë qindra mijëra njerëz.
Raporti thotë se viti 2022 ishte viti më vdekjeprurës prej një dekade për palestinezët në Bregun Perëndimor, me të paktën 151 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë, të vrarë nga forcat izraelite. Izraeli pretendon se po vë në shënjestër terroristët – dhe thotë se 23 nga qytetarët e tij u vranë në sulme terroriste.
"Amnesty International" thekson gjithashtu shtypjen e vazhdueshme të pakicave Karen dhe Karenni në Mianmar – me qindra të vrarë dhe të paktën 150 mijë të zhvendosur.
Në Iran, protestat antiqeveritare shpërthyen në shtator pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia. "Amnesty" thotë se forcat e sigurisë qëlluan me municion të vërtetë për të shtypur demonstratat, duke vrarë qindra burra, gra dhe fëmijë.
"Amnesty International" akuzon Kinën për përpjekjet për të heshtur kritikat ndërkombëtare mbi abuzimet e të drejtave të njeriut kundër myslimanëve ujgurë, të parashtruara në një hetim të OKB-së.
“Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dështoi të urdhërojë veprime të mëtejshme, sepse në thelb Kina u lejua të përdorte taktikat e saj të forta për të parandaluar shqyrtimin apo përgjegjësinë e mëtejshme”, thotë Philip Luther.
2023-shi është 75-vjetori i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut – miratuar nga Kombet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore.
Në raportin e saj, "Amnesty International" thotë se ky vit duhet të jetë një pikë kthese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut./ VOA
Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Gr...
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, gjatë nj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërku...
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ësh...
Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha s...
Sulmuesja që ka lënë të vdekur gjashtë persona në një ...
Në një intervistë televizive të publikuar më 26 mars, ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje kryemin...
Një rezolutë e paraqitur të hënën nga Rusia në Kombet e Ba...
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti ...
Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ...
Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të...
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qen...
Autoritet bjelloruse bënë të ditur të martën se trysnia po...
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka bërë të di...
Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur d...
Makiaveli, shpikësi i artit politik dhe i shkencës pol...
A është vërtetë afër kundërofensiva e re e Ukrainës? P...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...