
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
A është vërtetë afër kundërofensiva e re e Ukrainës? Pyetja lindi spontanisht një javë më parë, ndërsa ishim duke vizituar linjat e frontit ukrainas që janë të vendosura të mbrojnë pikat e spikatura midis Liman dhe Bakhmut, sektori më i nxehtë i të gjithë frontit të Donbasit.
Më ka ndodhur shpesh të ndeshem me ushtarë të trajnuar shumë dobët, të cilët ishin të detyruar të fitonin shpejt përvojë dhe të mbështesnin disi njësitë më të rralla të veteranëve, me këta të fundit të rreshtuar në front që nga koha e pushtimit rus të vitit 2014, dhe që prej 13 muajsh tani në ballë të misionit për të frenuar sulmet shumë më të mëdha të rusëve.
“Jemi të shqetësuar. Ne nuk kemi gjuajtur asnjëherë me armë, dhe nuk dimë se çfarë të bëjmë kur gjendemi nën bombardimet ruse”- na thanë 4 këmbësorë rreth të 40-ave, shumë të frikësuar, të rekrutuar në fillim të janarit dhe të hedhur në “mullirin e mishit”, në Bakhmutit.
Atje, edhe më veteranët, për supersticion bënin shenjën e kryqit përpara se të hipin në mjetet e blinduara që përshkojnë rreth 5 kilometrat e “vdekjes” nën zjarrin e drejtpërdrejtë të tankeve ruse, që duken me sy të lirë midis fshatit Chasiv Yar dhe periferive të shkatërruara të qytetit.
Por pse Shtabi i Përgjithshëm nuk dërgon njerëz të trajnuar në këtë sektor kaq vendimtar për luftën? Kemi këmbëngulur dhe përgjigjja e komandantëve ka qenë gjithmonë e njëjtë: “Këto i di shefi ynë i shtabit, Valeri Zaluzhni. Ai po përgatit kundërofensivën e pranverës, dhe i ka dërguar repartet më të mira për t’u stërvitur jashtë vendit me NATO-n.
Ne kemi shumë shokë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara, në Angli, apo në fushat stërvitore në Poloni dhe vendet baltike. Ata do të kthehen shumë shpejt dhe ne do të jemi gati për të nisur kundërsulmin me armët e reja që na kanë dërguar aleatët”.
Shpjegimi i tyre përmbledh thelbin e lëvizjeve të ardhshme të Ukrainës. Që nga fundi i dy ofensivave të suksesshme midis shtatorit dhe nëntorit, kur rusët u detyruan të braktisin rajonet Kerson në perëndim të lumit Dnjepër dhe më pas të tërhiqen nga Izium dhe Liman, dhjetëra mijëra ukrainas po mësojnë strategji luftarake duke përdorur armët e NATO-s.
Koloneli i Forcave Ajrore, Roman Svetan, 59 vjeç, është në pension, por konsultohet për aspektet e mbrojtjes: “Të paktën 60.000 ushtarë sapo janë kthyer nga trajnimi jashtë vendit, dhe tani mund të dërgohen për të luftuar në front”.
Ai konfirmon vlerësimet e dhëna së fundmi nga institutet ushtarake amerikane dhe britanike për 100 tanke gjermane të modelit më të fundit “Leopard 2”, kryesisht të dhuruara nga Polonia dhe vendet baltike, që janë tashmë në dispozicion të komandës së Kievit.
Por jo vetëm kaq. Po nga ish-provincat sovjetike të Europës, të tmerruar nga skenari i një fitoreje të Putinit në Ukrainë, kur i objektivi i radhës do të ishin ata vetë, kanë ardhur rreth 250 tanke T-72 të prodhimit të vjetër sovjetik, si dhe rreth 60 tanke T-72 më të avancuar. Ndërkohë, Republika Çeke dhe Polonia po dërgojnë rezervat e fundit të avionëve luftarakë Mig-29. Prej disa javësh, si afër Donbasit, po ashtu edhe në rrugët që të çojnë në frontet e Zaporizhzhia dhe Kherson, janë parë të kalojnë me shpejtësi mbi baltën e zezë të fushave automjetet e blinduara amerikane “Bradley dhe “Stryker”.
Gjenerali Oleksanër Sirski, kreu i forcave tokësore të Ukrainës deklaroi 2 ditë më parë: “Rrusët po përpiqen ende të pushtojnë Bakhmut. Por ata duken të lodhur, dhe forcat po u shterojnë. Ne do ta shfrytëzojmë shumë shpejt këtë mundësi”- tha ai. Nuk vonoi reagimi i ushtrisë ruse.
Dje artileria ruse rifilloi bombardimin e të gjithë frontit të Donbasit, veçanërisht në sektorët e Kreminës, Liman dhe Svatoves më në veri drejt Harkiv. OKB-ja dënon trajtimin e të burgosurve nga të dyja palët ruse dhe ukrainase. Lufta po bëhet më brutale. Javët e ardhshme duken të destinuara për kthesa të rëndësishme./ Përshtatur nga CNA.al
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për mua...
Një aeroplanmbajtëse amerikane me energji bërthamore dhe a...
Punonjësit e sektorëve kyçë në Izrael filluan të hënën një...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të bashkorganizo...
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë ...
Pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhj...
Polonia e ka ndaluar një shtetas të huaj nën akuzat se ka ...
Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me rece...
Udhëheqësi i Qeverisë ushtarake të Mianmarit, Min Aung...
Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bl...
Një grevë paralajmëruse e sindikatave ver.di dhe EVG s...
Sikurse shumica e ceremonive mortore ruse, një që u mb...
Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se disfata e...
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se nuk ka indika...
Rusia dhe Kina nuk po krijojnë një aleancë ushtarake dhe n...
Teherani ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Një tjetër denoncim ka nxjerrë në pah shpifjet e Carlo...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur pasdit...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16:10...
Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotm rreth orës...
Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë diplomimit të dis...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje...
Policia e Kosovës raporton se janë arrestuar pesë persona ...
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në ...
Ambasadorët që përfaqësojnë disa nga shtetet e QUINT-it në...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Presidenti amerikan Joe Biden e ka uruar homologun turk, R...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...