
Dosja “Gërdeci”/ GJKKO shtyn gjyqin për Fatmir Mediun
GJKKO, në seancën e sotme për dosjen e Gërdecit, ka shtyrë...
GJKKO, në seancën e sotme për dosjen e Gërdecit, ka shtyrë...
Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ruse po shfrytëzon teknologjinë e identifikimit të fytyrës, për të shtypur disidentët dhe për të parandaluar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë.
Agjencia e lajmeve Reuters sjell intervistat dy aktivistë rusë, që janë detyruar të largohen nga vendi, për shkak të trysnisë së vazhdueshme të ushtruar nga policia në Moskë.Në disa pamje të regjisitruara nga aktivisti rus i të drejtave të njeriut, Alexander Zharov, shihet ai teksa futej në një stacion metroje në Moskë.
Në video ai shihet duke kryer pagesën në hyrje, ku është vendosur një aparat që e fotografon atë.
Pak minuta më vonë, oficerët e policisë e ndalojnë aktivistin.
Kjo është hera e tretë që zoti Zharov arrestohet nga policia brenda metrosë së Moskës.
"Kërkova të më tregonin arsyen e ndalimit. Njëri nga oficerët e policisë e arsyetoi këtë duke thënë se jam në listën e personave në kërkim”, tha zoti Zharov.
32 vjeçari u gjet përmes teknologjisë për identifikimin e fytyrës, e cila është vendosur gjithandej në sistemin e metrosë së qytetit.
Një hulumtim i agjencisë Reuters zbuloi se rrjeti i vëzhgimit në Moskë luan rol kyç në arrestimin e protestuesve kundër qeverisë.
Gjetjet tregojnë se nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, autoritetet kanë filluar të shfrytëzojnë teknologjinë për identifikimin e fytyrës si masë për t’i frikësuar njerëzit të protestojnë.
“Në Rusi, kemi vëllain e madh që na shikon vazhdimsht. Njerëzit nuk mund të flasin shumë për çështje politike”, thotë aktivisti Sergei Pinchuk.
Le të hedhim një vështrim më të detajuar se si pajisjet për idenfikimin e fytyrës ndihmojnë policët rusë të gjejnë dhe kapin kundërshtarët e Kremlinit, sa herë që ata duan.
Më 2017, qyteti i Moskës njoftoi krijimin e një prej rrjeteve më të mëdha në botë të teknologjisë vëzhguese për identifikimin e fytyrës.
Rreth 160 mijë kamera u instaluan në të gjithë qytetin për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, thanë në atë kohë autoritetet e qytetit.
Metroja e Moskës shfrytëzon pajisjet për identifikimin e fytyrave për të parë nëse personat kryejnë pagesat dhe për arsye sigurie.
Pasagjerët fotografohen teksa kalojnë portën e hyrjes.
Pastaj, përmes inteligjencës artificiale, analizohen dhe indentifikohen personat.
Nëse sistemi sinjalizon për dikë, policia reagon brenda pak sekondave, ose minutave, duke e ndaluar atë.
Këtë përshkrim japin 29 persona, që janë arrestuar në këtë mënyrë.
Të gjithë kanë një gjë të përbashkët – ata janë kritikë të Presidentit Vladimir Putin.
Shumica kanë qenë pjesë e protestave kundër qeverisë.
"Mendoj se arsyeja pse u ndalova në metro është qëndrimi im kundër luftës së Rusisë dhe Ukrainës dhe kundër represionit politik në vend”, thotë aktivisti Zharov.
Të dhënat e mbi 2 mijë proceseve gjyqësore, tregojnë se këto kamera kanë luajtur rol të rëndësishëm në arrestimin e qindra protestuesve.
Shumica e këtyre personave u arrestuan në vitin 2021, pasi iu bashkuan protestave kundër qeverisë.
Aktivisti 27 vjeçar, Sergei Pinchuk është njëri prej tyre.
“Më 9 maj, më ndaluan në një nga stacionet e metrosë së Moskës. Më parë më kishin ndaluar pesë, ose gjashtë herë për shkak të aktivitetit tim politik, por ky ndalim ishte i veçantë. Ishte i pazakontë, sepse më arrestuan për asgjë. Sa hyra në metro një polic erdhi dhe më tha se jam i arrestuar”, shpjegon zoti Pinchuk.
Ai thotë se policia e çoi në stacion dhe e mori në pyetje.
“Aty ishte një polic me mbiemrin Rogov. E mbaj mend sepse më kërcënoi. Më kapi nga qafa, më vendosi për muri dhe më goditi disa herë me shqelma. Ishte i dhunshëm. Ishte përvojë shumë e keqe”, thotë ai.
As aktivisti Pinchuk, as Zharov nuk u akuzuan për ndonjë vepër penale.
Zyrtarët rusë dhe ata të Moskës nuk iu përgjigjën pyetjeve të agjencisë Reuters lidhur me ndalimin e tyre, apo të intervistuarve të tjerë.
Kremlini i referoi pyetjet tek zyra e kryebashkiakut të Moskës, e cila nuk u përgjigj.
As minstria e Brendshme e Rusisë, e cila mbikëqyr zbatimin e ligjit, nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara përmes Kremlinit.
Për aktivistët Pinchuk dhe Zharov, vëzhgimi, rreziku i burgosjes dhe trysnia e policisë, përmbysën jetën e tyre. Duke mos parë zgjidhje tjetër, ata u larguan nga Rusia.
“Pas arrestimit, pata ndjesinë se Rusia po shndërrohej në një vend të ngjashëm me rajoni Xinjiang në Kinë, ku teknologjitë moderne bëhen vegël e një diktatori”, thotë aktivisti Zharov.
Ai është zhvendosur në Gjermani, ndërsa aktvisti Pinchuk vendosi të largohet drejt Shteteve të Bashkuara.
Tani ai jeton në Siatëll dhe po kërkon azil.
"Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Nuk jam penduar. Por me kalimin e kohës e kuptova se u largova nga shtëpia, jeta ime, prindërit, miqtë, qeni im. Kur hipa në makinë drejt aeroportit, më erdhi për të qarë. Kjo ishte hera fundit që kam qarë”, thotë ai.
Në të ardhmen, ai shpreson që vendi i tij të ndryshojë, megjithëse thotë se është realist dhe se nuk pret ndryshime të shpejta./VOA
Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të...
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qen...
Autoritet bjelloruse bënë të ditur të martën se trysnia po...
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka bërë të di...
Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shpallur d...
Makiaveli, shpikësi i artit politik dhe i shkencës pol...
A është vërtetë afër kundërofensiva e re e Ukrainës? P...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për mua...
Një aeroplanmbajtëse amerikane me energji bërthamore dhe a...
Punonjësit e sektorëve kyçë në Izrael filluan të hënën një...
Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatiten të bashkorganizo...
Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë ...
Pak orë pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhj...
Polonia e ka ndaluar një shtetas të huaj nën akuzat se ka ...
Shtetet e Bashkuara me shumë gjasë do të përballen me rece...
Udhëheqësi i Qeverisë ushtarake të Mianmarit, Min Aung...
Rrjeti i transportit në Gjermani do të jetë pothuajse i bl...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Policia e Himarës ditën e sotme ka njoftuar arrestimin e n...
SPAK-u ka arrestuar dy shtetas me inicialet K.Gj. dhe A.B....
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...