E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Banka “Credit Suisse” ka shkelur një marrëveshje të vitit 2014 me autoritetet amerikane, duke vazhduar të ndihmojë amerikanët më të pasur që të shmangin taksat dhe duke fshehur më shumë se 700 milionë dollarë nga qeveria, njoftoi të mërkurën Komisioni i Senatit amerikan për Financat.
Pas përfundimit të një hetimi dy-vjeçar ndaj bankës “Credit Suisse”, e cila ra dakord këtë muaj të blihej për shkak të problemeve financiare nga banka rivale UBS, komisioni thotë se kishte zbuluar “shkelje të mëdha” të marrëveshjes së vitit 2014 midis bankës zviceriane dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë, duke mundësuar evazionin fiskal.
Pronarja e re, banka UBS ose qeveria zviceriane duhet të marrin përgjegjësitë për çdo gjobë në të ardhmen, thotë komisioni, duke i bërë thirrje agjencisë amerikane të taksave (IRS) dhe Departamentit të Drejtësisë që të zhvillojnë hetime nëse banka “Credit Suisse” duhet të përballet me pasoja të tjera.
Mes shkeljeve është edhe dështimi për të raportuar afro 100 milionë dollarë në llogari sekrete guaska, që i përkasin një familje të vetme me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe të një shteti në Amerikën Latine, për të cilën thotë se mund të jetë aktivitet me përmbajte kriminale.
Në një deklaratë të dërguar me email, banka “Credit Suisse” thotë se nuk e kishte toleruar evazionin fiskal dhe kishte bashkëpunuar me autoritetet amerikane.
“Ekipi i ri drejtues i (bankës) Credit Suisse ka bashkëpunuar në hetimet e komisionit dhe ka mbështetur punën e Senatorit Wyden, përfshirë politikat e sugjeruara për të ndihmuar në forcimin e aftësive të industrisë financiare për të zbuluar amerikanët që përpiqen të fshehin veprimtaritë e tyre”, thuhet në deklaratën e bankës e cila i referohet kryetarit të Komisionit të Senatit për Financat, Ron Wyden.
Senatori Wyden tha përmes një deklarate se: “Në qendër të këtij hetimi janë bankierë të pangopur zviceranë dhe rregullatorë qeveritarë të përgjumur. Rezultati duket të jetë një komplot masiv, i vazhdueshëm, për të ndihmuar qytetarët amerikanë shumë të pasur që të shmangin taksat dhe të grabisin amerikanët e tjerë”.
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar.
Në vitin 2014 “Credit Suisse” u bë banka më e madhe në 20 vjet që u deklarua fajtore ndaj një akuze penale amerikane, duke rënë dakord të paguante një gjobë prej 2.5 miliardë dollarësh. Banka u akuzua se për disa dekada kishte ndihmuar shtetas amerikanë që të shmangin taksat përmes veprimtarive të paligjshme. Gjoba u pasua me një varg skandalesh që tronditën huadhënësin e dytë më të madh të Zvicrës dhe më pas kontribuan në blerjen e saj nga banka UBS.
Vitin e kaluar banka u deklarua fajtore për mashtrimin e investitorëve lidhur me një kredi prej 850 milionë dollarësh për Mozambikun dhe në qershor banka u dënua nga Gjykata Penale Federale e Zvicrës për dështimin në parandalimin e pastrimit të parave nga një bandë bullgare e trafikut të kokainës.
Më herët këtë muaj autoritetet zvicerane u përpoqën të menjanon falimentimin e bankës “Credit Sussie” ndërsa ajo u ble nga banka rivale UBS.
Sipas komisionit të Senatit amerikan, bankierët e “Credit Suisse” ndihmuan një familje me shtetësi amerikane dhe nga një shtet i Amerikës Latine, të cilën e quajtën “Familja” që të fshehin afro 100 milionë dollarë nga agjencia amerikane e taksave (IRS) duke mundësuar fshehjen e veprimtarisë së saj për pothuajse një dekadë.
Bankierët maskuan faktin se anëtarët e familjes kishin nënshtetësi amerikane dhe më pas kur mbyllën llogaritë në vitin 2013, ata transferuan fondet në banka të tjera në Zvicër dhe gjetkë pa njoftuar Departamentin e Drejtësisë, siç kërkohet nga marrëveshja e vitit 2014 kur banka pranoi fajësinë.
Ish-kreu i bankës “Credit Suisse” për bankat private në Amerikën Latine luajti një rol të rëndësishëm në menaxhimin e llogarisë, thotë komisioni. Një burim që ka njohuri mbi këtë çështje tha se llogaria bankare njihej si "Familja kolumbiane".
Komisioni Senatit tha se banka çmaskoi llogaritë në fjalë, si dhe ato të një biznesmeni amerikan ku fshiheshin 220 milionë dollarë, vetëm pasi sinjalizuesit njoftuan autoritetet amerikane. Komisioni thotë se gjetjet në Zvicër vetëm sa kanë nxjerrë në pah vetëm një pjesë të vogël të problemit./ VOA
Në Shtetet e Bashkuara, Senati po ndërmerr hapa drejt shfu...
Papa Françesku është shtruar mesditën e sotme në spita...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje kryeministrit...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar shtetet që e...
Një diplomat i lartë rus tha të mërkurën se Moska nuk do t...
Presidenti amerikan, Joe Biden i bëri thirrje kryemini...
Sipas një raporti vjetor të publikuar nga "Amnesty Interna...
Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Gr...
Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, gjatë nj...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërku...
Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, ësh...
Ministri francez i Mbrojtjes, Sébastien Lecornu, tha s...
Sulmuesja që ka lënë të vdekur gjashtë persona në një ...
Në një intervistë televizive të publikuar më 26 mars, ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i bëri thirrje kryemin...
Një rezolutë e paraqitur të hënën nga Rusia në Kombet e Ba...
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti ...
Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ...
Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të...
I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qen...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...