
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pezulluar vendimin për ndryshimet në Ligjin për tatimin në pronë, që parashihte faljen e tatimit deri në 100 euro për qytetarët.
Kushtetuesja pranoi kërkesën e parashtruar nga Komuna e Prizrenit, duke vendosur masë të përkohshme deri në nëntor të vitit 2023 për nenin 5 të ligjit, derisa të merret një vendim përfundimtar.
Në këtë nen, veç tjerash, parashihej që çdo tatimpagues të kualifikohej për faljen e tatimit në pronë në vlerë prej 100 eurosh.
Kushtetuesja argumentoi se vendimi u mor bazuar në kompetencat vetanake të komunave, ku përfshihen edhe e drejta për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe shpenzimin e këtyre të hyrave sipas vendimit të vetë autoriteteve lokale.
“Për më tepër, vendosja e masës së përkohshme ndaj nenit 5 të ligjit të kontestuar, përkatësisht pezullimi i efekteve të tij deri në vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, mundëson evitimin e cenimit të përgjegjësive komunale dhe zvogëlimit të të hyrave përkatëse komunale, në rast që Gjykata përmes vendimmarrjes përfundimtare konstaton që neni i lartcekur nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën”, u tha në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ligji për tatimin në pronë hyri në fuqi më 14 gusht.
Më herët gjatë këtij viti, kreu i Ministrisë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte deklaruar se në bazë të ndryshimeve ligjore, 85 për qind e tatimpaguesve nuk do të paguanin asgjë për vitin 2023, 10 për qind të tjerë do të paguanin më pak se 100 euro dhe vetëm 5 për qind e tatimpaguesve do të paguanin më shumë se 100 euro.
Por, vendimi për faljen e tatimit në pronë pasoi rritjen e këtij tatimi në vitin 2023. Rritja u shkaktua pas vlerësimit të përgjithshëm të tokave dhe objekteve të banuara që bëri Ministria e Financave vitin e kaluar./ REL
Presidenti turk do të përpiqet të bindë Vladimir Putinin q...
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, është s...
CEO i Microsoft, Bill Gates kishte një program të ngjeshur...
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mi...
Përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën pa fjalë kur zbuluan...
Tajfuni Haikui u zhvendos në të gjithë Tajvanin të dielën,...
Cigaret elektronike njëpërdorshme do të ndalohen në Francë...
Autoritetet në Nevada po hetojnë rrethanat e vdekjes së nj...
Mosmarrëveshja për një ndërtesë kyçe midis kurdëve nga një...
Forcat e armatosura të Rusisë kanë kontraktuar 280,000 nje...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy dhe homologu i ...
Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka thënë se poli...
Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të krijojë një kr...
Ushtria ukrainase ka bërë një përparim të rëndësishëm,...
India e ka fikur pajisjen e saj në Hënë - të parën që ...
Indonezia është duke prezantuar një skemë të re vizash...
Cilësia ishte e dobët, por sinjali dëgjohej. "Për fito...
Sistemet për mbrojtje ajrore të Ukrainës i kanë rrëzuar 22...
Presidenti amerikan, Joe Biden, është zotuar se do të ofro...
India ka nisur të shtunën misionin e saj të parë hapësinor...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...