Nëna e shefit të futbollit spanjoll shtrohet në spital, tri ditë pasi hyri në grevë
Nëna e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, L...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gjatë një takimi me kongresmenin amerikan, Mike Turner, se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës, ndërsa e ka akuzuar Serbinë për destabilizmin e saj përmes “bandave kriminale”, njoftoi Presidenca e Kosovës.
Osmani e priti Turnerin në një takim më 31 gusht në Prishtinë, ku e ritheksoi “rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit”, sipas një njoftimi të Presidencës.
Tensionet në veri të Kosovës u rritën në maj të këtij viti, pasi banorët e komunave veriore – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – e kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunave. Banorët e këtyre komunave me shumicë serbe protestuan me javë para ndërtesave dhe me raste situata u përshkallëzua në dhunë.
Në korrik, Kosova u pajtua për hapat për çtensionimin e situatës pas kërkesave nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, duke e zvogëluar në 25 për qind praninë e Policisë në dhe përreth ndërtesave komunale në veri, si dhe për riorganizimin e zgjedhjeve në këto katër komuna.
Turneri vjen në Kosovë një ditë pasi e vizitoi Beogradin, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiq, me të cilët bisedoi për marrëdhëniet SHBA-Serbi dhe si për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërkohë, raportet e Kosovës me SHBA-në, presidentja Osmani i ka cilësuar strategjike edhe ekzistenciale “ndaj ka falënderuar kongresistin Turner për mbështetjen ndër vite, të cilën ai ia ka dhënë Kosovës në rrugën e shtetndërtimit”, thuhet në njoftim.
“Përkushtimi i palëkundur i Shteteve të Bashkuara për kauzën e Kosovës ka qenë i domosdoshëm në rrugëtimin tonë drejt pavarësisë dhe shtetësisë”, ka tha Osmani.
Ajo e njoftoi kongresmenin Turner se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare si: NATO, BE, Këshilli i Evropës dhe të tjera, sipas Presidencës.
Osmani përmendi edhe aspiratën e Kosovës për anëtarësim fillimisht në Partneritet për Paqe (PfP), e pastaj në NATO, ku mbështetja e SHBA-ve është esenciale.
Ajo e theksoi edhe bashkëpunimin e ngushtë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me shërbimet inteligjente të SHBA-ve në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që mund ta cenojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë e rajon, thuhet në njoftim./ Rel
Nëna e presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, L...
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për aksidentin tragji...
Ka shkuar në 63 numri i viktimave nga zjarri në blloku...
Disa nga verërat e preferuara të Evropës mund të zhduken n...
Presidenti Joe Biden theksoi të mërkurën se ka angazhuar a...
80 për qind e popullsisë botërore përdor mjekësinë tradici...
Kancelari austriak Nehammer dëshiron ta "mbajë jetën të pë...
Një zjarr masiv ka përfshirë bllokun e banesave në Johanes...
Bashkimi Evropian duhet ta shohë zgjerimin si një priorite...
Senatori republikan, njëherësh drejtues i të djathtëve në ...
Në fund të mbledhjes së kabinetit, kancelari Scholz, minis...
Uragani Idalia goditi të mërkurën rajonin Big Bend të Flor...
Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të intelig...
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell theksoi t...
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të s...
Ministri francez i Transportit ka bërë thirrje për vendosj...
Marrëdhënia e Dua Lipës me Romain Gavras duket se po shkon...
Imazhet e kaosit dhe shkatërrimit pas sulmit raketor të Mo...
Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se bisedimet për a...
Një djalë 12-vjeçar është shtruar në gjendje të rëndë në s...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...